Kandidati për president të GROM-it, Stevço Jakimovski, fushatën e vazhdoi me takim me banorët e Gostivarit. Jakimovski, foli me qytetarët e Gostivarit për zhvillimet aktuale dhe përmendi se brenga më e madhe është shpërngulja, dhe siç përmendi, kjo është për shkak të politikave të këqija të garniturave të deritanishme në pushtet. “Arsyeja e eksodit masiv është sjelljet poltronike e zyrtarëve, duke mos marrë parasysh për shtetin e tyre por për shtetet e tjera”, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president nga GROM-i. Ai ka theksuar se është kandidat i qytetarëve, e jo dorë e zgjatur e partive. Duke folur për…
Author: almakos
Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, sot paralajmëroi se nëse e merr besimin e qytetarëve, fillimisht do t’i ulë në tryezë të përbashkët të gjitha partitë politike që të arrijnë konsensus shtetëror rreth anëtarësimit në BE. Vendi, theksoi Osmani, nuk ka alternativë tjetër, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të qeverisë. Dera e hekurt e Unionit tani është e hapur dhe kjo, theksoi, duhet të shfrytëzohet. Osmani në konferencë për media theksoi se sipas atmosferës në partitë politike nuk do të ketë formim të qeverisë pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese. Ai është decid se…
200 deri në 250 mjekë në vit nga Qendra për Shëndet Publik largohen nga Maqedonia e Veriut për në vendet e jashtme evropiane. Në fillim të shekullit 20 në Qendrën e Shëndetit Publik numri i përgjithshëm i mjekëve ka qenë rreth 60 mijë, ndërsa në vitet e 90 ky numër ka shkuar në 18 mijë, ndërsa në vitet e fundit ka rënë në 6 deri në 7 mijë mjekë. Këto shifra i bëri të ditur, kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Goran Dimitrov, i cili tha se për të mbajtur mjekët në vendin tonë duhet të bëhen…
Gjykatësit Mirsad Surojit i është djegur vetura. Anëtari i Këshillit Gjyqësor sipas njoftimit të Ministris së Punëve të Brendshme, vetura e tij ishte djegur një natë më parë. Edhe pse MPB ka shkruar vetëm inicialet e tij, disa media e përmendën emrin e gjykatësit Suroji. MPB “Më datë 04.04.2024 rreth orës 23:40 në SPB Kumanovë është paraqitur se në rrugën ‘Dragojlo Dindiq’ në Kumanovë, i është shkaktuar zjarr veturës ‘audi’ me targa të Kumanovës, të pronarit M.S. 42 vjeç nga Kumanova. Ekipi i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Kumanovë e ka shuar zjarrin, ndërsa të lënduar nuk ka. Ekspertizë është bërë…
Ministria e Punëve të Jashtme kanë dhënë informacione shtesë nga gjendja e të lënduarve nga djegia e autobusit të një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.Nga MPJ thonë se 11 të lënduar janë lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa njëri person i lënduar sot do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike. Kujtojmë se dje në autostradën Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali, nga aksidenti i autobusit me dy kamionë brenda një tuneli, jetën humbi shtetasi i RMV-së, 59-vjeçari me iniciale R.I. “Në lidhje me aksidentin e djeshëm në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Ambasadës në Romë ka marrë informacion se pas…
Kryetari i Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Orce Gjorgjievski, pati takim me kryetarin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski dhe me anëtarë të këtij organi. Siç njoftojnë nga BNJVL, në takimin e iniciuar me kërkesë të KSHZ-së, është kërkuar përkrahja e duhur teknike dhe logjistike nga komunat në procesin e realizimit të aktiviteteve zgjedhore.“Komunat janë të obliguara me ligj që të sigurojnë hapësirë për zhvillimin e votimit, por u theksua se në disa vendvotime nevojitet përkrahje edhe në sigurimin e mjeteve të caktuara teknike, si kompjuterë, printera etj”. KSHZ-ja në mbledhjen e mbajtur dje bëri të ditur se tashmë…
Nga ora 11:00 është ndërprerë komunikacioni në rrugën kryesore Gostivar – Strazhë në afërsi të “Urës së Novo Sellë” për shkak të një aksidenti trafiku, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. MARKETING
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.04.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 190 drejtues automjetesh. Prej tyre, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, 53 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 137 jashtë vendbanimit.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë…
Ky 5 prill, shënon Natën e Kadrit. Besimtarët, që e cilësojnë më të vlefshme se 1 mijë muaj, janë duke e pritur me agjërim, falje e vepra të mira. Nata e Kadrit njihet si nata kur Kurani zbriti në tokë. Nata e Kadrit është një natë shumë e veçantë për besimtarët myslimanë. Lutjet dhe falja në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe mirësitë e vitit të ardhshëm. Është bërë traditë tashmë që në këtë ditë nuk agjërojnë vetëm praktikuesit e fesë islame, por edhe njerëz të tjerë në të gjitha vendet e botës. Ajetet e para që zbritën në këtë natë…
Sonte në Likovë është hapur shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim ku morri fjalën fillimisht kryetari i degës dhe gjithashtu shefi i shtabit Mirsad Ibraimi. Kryetari i degës theksoi që shtabi komunal Likovë, shtabi i Frontit Europian funksionon me 14 shtabe lokale dhe mbi 700 aktivistë të cilët do të sigurojnë fitoren me 24 Prill dhe me 8 Maj. Rikujtoj se Fronti Europian ka dallim nga çdo front tjetër sepse ne nuk meremi me të kaluarën por me të ardhmen e fëmijëve tonë dhe familjave tona për frontin Europian. Foleja këtu ka qenë çdoherë fole e çlirimtarëve, fole e fitimtarëve…
Në debatin e sotëm të kandidatëve për president, kryediplomati Bujar Osmani ka theksuar se zgjedhjet presidenciale janë referendum popullor se çfarë të ardhme duam. “Jemi në udhëkryq qe e përcakton fatin këtu te ne. Unë kam nisur rrugëtimin euroatlantik para disa viteve. Dua që në rolin e presidentit të realizoj ëndrrën e qytetarëve tanë. Vertikalja morale që mban vijat gjeostratehjike të shtetit. Është me rëndësi të kemi president gardian i orientimit tonë diplomatik”, tha Osmani. Ai ka numëruar 10 zotimet nga Dekalogu i tij. MARKETING
Sot është duke u zhvilluar debati i parë presidencial në mes kandidatëve për president Arben Taravari dhe Bujar Osmani. Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare dhe koalicionet VLEN Arben Taravari ka bërë prezantimin e platformës së tij presidenciale. Ai fillimisht ka treguar që fillimisht si President do të angazhohet në zgjidhjet e disa problemeve kryesore në Maqedoni të Veriut duke vënë theks të veçantë në partneritetin me BE-në dhe NATO. ‘Sipas meje, Maqedonia e Veriut është në udhëkryq për shkak të krizës së trefishtë ekonomike, politiko-kushtetuese dhe etike. Këto kriza kanë polarizuar shoqërinë, duke ndikuar në thellimin e…

