VLEN përmes një komunikate thekson se me kohë ka paralajmëruar se BDI-ja ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur njohjes së sinqertë të disfatës së sigurt.“Me kohë paralajmëruam se BDI-ja e dëshpëruar ka krijuar një skenar për shkaktimin e krizës politike pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale për t’iu shmangur njohjes së sinqertë të disfatës së sigurt. Ëndrra e tyre është që Qeveria Teknike e Talat Xhaferit të zgjasë më shumë se 100 ditët e parashikuara. Bujar Osmani i shmanget t’i përgjigjet pyetjes shumë logjike që ai…
Author: almakos
Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në…
Dy nga tre të ndaluarit, të cilët dyshohet se kanë vrarë mjekun Aco Trpkovski, u është caktuar arrest shtëpiak, njoftoi Prokuroria Publike.“Duke pasur parasysh se ende janë duke u ndërmarrë veprime për sigurimin e provave, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës arrest shtëpiak afatshkurtër në kohëzgjatje prej 48 orësh për dy nga personat të cilët janë ndaluar në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezarë të Shkupit.Propozimi është pranuar dhe është përcaktuar masa e kërkuar”, njoftojnë nga Prokuroria Publike. Për rastin…
VMRO-DPMNE-ja sonte në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv miratoi listat e deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Bartësit e listave fituese janë: Në njësinë zgjedhore 1 është kryetari ynë, Hristijan Mickoski dhe presim mbështetje të madhe dhe fitore të madhe. Në njësinë zgjedhore 2 është kolegu im dhe miku im Vllado Misajllovski. Në njësinë zgjedhore 3 është Dragan Kovaçki. Në njësinë zgjedhore katër është nënkryetari Aleksandar Nikolloski. Në 5 është sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në 6 ku presim dominim në raport me LSDM-në është Dafina Stojanovska”, tha nnëtari i këtij komiteti, Timço Mucunski. MARKETING
Koalicioni opozitar shqiptarë VLEN sonte ka hapur shtabet zgjedhor në Saraj të Shkupit dhe Zhelinë të Tetovës. [embedded content] MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president, Arben Taravari në intervistën e tij për “Politico” te Kanal 10 tha se koalicioni VLEN do ta mposht BDI-në në zgjedhjet e 8 majit. “Koalicion me BDI-në nuk do të bëjmë, pasi ne do ta mundim BDI-në. Nëse është nevoja për marrëveshje për partitë politike shqiptare, ne jemi të hapur, ashtu siç kemi votuar ndryshimet kushtetuese në vitin 2019, apo kemi dhënë përkrahje nga opozita për çështje të caktuara për avancimin e shqiptarëve, siç ishte Ligji për zbatimin e gjuhëve, apo edhe për votimin e kryeministrit të parë shqiptar, që ka…
“Në podcasting e radhës, një mysafir veçantë, ish ndihmës sekretari i shtetit amerikan Filip Riker.” Kryediplomati Bujar Osmani e ka paralajmëruar mysafirin e radhës në podkastin e tij INFORMALE. Informale është formati i ri i komunikimit të Bujar Osmanit me publikun. MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, morën pjesë në një panel diskutimi të rëndësishëm për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në shoqëri. Në këtë panel, u diskutuan nevojat dhe kërkesat e kësaj popullate të rëndësishme. Tema e integrimit të personave me aftësi të kufizuara në shoqëri, është një çështje shumë e rëndësishme për të cilën është e rëndësishme të ketë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim të gjerë në nivel shoqëror dhe politik, ndërsa pjesëmarrja e Taravarit në këtë panel, tregon angazhimin e tij…
Kuvendi Qëndror i Aleancës së Selës sot mori vendim që të shkojë bashkë në zgjedhje me “Frontin Evropian”, koalicion i cili udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim,njofton SHENJA. Pas këtij vendimi zv/kryeministri Artan Grubi ka parashtruar një pyetje. “Si mbet puna e 20 plusit?!” ka shkruar Grubi, duke paralajmëruar numër më të madh të deputetëve. /SHENJA/ MARKETING
Ziadin Sela ka bërë të ditur se Aleanca për Shqiptarët që udhëhiqet nga ai, do të bëhet pjesë e koalicionit “Fronti Evropian”, koalicion i cili udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim. “Kuvendi Qendror i ASH-së i tha “PO” ofertës për t’u bërë pjesë e “Frontit Evropian”, në mënyrë që Maqedoninë sa më shpejtë dhe sigurt ta bën pjesë të BE-së”, u shpreh Sela, duke mos dhënë detaje se çfarë pozicione do të marrë në listat zgjedhore. MARKETING
Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari deklaroi se në qoftë se vulat janë arsyeja e krahut të Ziadin Selës që të shkojë me BDI-në në zgjedhje dhe nëse ende e mbajnë qëndrimin që të dalin vetë në zgjedhje ai do t’i pranojë listat e tyre për ti vulosur dhe do të dalin me llogon e ASH-së. Ai tha se sërish do ta respektojë qëndrimin e krahut të Selës, por theksoi se shumica e anëtarësisë së krahut të tij dhe ai personalisht do ta bëjnë garën e tyre politike për të sjellë ndryshimin e shumëpritur të shqiptarëve. ARBEN TARAVARI,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë Unioni i Romëve, deklaroi se i ka thënë kryetarit të Shutkës, se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, romët nuk kanë patur përfaqësues, por se ai, ka përfaqësuar të gjithë komunitetet.“Unë vij nga një komb i cili ka qenë i diskriminuar, vijë nga një popullatë e cila ka qenë e mbi votuar, nga një popullatë e cila ka qenë e margjinalizuar, prandaj të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet tjera në vend”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton…

