Nga ana tjetër, krahu i Arben Taravarit të Aleancës për Shqptarët thonë se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës. Ata thonë se krahu i Selës ka marrë vulat e ASH-së, për t’ia dhënë BDI-së, ndërsa venidmi, sipas tyre, është marrë me presione dhe shantazhe ndaj gjykatësve. Blerant Ramadani “Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së,por, edhe sikur të jetë e vërtetë, ne do të ankimohemi dhe do të kërkojmë drejtësinë që na takon. Megjithatë, edhe sikur t’i marrin vulat me sistemin e kapur që e kanë në dorë, ne kemi një pyetje: po popullin…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, takoi përfaqësuesin special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe ballafaqimit me sfidat aktuale. “Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme britaneze në zbatimin e reformave në fusha të ndryshme me rëndësi kyçe për procesin e integrimit evropian të vendit dhe sigurisht që duhet të merren parasysh edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë” theksoi Osmani. Lidhur me katërvjetorin e anëtarësimit…
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, sot në konferencë për shtyp me rastin e reagimit të Sindikatës për pretendimin për mosngritje të pagave, ka treguar se nuk ka ndryshim në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, as në marrëveshjen kolektive të Sindikatës. Theksoi se ndryshimi i vetëm që është futur në dispozitiv është paga minimale. “Në vetë vendimin qëndron se paga llogaritet në këtë mënyrë – paga bazë bruto mbi bazën e mëposhtme: paga bruto minimale e cila është botuar në Gazetën Zyrtare në përputhje me ligjin dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive, koeficienti i kompleksitetit sipas marrëveshjes kolektive të të punësuarit ka…
Zv. ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev, mohon se ka persona të arrestuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi. Sipas Bojmacaliev, një person është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të kufirit me Kosovën, duke shtuar se personi nuk është i lidhur me të shtënat në Haraçinë. “Aty u arrestua një person i kërkuar me urdhër ndërkombëtar. Sulmuesit janë ende në kërkim. Ka të dyshuar, por publiku duhet ta dijë se duhet të jemi transparent. Dje disa struktura u përpoqën të krijonin një imazh se kemi arrestuar persona për vrasjen.…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, në të cilin tema kryesore do të jetë shënimi i 75-vjetorit të formimit të Paktit Veriatlantik dhe prioritetet e Aleancës në prag të Samitit në Uashington në korrik të këtij viti. Përveç kësaj, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në takim do të bisedohet edhe për sfidat aktuale të sigurisë, mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, si dhe për fuqizimin e kapaciteteve për përgjigje dhe mbrojtje të Aleancës. Takimi dyditor i ministrave do të fillojë…
Deputetja në Parlamentin Evropian, Tineke Shtrik sot do ta vizitojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gjatë vizitës, eurodeputetja do të ketë takim me deputetët dhe anëtarët e Delegacionit në Komitetin e Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian. MARKETING
Në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet për deputetë të 8 majit. Sipas informatave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), listat e deputetëve për të gjashtë njësitë zgjedhore janë dorëzuar nga koalicionet e udhëhequra nga LSDM, VMRO-DPMNE, “Hrabro za Makedonia” e udhëhequr nga GROM, koalicioni “Epoka maqedonase Sovraniteti i tretë, Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, deri mbrëmë në ora 22:00, partia ZNAM dhe Partia e Punëtorëve. Partitë Rodina gjithashtu kanë paraqitur lista, pastaj Avaja për NJZ të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë dhe Partia Tvoja për NJZ të parë, të…
Dy persona janë arrestuar dhe dyshohet se kanë ndihmuar në tentativën për vrasjen e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, por që mbetën të plagosur bashkëpunëtorët e tij. Ndërkaq, nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve. Përndryshe, dy të plagosurit gjenden në spital dhe janë në gjendje stabile. MARKETING
Njëri ndër përfaqësuesit e VLEN-it, njëherit këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot ka shpalosur tre emrat të cilët do të jenë në listën e kandidatëve për deputet brenda koalicionit VLEN. [embedded content] MARKETING Share Now Facebook Twitter
Për zgjedhjet për president të shtetit që do të mbahen më 24 prill janë regjistruar 1.814.317 zgjedhës, ndërsa për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj, në listat zgjedhore janë regjistruar gjithsej 1.815.350 zgjedhë, informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka përmbyllur Listën Zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Në qendrat e votimit me më pak se dhjetë zgjedhës, votimi do të zbatohet në vendvotimin më të afërt me më shumë se 10 votues të regjistruar. Siç theksoi në fjalimin e saj nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, për zgjedhjet…
Një person ka humbur jetën në aksidentin e komunikacionit që ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në rrugën Strumicë- Vallandovë afër fshatit Kosturino, pasi një kamion me targa të Strumicës ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Lajmin për MIA-n e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova. Sipas saj, nga të dhënat fillestare të hetimeve të cilat ende po vazhdojnë, një person ka humbur jetën, ndërsa po hetohen shkaqet e aksidentit. Për shkak të aksidentit qarkullimi është vështirësuar në të dy kahet. MARKETING
Sot Gjykata e Apelit në Gostivar ka vendosur në favor të Qani efendi Nesimit e në kundërshtim të Shaqir Fetahut. “Me lejen e Allahut Fuqiplotë e drejta po del në shesh. Për hajr na qoftë vendimi i plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit në Gostivar. Do të vijojnë edhe vendimet e tjera…”, thonë nga Muftinia e Tetovës – Qani Nesimi. Ja vendimi i plotfuqishëm i Gjykatës së Apelit – Gostivar: MARKETING

