Nevoja për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Prespës, por edhe qëndrimi se ajo nuk është vetëm obligim për vendin, por edhe se nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme, i theksuan burimet diplomatike greke, transmeton agjencia shtetërore ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Burime diplomatike komentuan të gjitha çështjet aktuale të politikës së jashtme greke, përkatësisht hapat e ardhshëm në marrëdhëniet me Turqinë, marrëdhëniet me Kosovën, por edhe me vendin tonë. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, të njëjtat burime bënë me dije se duhet të ketë zbatim besnik të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa për memorandumet që ende…
Author: almakos
Mëngjesin e sotëm është kapluar nga zjarri salla universale në Shkup, e cila për një kohë të gjatë ka qenë në fazë të rikonstruimit. Zjarri është shuar nga intervenimet e zjarrfikësve. Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomevski njoftoi se nuk ka njerëz të lënduar dhe se ka vetëm dëme materiale. Ai theksoi se 24 zjarrfikës kanë vepruar në vend-ngjarje. ZVONKO TOMEVSKI, KOMANDANT I BRIGADËS SË ZJARRFIKËSVE, SHKUP “Në ora 09:50 minuta është raportuar për zjarr në sallën universale. Menjëherë janë dërguar dy vetura të zjarrfikësve nga qendra më e afërt në Tavtalixhe, të cilët edhe para arritjes…
Shoqata Kulturore “Vizion M” dhe Shoqata Edukative “Parimi Kulturor”, edhe këtë vit kanë organizuar marshin “Kandilat e Bajramit”, ku simbolika e gjithë kësaj është shëtitja e fëmijëve me autobus nëpër rrugët e Shkupit, të cilëve iu ndanë edhe dhurata. Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore “Vizion M”, Erduan Dauti, tha se ky organizim pritet me shumë dëshirë nga fëmijët dhe në këtë mënyrë ata me shumë kënaqësi presin Festën e Fitër Bajramit. ERDUAN DAUTI, SHOQATA KULTURORE VIZION M “Projekti parasheh filimishtë marshutën e autobusit nëpër rrugët e Çairit, ku sëbashku me fëmijë, me këngë të Bajramit, sjellin atmosferën e Bajramit. Ndërkoh,…
Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski mbrëmë në qytetin e Ohrit tha se e ka mbajtur premtimin e tij pasi që 10 vjet më parë kishte deklaruar se do të jetë president i të gjithëve. Pendarovski theksoi se nëse do ta rifitojë besimin e qytetarëve, në 5 vitet e ardhshme nuk do të punojë në ndarje në mes qytetarëve dhe në ndarjet mes maqedonasve dhe të tjerëve që jetojnë në vend. Ai premtoi se të gjithë një milion e tetëqind mijë banorët e vendit do t’i trajtojë si anëtarë të familjes së tij. MARKETING STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT…
Nga ministria e punëve të brendshme kanë njoftuar se në lidhje me zjarrin në sallën universale, në stacionin policor në Shkup janë ndaluar tre punëtorë ndërtimi, të cilët në momentin e rënies së zjarrit kanë qenë duke kryer punë, përkatësisht B.R. (50 vjeç), Z.T. (60) dhe B.I. (53). Nga atje thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. “Sot 09.04.2024 rreth orës 09:45, në sektorin për punë të brendshme në Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në Sallën Universale. Menjëherë pas denoncimit, në vendngjarje janë dërguar shërbime policore dhe pjesëtarë të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri, të cilët…
Në vazhdën e ngjarjeve në kuadër të fushatës së kandidatit për President Europian, Bujar Osmani sot u mbajt panel, respektivisht bashkëbisedim me profesorë universitarë dhe analistë Kushtetutë qytetare vs. Kushtetutë e Ohrit. Me këtë rast, Osmani u shpreh i shqetësuar që ideja për Kushtetutë unitare, me të cilën do të shlyheshin bashkësitë etnike e inicuar fillimisht nga “Levica”, pastaj nga VMRO DPMNE-ja, tani po përkrahet nga oponentët shqiptarë politikë, “Është shokuese që parti opozitare shqiptare kanë hyrë në këtë lojë, për shkak të kalkulimeve për pushtet”. “Teza për kushtetutë qytetare, ose kushtetutë ku njësia themelore e shtetit është vetëm individi,…
Kreu i BFI-së, Shaqir Fetai përmes një video mesazhi ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami.“Në këto momente ndjem keqardhje për ndarje nga ky muaji i begatë, por njëkohsisht dhe me plotë arsye ndjehemi më krenarë, sepse, me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë. Në këto ditë festive të Fitër Bajramit do ta falënderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë Ramazanin, do ta falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por,…
Sot në zyrët e BFI-së, zyrtarë të Qeverisë i kanë dorëzuar Shaqir Fetahut aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” Shkup.“Pas 40 viteve nga themelimi i Medresesë së Bashkësisë Fetare Islame dhe shumë gjeneratave medresantë, kabineti jonë qeverisës, që mbahet mend për punët e mëdha të kryera, ia dorëzoi Kryetarit të BFI-së z. Shaqir Fetahu dhe kolegëve nga BFI, edhe aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup. S’kishte mënyrë më të mirë për ta përcjellur muajin e shenjtë të Ramazanit dhe për të pritur festën e bekuar të Bajramit. MARKETING Urime të gjithëve” –…
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ka reaguar ndaj zjarrit që përfshiu Sallën Universale me keqardhje dhe shqetësim. Ajo ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar dhe është fikur, ndërsa ka kërkuar veprime të shpejta nga institucionet për të adresuar situatën. Ajo apelon që të mos spekulohet për shkaqet e zjarrit. Sipas saj, nuk ka pasur viktima dhe persona të vdekur, gjegjësisht i gjithë objekti ka qenë bosh.“Dëmi material do të konstatohet para se të vazhdohet me aktivitetet e mëtejshme ndërtimore dhe do të përcaktohet shkaku. Objekti është i siguruar”, theksoi Kostadinovska Stojçevska. MARKETING “Për ngjarjet e zjarrit do…
Ish-drejtor në Sallën Universale Dusko Popovski, në një prononcim për mediat pas shpërthimit të zjarrit, deklaroi se objekti ka qenë në gjendej të amortizuar që në periudhën e vitit 2005 dhe se si rrjedhojë nuk është dashur të punojë. Fatmirësisht, viteve të fundit nuk punon objekti. MARKETING “Kisha frikë se ndonjëherë do të mund të ndodh ndonjë zjarr dhe ja ndodhi ky sot por fatmirësisht pa viktima njerëzore, shpresoj të jetë ashtu. Vërtet jam i shqetësuar sepse ka qenë sinonim për të gjithë njerëzit në vend, ishte objekti më i njohur, më i njohur edhe se stacioni i vjetër hekurudhor,…
Para pak çastesh zjarri ka kapluar Sallën Universale në Shkup. Zjarrfikësit tashmë janë në terren, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. MARKETING Objekti një kohë të gjatë ka qenë jashtë përdorimit, për shkak se është në proces të rikonstruimit.[embedded content] MARKETING
“Kjo është betejë ndërmjet vizionit të bashkëjetesës dhe integrimit, që e përfaqëson fronti më i madh multietnik në vend, dhe vizionit të izolimit dhe urrejtës që e përfaqëson VMRO DPMNE-ja”. Kështu i ka vlerësuar zgjedhjet Bujar Osmani, kandidati i Frontit Europian, mbrëmë në hapjen e Shtabit në Çair. “Forcat e zeza nacionaliste dhe shoviniste, duan që të marrin kontrollin mbi vete, dhe nëse i keni parë sloganet e tyre, thonë “ta kthejmë dinjitetin”, se kinse, e drejta jonë për të qenë të barabartë ua paska humbur dinjitetin. Ne askujt nuk ja kemi prekur dinjitetin. Ne kemi rikthyer dinjitetin tonë, e…

