Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas nënshkrimit të marrëveshjes me partinë Unioni i Romëve, deklaroi se i ka thënë kryetarit të Shutkës, se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, romët nuk kanë patur përfaqësues, por se ai, ka përfaqësuar të gjithë komunitetet.
“Unë vij nga një komb i cili ka qenë i diskriminuar, vijë nga një popullatë e cila ka qenë e mbi votuar, nga një popullatë e cila ka qenë e margjinalizuar, prandaj të gjithë bashkë do të luftojmë kundër diskriminimit, kundër margjinalizimit dhe komuniteti romë është i barabartë me të gjithë komunitet tjera në vend”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Ali Ahameti tha se me përgjegjësi të madhe e thotë se komuniteti romë do ta provojë në praktikë se çfarë bashkëpunimi do kenë, dhe se në një rrugëtim të përbashkët do ta dërgojnë vendin në BE.
“Ne jemi ajo forcë, fronti evropian i cili do t’i ndërtojë vlerat evropiane”, tha Ahmeti.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Janevska për mbylljen e shkollave: Këto janë reforma të dhimbshme, por për momentin jemi në një situatë kritike
- “Rrjeti familjar-tenderik” trondit Ministrinë e Transformimit Digjital: LDSM denoncon 1.5 milionë euro në tenderë dhe kërkon dorëheqjen e Andonovskit
- 10.697 vende të lira pune në vend
- Mickoski: Rritja e prodhimit industrial prej 3,4 për qind është tregues se gjendja është stabilizuar
- Durmishi: Ali Ahmeti u detyrohet shqiptarëve të vërtetën për Marrëveshjen e Ohrit dhe gjuhën shqipe
- Hetime për kredinë hungareze për Maqedoninë e Veriut
- Durmishi: Ali Ahmeti u detyrohet shqiptarëve të vërtetën
- Shasivari: Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit në burgje



