Nga koalicioni opozitar VLEN sërish thonë se ka dyshime që Lotaria Shtetërore ka shpallur tender për blerjen e 2100 VLT aparateve në vlerë të 23 milionë eurove dhe rreth 2000 karrigeve në vlerë të gjysmë milionë eurove. Lidhur me paralajmërimin e Lotarisë Shtetërore për padi, nga VLEN thonë se asnjë formë presioni dhe kërcënimi nuk do të mund t’i pengojë, siç thonë ata, në ekspozimin e të vërtetës.
“Pyesim publikisht nëse tenderët që i përmendëm janë publikë dhe të publikuar më 29.03.2024 dhe procedura do të zgjasë deri më 29.04.2024 me numrin e shpalljes 05983/2024 dhe 05801/2024. E përsërisim, bëhet fjalë për porosinë e 2100 VLT terminaleve për kazinot me vlerë rreth 23 milionë euro, dhe porosinë e 2000 karrigeve për kazinot që duhet të kushtojnë rreth gjysmë milioni euro? Pyesim publikisht, në xhepat e kujt përfundon kjo shumë e madhe parash kur qytetarët luftojnë për të siguruar bukën e gojës?. Pyesim publikisht Artan Grubin dhe BDI Lotarinë nëse janë shpenzuar më shumë se 75 milionë euro për kazino dhe lojëra fati vetëm për mandatin kur Grubi ka qenë zëvendëskryeministër i parë i vendit?”, tha mes tjerash Fari Hiseni, përfaqësues i VLEN.
Data 02.09.2026
Aktuale
- OKB-ja: Ngrohja globale do të kalojë pragun prej 1,5 gradë Celsius në vitet e ardhshme
- Uji shkatërroi gjithçka, por jo “shtëpinë jeshile” – Si ndërtesa trekatëshe në Nepal i mbijetoi furisë së përmbytjes, pronari i saj rrëfen tmerrin
- KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar
- (VIDEO) Incidenti në Çair, paraburgim prej 30 ditësh për 19 vjeçarin e dyshuar
- (VIDEO) Incidenti në Çair, paraburgim prej 30 ditësh për 19 vjeçarin e dyshuar
- Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm
- (VIDEO) Janevska: Bashkimi në grupe më të mëdha i socializon fëmijët
- Arlinda Hasani Sinani emërohet zëvendësguvernatore e Bankës Popullore



