Kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se në rast se krahu i Selës në ASH vendos që të shkojë vetë në zgjedhje, ai është i gatshëm të jep vulat e partisë dhe të nënshkruaj propozimet e tyre. “Unë ju thashë dhe përsëri po vazhdoj të mendoj njësoj, në qoftë se është arsyeje se vulat janë arsye pse shkojnë me BDI-në unë para se ta mbajnë kuvendin sot ju them përsëri në qoftë se mbani përsëri qëndrimin ende se mund të shkoni vetë unë jam këtu ti pranojë listat me emrat që do ti propozojnë ato për ti nënshkruar dhe për…
Author: almakos
Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari ka prezantuar pjesën tjetër të kabinetit të tij presidencial. Ai tha se bëhet pas fitores më 8 maj, me të president, presidenca do të jetë institucion i hapur për çdo qytetarë, do të jetë edhe përfaqësuese e shoqërisë tonë, multinacionale, multietnike dhe multikulturore. Taravari tha se qytetarët meritojnë të përfaqësohen nga njerëz të kualifikuar dhe të dëshmuar nëpër fusha të ndryshme të jetës publike. “Këta njerëz e njohin dhe e përfaqësojnë më së miri realitetin shoqëror këtu në Maqedoni. Që të gjithë e ndajnë të njëjtin mendim për t’i shërbyer qytetarit të Maqedonisë…
Kandidati shqiptar për president të shtetit, Bujar Osmani ka uruar mbrëmë miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyani, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian. “Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”, ka shkruar Osmani në Rrjetin Social “X”. Osmani ka shprehur mbështetje për përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj vlerave të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të…
Koalicioni opozitar shqiptarë VLEN sonte ka hapur shtabin e saj në Tearcë.“Edhe në këtë vendbanim shqiptarë, ashtu si në vendbanimet tjera, ajo që u vërejt është një atmosferë shumë pozitive, ku shumë qytetarë prezantuan në hapjen e shtabit.Krerët e VLEN-it, para banorëve të Tearcës, u shprehën të bindur në ndryshimin që po ndodhë, duke thënë se nuk ka forcë politike e cila mund ta sjellë këtë ndryshim.Më 28 prill, fillimisht votohet për kandidatin për president, dhe më pas më 8 maj, sipas tyre, i jepet goditja finale BDI-së”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.Deri tani VLEN ka hapur shtabe në Tetovë,…
Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se opozita e tanishme nuk e ka kaçikun për të bërë ndryshime reale tek vendbanimet shqiptare.Zejdi, në pyetjen nëse atë që nuk e ka bërë BDI për 20 vite, do ta bëj tani, u përgjigj duke thënë se tani fronti është i përbashkët dhe se nuk vendos vetëm BDI.“Tash vendos Fronti Europian, në zgjedhjet e ardhshme nuk shkon vetëm BDI-ja, Lëvizja Populli, PDSH-ja, Aleanca, shkon Fronti Europian me diku 7-8 subjekte politike. Gatishmëria e BDI-së që edhe në përpilimin e listave të kenë qasje çdo subjekt…
Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se duhet rregulluar edhe çështja e njësive zgjedhore.Ai tha se është përkrahës i asaj që të ketë një njësi zgjedhore.“Ne nuk mundemi as t’i shtojmë shqiptarët e as t’i pakësojmë. Dalja e maqedonasve në vendbanimet maqedonasve krahasim me mos dalja e shqiptarëve e penalizon pastaj numrin e deputetëve. Po kjo nuk është faji i shqiptarëve, por faji i ofertave të dobëta. Ne duhet ata t’i motivojmë dhe t’i joshim që të dalin”, deklaroi Zejd Rexhepi.Zejd Rexhepi tha se në çdo vendbanim duhet të ketë mbikëqyrës shqiptarë…
Krerët e VLEN-it sot kanë mirëpritur delegacionin e Komisionit Ad-hoc të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të përbërë prej përfaqësuesve nga vende të ndryshme evropiane. Në kuadër të misionit të tij parazgjedhor, Komisioni u interesua për mbarëvajtjen e përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. VLEN mbetet e angazhuar fuqishëm për zgjedhje korrekte, të drejta, demokratike dhe sipas standardeve më të larta evropiane. MARKETING
“Jam i bindur se do të fitojmë edhe në Gostivar”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz, pasi nënshkroi marrëvshjen për bashkëpunim dhe ju bashkua “Frontit Evropian” të Ali Ahmetit. Iljaz në përgjigjen e tij se përse ka vendosur t’i bashkohet këtij koalicioni, deklaroi se partia turke do të ketë pozicionet më të mira në historinë e vet. Bejxhan Iljaz, kryetar i Partisë Demorkatike Turke “Në periudhën kisha disa, konkretisht disa takime me subjektet tjera politike dhe propozimi i këtij Fronti ose shtrirja e dorës e zotëri Ahmetit, na u duk se është më e sinqerta…Nuk është me…
VLEN sot shpalosi disa qëndrime politike që kandidati për president i BDI-së, Bujar Osmani i ka pasur në të kaluarën. Sipas Fari Isenit nga VLEN, bëhet fjalë për veprime që nuk do të harrohen kurrë, përfshi edhe rastin “Monstra”. “Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe më parë kur kemi shpjeguar se kush është Bujar Osmani, ka ardhur koha të fillojmë t’i shpalosim skandalet e tij korruptive, por edhe qëndrimet politike që i ka pasur e shprehur ai në të kaluarën. Gabohet shumë nëse ai mendon se ato janë harruar dhe se tashmë askush nuk do t’ia kujtojë se çfarë ka bërë…
I pyetur që ta komentoj deklaratën e Ziadin Selës nga ASH, që vijat e kuqe për të janë 5 deputet si kusht që t’i bashkohen koalicionit Fronti Evropian, Ahmeti u përgjigj se nuk bëhet fjalë për numra, por për vizione e ardhmëri, njofton SHENJA. “Për gjëra të vogla, projekte të mëdha, ne asnjëherë as nuk i cënojmë as nuk i lëndojmë, kështu që nuk bëhet fjalë për numra, por bëhet fjalë për filozofi, për vizione dhe për ardhmëri. Të dy kryetarët përsëritën se bashkëpunimi i tyre nuk do të jetë vetëm në këto zgjedhje, por do të vazhdoj edhe për…
Zijadin Sela dhe Krenar Lloga dolën me një alibi të lirë për të shkuar kundër vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Arben Taravari ua ofroi publikisht vulat e Aleancës për Shqiptarët, nëse vërtet vendosin të garojnë vetëm në zgjedhje. Zijadin Sela nuk deklarohet për këtë ofertë sepse e dimë se prej kohësh ka rënë dakord që t’i shërbejë ekskluzivisht interesave të Ali Ahmetit. Prandaj shkaktoi përçarjen në ASH. Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata…
“Jam i bindur se do të fitojmë edhe në Gostivar”. Kështu deklaroi kryetari i Partis Demokratike Turke Bejxhan Iljaz, pasi nënshkroi marrëvshjen për bashkëpunim dhe ju bashkangjit “Frontit Evropian të Ali Ahmetit. Iljaz në përgjigjen e tij se përse ka vendosur t’i bashkohet këtij koalicioni, u përgjigj se partia turke do të ketë pozicionet më të mira në histori, njofton SHENJA. “Në periudhën kisha disa, konkretisht disa takime me subjektet tjera politike dhe propozimi i këtij Fronti ose shtrirja e dorës e zotri Ahmetit, na u duk se është më e sinqerta…Nuk është me rëndësi marrëveshja ose pozita, sepse po…

