Author: almakos

Lidhja Social Demokrate sot ka bërë  promovimin  e  kandidatëve për deputetë të LSDM-së dhe koalicionit për Ardhmërinë Europiane, të cilët do të garojnë  në zgjedhjet e ardhshme parlamenentare. Kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski para të pranishmëve  tha se me hyrjen në BE, paga mesatare do të jetë  1300 euro, ndërsa  paga minimale 800 euro. DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYETAR I LSDM-së “Programi ekonomik i LSDM-së parasheh më shumë për të gjithë. Ai parashikon një jetë më të mirë për të gjithë, duke e afruar standardin e jetesës me nivelin evropian dhe e gjithë kjo përmes masave të qëndrueshme dhe konkrete. Garantojmë që në…

Lexo më Shumë

Sot në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e gjashtë në të cilën u diskutua mbi Frontin Europian, zgjedhjet presidenciale si dhe u përcaktuan listat e kandidateve për deputetë.Kryetari Ali Ahmeti njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI mbi formimin e Frontit Europian dhe programën e përbashkët të koalicionit për integrim europian dhe ndalim të ndikimeve ruse në vendin dhe rajonin tonë.Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromistë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët.Njëzëri, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, mbështet formimin e…

Lexo më Shumë

Vetëm hyrja në BE është një garanci e një standardi evropian. Atëherë paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale 800 euro, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në promovimin e sotëm të Programit të ri për Ardhmërinë Evropiane dhe kandidatët për deputetë të LSDM-së dhe Koalicionit E ardhmja evropiane. “Programi ekonomik i LSDM-së parasheh më shumë për të gjithë. Ai parashikon një jetë më të mirë për të gjithë, duke e afruar standardin e jetesës me nivelin evropian dhe e gjithë kjo përmes masave të qëndrueshme dhe konkrete. Garantojmë që në katër vitet e ardhshme paga mesatare…

Lexo më Shumë

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, sot ka para të gjithë liderëve të frontit ka shpalosur programin e tij, me të cilën do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.Ndërkaq, Liderët e Frontit Europian nënshkruan Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të Osmanin.Bujar Osmani para ta pranishme përmendi 10 zotimet, që nëse zgjedhjet President do ti realizojë. E para dhe kryesorja siç tha ai, është anëtarësimi europian deri në vitin 2030.“Lufta në Ukrainë, 24 shkurti- ka ndryshuar krejtësishtë perspektiven e vendeve anëtare të BE-së, por edhe qytetarëve të BE-së, sa i takon…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka vizituar pikën për fotografimin e dokumenteve personale në stacionin policor Prolet në Shkup. Toshkovski falënderoi 40 punëtorë nga drejtoritë për punë administrative Kumanovë, Veles, Shtip dhe Tetovë, të cilët dje dhe sot, si dhe në fundjavat në vijim do të ofrojnë mbështetje në procesin e miratimit të kërkesave për lëshimin e dokumenteve personale. Ai falënderoi edhe kolegët e tjerë nga Shkupi ynë që po punojnë në atë plan.“Gjatë ditës së djeshme me forca të përbashkëta janë miratuar rreth 9.000 kërkesa për lëshimin e letërnjoftimeve për banorët e Shkupit dhe llogaritet se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se sot duke filluar nga ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës së atletikës në gjatësi prej 10 km, me trase të lëvizjes nga parkingu i poshtëm “Sredno Vodno” përgjatë rrugës rajonale (R2138) deri në parkingun e manastirit “Shën Panteleimoni” dhe anasjelltas, njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të devijohet nëpër rrugët përreth. Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare VLEN, sonte gjtë hapjes së shtabit zgjedhor në Strugë, tha se BDI frikën më të madhe e ndjen e ndjen tani kur u bashkua Tetova dhe Gostivari, por edhe Çairi, njofton SHENJA. “BDI frikën më të madhe e kanë nga bashkimi i Tetovës dhe Gostivarit. Dy komunat më të mëdha shqiptare por këtu është edhe Çairi. Kjo VLEN metastazon të gjithë edhe në Kërçovë edhe në Strugë edhe në Kumanovë e Likovë. Dhe besoni frika e tyre ndjehet, shihet, është e qartë, mund ta sheh çdokush. Pse? Se hera e ndodhë që…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga BDI dhe Front Europian Bujar Osmani sonte në Gostivar tha se jemi dëshmitar se si historia po shkruhet para syve tanë, raporton SHENJA. “Sonte para jush jam plotësisht i vetëdijshëm për peshën e këtij momenti. Sot në Gostivar, të gjithë ne jemi dëshmitar se di historia po shkruhet para syve tonë. Sot jemi dëshmitar në lidhjen e Frontit Evropian si fillim i nje kapitulli të ri të përpjekjeve tona të përbashkët për të krijuar një të ardhme të begatë në familjen evropiane. Pas 23 viteve, Marrëveshja e Ohrit e cila institucionalizoi dinjitetin e kombit tonë, sot…

Lexo më Shumë

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN sonte ka hapur shtabin e saj në Strugë. Qindra përkrahës të VLEN-it nga Struga morën pjesë në hapjen e shtabit, bashkë me kryetarët e partive në koalicion dhe kandidatin për president nga VLEN-i, Arben Taravarin. MARKETING

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Turke, në mbledhjen e mbajtur sot me Kuvendin Qendror, miratoi listën e deputetëve pjesëmarrës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Sipas vendimit të aprovuar nga Kuvendi Qendror, Partia Demokratike Turke në kuadër të “Frontit Europian” do të garojë në këto zona zgjedhore: – Zona 6 zgjedhore: Dr. Bejxhan Iljaz (nr. 6 në listën zgjedhore);– Zona 5 zgjedhore: Assoc. Prof. Dr. Fehmi Skender (nr. 5 në listën zgjedhore);– Bartës liste në zonën 4 zgjedhore: Enver Hysejin,– Zona 3 zgjedhore: Deniz Ali (nr. 4 në listën zgjedhore);– Zona 1 zgjedhore: Sheval Nuredin (nr. 8 në listën zgjedhore); MARKETING

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e VLEN-it Arben Taravari ka thumbuar liderin e ASH-së, Ziadin Selën pasi sonte do të bashkohet me BDI-në në Gostivar. “Sonte Ziadini vjen në Gostivar… vjen me ftesë të BDI-së të tregojë publikisht bashkimin me këtë parti. Unë shkoj sonte bash në Strugë me festu Bashkimin Tim me Popullin!” ka shkruar kandidati për president, Arben Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë  të gjitha partitë më të mëdha të Maqedonisë Veriut, do t’i promovojnë listat e tyre të kanditatëve për deputet. Gjatë ditës së sotme VMRO-DPMNE dhe koalicioni  “Maqedonia juaj”,   promovuan kanditatët e tyre për deputet, ku siç njoftuan do të marrin pjesë në të gjitha njësit zgjedhore në vend. Ndërsa sipas njoftimeve LSDM do të promovojë listat për deputetë të Koalicionit për Ardhmërinë Evropiane të dielën. Promovimi për kanditatë për deputetë pritet që këtë fundjavë të bëjnë edhe partitë shqiptare, sikurse “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI dhe koalicioni “VLEN” i opozitës shqiptare.  Ndërkaq, partia ZNAM  dhe partia “Levica”…

Lexo më Shumë