Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë kontrolleve në fushën e trafikut dje në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 138 masa, kumtoi sot MPB. Nga të gjitha masat e shqiptuara për tejkalim të shpejtësisë janë gjashtë sanksione, 10 masa për vozitje pa patentë shoferi, nëntë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 15 masa për përdorimin e celularit gjatë vozitjes… Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB apelojnë tek qytetarët që të respektohen rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion. MARKETING
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 10-të në të cilën është paraparë të diskutohen 15 lëndë të cilat Gjykata i ka formuar me iniciativë të saj, ndërsa i referohen dispozitave të rregullores për punën e 15 komunave. Siç informojnë nga Kushtetuesja, këto lëndë i kanë formuar për shkak të indikacioneve se komunat dolën jashtë kompetencave të tyre duke i dhënë mundësinë Këshillave që të japin interpretim autentik të vendimeve që marrin vetë. “Para Gjykatës do të diskutohen dispozitat nga rregullorja për punën e komunave të Krushevës, Pllasnicës, Kriva Pallankës, Gostivarit, Kërçovës, Kavadarit, Strumicës, Bogdancit, Bogovinës, Zhelinës, Haraçinës, Debërcës,…
Në organizim të Sekretariatit qeveritar për çështje evropiane (SÇE) sot në Shkup do të mbahet takimi i ministrave për çështje evropiane të vendeve pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL) 2024 në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë organizatë rajonale. Siç bëjnë të ditur nga SÇE-ja, nikoqir i takimit të ministrave për çështje evropiane të PBEJL-së është zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë për çështje evropiane Bojan Mariçiq. Maqedonia e Veriut mori kryesimin me Iniciativën me 1 korrik vitin e kaluar nga Mali i Zi. Motoja e kryesimit është “Tejkalimi i ndarjeve, ndërtimi e…
Koalicioni VLEN sonte në Kërçovë dhe Haraçinë ka hapur shtabet zgjedhore për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit. Në hapjen e shtabit zgjedhorë në Kërçovë të pranishmëve u është drejtuar Bilall Kasami, Fatmir Limani, Bekim Qoku dhe Izet Mexhiti, ndërsa kandidati për president Arban Taravari ishte i pranishën në hapjen e shtabit zgjedhor në Haraçinë bashkë me Afrim Gashin e Alternativës. MARKETING
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kandidati për president, Bujar Osmani sonte ishin për iftar me veteranë të UÇK-së. “Sot në mbrëmje, pata nderin të takohem me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare! Trimëria dhe sakrificat e tyre kanë qenë thelbësore në formësimin e së ardhmes së vendit tonë. Ishte një privilegj të dëgjoj historitë e tyre dhe të fitoj njohuri nga përvojat e tyre. Trashëgimia e tyre është një dëshmi e forcës dhe qëndrueshmërisë së popullit tonë. Ndërsa ecim përpara, le të mos harrojmë kurrë mësimet e së kaluarës dhe rëndësinë e bashkimit, paqes dhe përparimit. Së bashku,…
Qeveria në seancën e sotme mori vendim për formimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028). SIç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli është krijuar me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së praktikës së mëparshme për monitorimin e reformave në gjyqësor. MD njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 26.12.2023 miratoi Strategjinë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028) me Planin e saj të veprimit. Nga Ministria informojnë se Këshilli do të kujdeset për zbatimin me kohë të masave dhe aktiviteteve sipas Planit të Veprimit, duke monitoruar prioritetet, kornizën…
Gazetarët shpesh ballafaqohen me rreziqe të mëdha, veçanërisht në periudha të ndjeshme siç janë zgjedhjet dhe këtë vit kemi dy cikle zgjedhore – presidenciale dhe parlamentare. Sipas hulumtimeve lokale, bazuar në statistikat e 10 viteve të fundit, punonjësit mediatikë janë katër herë më të ekspozuar ndaj sulmeve fizike dhe kërcënimeve ndaj jetës së tyre, në kushtet kur ka vit zgjedhor, krahasuar me ato vite kur nuk ka, tha sot drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekullovski, në ngjarjen “Për siguri dhe mbrojtje më të madhe të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë dhe kundër kërcënimeve ndaj lirisë së mediave”, që u mbajt në…
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj qëndrimeve të shprehura të ish kreut të komunës së Çairit, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus në TV21 dhe dënon ashpër tentativën e tij për t’i ikur përgjegjësisë për krimin e bërë me legalizimet e objekteve dhe ndërtesave në Çair duke hedhur fajin në mënyrë absurde dhe pa asnjë bazë ligjore ndaj qytetarëve të Çairit. Izet Mexhiti botërisht pranoi në televizion se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë si kryetar i komunës dhe me preferenca politike/korruptive, e jo në mënyrë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore dhe nënligjore. Parashtrojmë pyetjen…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka thënë se BDI-ja në pushtet është një histori e mbaruar. Në emisionin “Click Plus”, Mexhiti po ashtu ka bërë të ditur se si ish-kryetar i Komunës së Çairit, i ka mundësuar shumë zyrtarëve të BDI-së si dhe shumë qytetarëve që t’i legalizojnë shtëpitë e tyre që kishin statusin e ndërtimeve pa leje. Ndër ndërtimet pa leje që ka legalizyuar Mexhiti janë edhe shtesa e shtëpisë së kandidatit për president, Bujar Osmani dhe shtesa e banesës së ministrit për system Politik, Artan Grupit. Izet Mexhiti “Sonte për herë të parë po ua them se…
Norvegjia i ka dërguar 76 automjete luftarake Maqedonisë së Veriut. Gjithsej 40 kamionë dhe 36 automjete e lehta të këmbësorisë janë ngarkuar dje nga porti i Orkangerit dhe do të transportohen me anije për në Selanik, njoftojnë nga ambasada norvegjeze në Shkup. Me këtë donacion, të paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar, siç njoftojnë nga ambasada e Norvegjisë, do të pajiset batalioni i këmbësorisë së lehtë.“Donacioni simbolizon rëndësinë e NATO-s dhe bashkëpunimin e vendeve në mes anëtare. Gatishmëria e aleancës që t’i përgjigjet krizës ose konflikteve varet nga fuqia dhe solidariteti i të gjithë vendeve anëtare, ndërsa jo vetëm…
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se në periudhën prej vitit 2017, deri në vitin 2023, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar lëndë narkotike në vlerë prej 426 milionë eurove.Sipas njoftimit të MPB-së, në tre raste janë asgjësuar 12 tonë drogë. Nga brifingu që kishte me njësitë përkatëse të policisë, u konstatua se: “Për periudhën nga data 14.09.2020, deri më 29.02.2024 janë kryer gjithsej 1.640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1.781 kontrolle të personave/veturave dhe 22 kontrolle në terren, si dhe janë privuar nga liria 5.815 personave për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës…
Koalicioni opozitar shqiptarë “VLEN” thonë se fakti që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka filluar të luajë me kartën e vitit 2001 është dëshmi se kjo parti është e vetëdijshme se po i humb zgjedhjet.“Ai po e vret lavdinë e vjetër me mesazhe emocionale vetëm për të marrë ndonjë votë. E derisa flet temën e qiraxhinjve, na duhet t’ia kujtojmë se vetëm për një javë, nga frika e disfatës, ai u bë qiraxhi i Zejdit të partisë që as vetë nuk ia di emrin, të Arianit Hoxhës, që nuk di as shkurtesën e partisë, Menduh Thaçit si “probatim i Mijallkovit”,…

