Author: almakos

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në një intervistë për MIA-në, ka deklaruar se nëse dëshirojmë të funksionojë shteti, atëherë është e patjetërsueshme transparenca dhe inkluziviteti. Sipas tij, për shtetin është mirë që një herë të ketë president nga etnitë e tjera, edhe pse thotë, realisht ende nuk janë pjekur kushtet që njerëzit të votojnë për person dhe jo për parti. “Të gjithë njerëzit kanë anët e mira dhe mangësitë. Mendoj që në Maqedoni është mirë të ndodh që njëherë presidenti i shtetit të jetë nga bashkësitë e tjera etnike, edhe pse realisht mendojë se ende nuk…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni opozitar VLEN sërish thonë se ka dyshime që Lotaria Shtetërore ka shpallur tender për blerjen e 2100 VLT aparateve në vlerë të 23 milionë eurove dhe rreth 2000 karrigeve në vlerë të gjysmë milionë eurove. Lidhur me paralajmërimin e Lotarisë Shtetërore për padi, nga VLEN thonë se asnjë formë presioni dhe kërcënimi nuk do të mund t’i pengojë, siç thonë ata, në ekspozimin e të vërtetës.“Pyesim publikisht nëse tenderët që i përmendëm janë publikë dhe të publikuar më 29.03.2024 dhe procedura do të zgjasë deri më 29.04.2024 me numrin e shpalljes 05983/2024 dhe 05801/2024. E përsërisim, bëhet fjalë…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (04.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 196 masa, nga të cilat 75 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. MARKETING

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të VLEN-it lidhur me djegien e billbordit të Arben Taravarit sonte pas mesnate në Shkup: Problemeve si ky, po u vjen fundi Koalicioni VLEN ngre zërin për djegien e një billboardi të kandidatit Arben Taravari, gjatë mesnatës, në Shkup. Fajtorët duhen dënuar prej ligjit, sepse ata do të dënohen rëndë edhe prej votës. Billboardi menjëherë do të zëvendësohet, mirëpo ata do të humbin. Sot në orët e mesnatës u njoftuam se ishte vënë flakë te një billboard për kandidatin Arben Taravari në rrugën pranë Kopshtit Zoologjik, në Shkup. Ne do të dëshironim të…

Lexo më Shumë

Është shuar zjarri që shpërtheu pasditen e sotme nën Kalanë e Shkupit, në ish hapësirat për dhënie të testit për vozitje ku ishin përfshirë pesë vetura të udhëtarëve. Zjarrfikësit punojnë në pastrimin e terrenit, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe për konstatimin e shkaqeve që sollën deri te zjarri. Xvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit deklaroi për MIA-n se me ndërhyrjen e zjarrfikësve është parandaluar përhapja e zjarrit dhe se ka vetëm dëme materiale. “Në shuarjen e zjarrit kanë qenë të përfshirë katër automjete kundër zjarreve dhe 13 zjarrfikës”, ka thënë Tomovski. MARKETING

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani sot ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Tetovës me temë “Mbajtja e të rinjve në vend. Osmani ka thënë se investitorët e huaj po hasin në probleme në gjetjen e punëtorëve adekuatë në Maqedoninë e Veriut.   “Më bëjnë presion mua që të lejoj të vijnë nga Nepali, të vijnë nga India, nga Pakistani dhe Ambasada jonë në Nju Delhi është përplot kërkesa të njerëzve nga India, Nepali për të ardhur këtu, për shkak se i kërkon industria dhe nuk i gjen si profesionistë të asaj industrie këtu në vend”, u shpreh…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 107 gjoba, dhjetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëmbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit… Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, thonë në MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani sot ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Tetovës me temë “Mbajtja e të rinjve në vend. Osmani ka ndarë vizionin për të ardhmen, me theks fuqizimin e politikave rinore drejt perspektivave dhe progresit. “Të rinjtë me një kuptim tjetër për zhvillimin teknologjik të botës, të jenë pjesë e dizajnimit dhe arkitektët e politikave shtetërore për të ardhmen e njerëzve”, ka porositur Osmani. “Në lidhje me arsimin e të rinjve Osmani theksoi se duhet të përgatisim njerëz për tregun e punës të pas 40 viteve, a të dhënat flasin se “AI” do të…

Lexo më Shumë

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari, gjatë shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Sportit në Shkup, tha se ata janë të gatshëm të nënshkruajnë kush i humb zgjedhjet të tërhiqet nga politika, ndërsa u shpreh i bindur se ata do të jenë fitues. Po ashtu, Arben Taravari, sa i përket vetingut të paralajmëruar nga BDI, tha se kjo parti, ka 7-8 vite që e proklamon atë, po asnjëherë nuk ka ndërmarr ndonjë inciaitvë, dhe as që është propozuar ndonjë draft-version në Kuvend. “Përsëri sot e shfrytëzojë rastin ti them hajdeni ta nisim bile prej sot ta nënshkruajmë vetingun. Ata e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike lavdërohet se është ulur numri i qytetarëve që paraqesin ankesa për punën e prokurorisë. Siç bëjnë me dije në komunikatën dërguar mediave,  raporti i fundit i publikuar i Avokatit të Popullit ka konstatuar se në vitin 2023 janë paraqitur 63 ankesa për prokurorë publik, që është për 38% më pak sesa në vitin 2022, kur numri i tyre ka qenë 87. Prokuroria Publike “Numri më i madh i ankesave (51) janë për punën e prokurorive me hierarki më të ulët-prokuroritë Themelore Publike. Për Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pasur 4 ankesa,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, është rritur për 0.2 %. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.0 %. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim për 0.3 % dhe Pije alkoolike për 0.1 %. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – mars 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është…

Lexo më Shumë