Author: almakos

Ndërkohë, ka reaguar Arben Taravari, i cili e ka cilësuar këtë si veprim të sistemit të kapur të drejtësisë. “Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?! Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë! Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Udhëheqësia e Lidhjes së Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot është tubuar në një protestë para godinës së Gjykatës së Lartë për siç thanë ata, për t’u dhënë një karton të verdhë gjyqtarëve për shkak të vendimit të gjykatës për t’u hequr atyre pronësinë e Shtëpisë së punëtorëve. “Presim nga 1 maji. Nëse ata hyjnë në shtëpinë tonë, ne do të hyjmë në shtëpitë e tyre. Nëse ata na marrin shtëpinë, ne do t’u marrim shtëpitë e tyre. Nuk kemi zgjidhje tjetër, nuk ka kthim prapa. Ne jemi mbështetur për muri dhe te muri ne dimë se çfarë të bëjmë –…

Lexo më Shumë

 “Ndodhem përpara klinikës Torakale ku dje në mesditë është sjellur me plagë të rënda 21 vjeçari i plagosur në incidentin e djeshëm në Haraçinë, ku cak i sulmit ishte kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi, por e pësuan dy bashkëpuntorët e tij. Gjendja shëndetësore e 21 vjeçarit është në gjëndje stabile ku edhe për disa ditë të tjera  do të vazhdojë të jetë nën kujdesin e mjekëve” Drejtori i Klinikës Torakale, Nexhati Jakupi, për “TV SHENJA”, tha se gjеndja shëndetësore e të plagosurit 21-vjeçar, prej mëngjesit të ditës së sotshme është stabilizuar, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do ta nxjerrin nga…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike Boshnjake është partia e radhës e cila sot edhe zyrtarisht ju bashkua Frontit Europian. Ahmeti tha se kjo marrëveshje nënshkruhet përpara një monumenti, që siç tha ai, i cili e kthen në shumë dhimbje në shumë përjetime zhdukje dhe shfarosje të familjeve të tëra dhe këtë dhimbje Ahmeti tha se e kanë ndarë bashkë me vëllezërit boshnjakë. Ahmeti tha se me bashkëngjitjet e Unionin Boshnjak në Frontin Europian, këtë Front e bënë bindshëm fitues.  “Me këtë rast, dua ti kujtojmë të gjithë ata jetë të humbura gjatë kësaj lufte të përgjakshme dhe gjenocidi dhe jo rastësisht kryetari i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në qendrën e qytetit së bashku me qytetarët kanë shënuar ditën kundër autizmit. Kasami tha se jemi këtu në sheshin e Tetovës në për të shënuar ditën botërore të autizmit dhe për të treguar se të gjithë jemi të barabartë.“Në ditën e autizmit dua të tregojmë se çdo anëtarë i familjes është i rëndësishëm. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve që të kontribuojnë në integrimin e fëmijëve me autizëm që kur të rriten të kontribuojnë në shoqëri”, tha Kasami. Kasami tha se në shkollat tona nevojitet më shumë staf profesional për të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, u shpall sot “Qytetar Nder” i komunës së Prizrenit. Ceremonia solemne u mbajt sot, ku morën pjesë shumë personalitete të shquara politike. Ata vlerësuan lart kontributin e Ahmetit. Të gjithë folësit në seancë thanë se ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-lideri politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, për 40 vite ka qenë në funksion të shqiptarëve, fillimisht në Kosovë dhe pastaj edhe në Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Ali Ahmeti u shpreh tejet i nderuar me këtë titull. Ahmeti tha se “Lidhja na e ka mbajtur shpirtin gjallë”.…

Lexo më Shumë

Policia ende është duke e kërkuar personin i cili plagosi dy persona në Haraçinë.Në sulmin janë të lënduar shoferi i kryetarit të komunës Ridvan Ibrahimi dhe një nga të punësuarit në komunë.Qëllimi i sulmit sipas informacioneve ka qenë kryetari i komunës i cili nuk është lënduar, por dy personat që kanë qenë në shoqërimin e tij janë transferuar me urgjentë në spitalet e Shkupit.Ky është sulmi i tretë mbi kryetarin e Haraçinës. Para një viti policia ka arrestuar një burrë 69 vjeçar nga fshati i Haraçinës pasi më parë ka marrë denoncim nga kryetari i komunës Ridvan Ibrahimi.Ai ka kërcënuar…

Lexo më Shumë

Sipas kalendarit për përgatitjen e zgjedhjeve, sot në mesnatë skadon afati për paraqitjen e listave zgjedhore në komisionin shtetëror zgjedhor. Fundjavën e kaluar LSDM dhe koalicioni për ardhmëri evropiane, koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe Lëvizja ZNAM – për Maqedoninë tonë mbajtën promovime të listave për deputetë.Ndërkohë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje të mërkurën, një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, do të nënshkruajnë Deklaratën për zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes Nënshkrimi i Deklaratës është një ngjarje tradicionale e organizuar nga Instituti i…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (01.04.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 153 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, dy masa për kalim në semaforë të kuq, katër masa për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, njoftojnë nga MPB.Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku…

Lexo më Shumë

Drejtoria doganore (DD) informon se duke filluar nga mesnata e sontme, ora 00:00, deri në orën 23:59 të së mërkurës për shkak të grevës së paralajmëruar dyditore të doganave në Greqi, në vendkalimet kufitare Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojrani dhe Mexhitlia – Niki qarkullimi i mallrave do të jetë në ndërprerje, përveç mallrave të prishura. Sipas doganës e cila i referohet informacionit të marrë nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, qarkullimi i udhëtarëve do të lejohet periodikisht (nuk dihet orari i saktë), por këshillohen udhëtarët të shmangin lëvizjen nëpër këto pika kufitare gjatë kësaj periudhe.  MARKETING

Lexo më Shumë

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 150-të e miratoi Ligjin për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Miladinovci – Shtip dhe aksin rrugor  Kërçovë – Ohër. Deputetët i dhanë “dritë të gjelbër” edhe Ligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Buxhete, si dhe  të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor. Të gjitha ligjet janë miratuar pa debat dhe me procedurë të shkurtuar. MARKETING

Lexo më Shumë