SHBA-të presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa diskursi publik të jetë i bazuar në fakte, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Para zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare në RMV, mediat në Greqi shkruajnë se Athina i ndjek nga afër deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe përdorimin e emrit të Maqedonia e Veriut në fushatën zgjedhore nga kandidatët për president.“Ashtu si Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës, ne presim që Maqedonia e Veriut ta ruajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet i bazuar në fakte dhe i rrënjosur…
Author: almakos
Policia e Tetovës ka dalë me informacione të reja në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një shtëpie. Nga policia thonë se është gjetur makina me të cilën sulmuesi ka gjuajtur me armë, ndërsa e njëjta është marrë me forcë nga pronari i saj.“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë “Volkswagen Polo” në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën…
Kandidati i LSDM-së dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski, mbrëmë ka mbajtur tubim në Gjevgjeli ku u pyet edhe për Marrëveshjen e Prespës. Pendarovski theksoi se nëse anulohet ajo, vendi nuk do të jetë pjesë e NATO-s. “Nëse anulohet Marrëveshja e Prespës, ne dalim nga NATO. E thënë thjesht, ata do të na përjashtojnë nga Organizata. Nëse ajo zonja (Siljanovska Davkova) mendon se ne në mënyrë të pavarur mund të sigurojmë sigurinë tonë, për të gjithë qytetarët, për kufijtë, për shtetin, duhet ta thotë këtë më mirë”.“Ky është aventurizëm i rrezikshëm. Pra, për 30 vjet, të gjitha garniturat politike jo rastësisht…
Mbrëmë në Tetovë ka pasur gjuajtje me armë zjarri, të cilat kanë ndodhur pak para orës 23:00. Policia bllokoi bulevardin “Ilinden”, ndërsa mblodhi dëshmi të cilat do të përdoren për dokumentimin e rastit. Sektori për Punë të Brendshme e konfirmoi rastin, prej ku thanë se sipas denoncimit gjuajtja me armë ka ardhur nga një makinë në lëvizje. “Në orën 22:45 minuta, personi M.T nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Deri më tani nuk ka raportime për persona të…
SPB Tetovë ka dalë me informacione zyrtare në lidhje me të shtënat që ndodhën pak më herët në qytetin e Tetovës. “Në orën 22:45, M.T nga Tetova ka denoncuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë. Nuk ka persona të lënduar. Janë gjetur edhe gëzhoja. Polica po kryen hetim” thonë nga SPB- Tetovë. MARKETING
Në mënyrë spektakolare, mes shumë anëtarëve, simpatizantëve e përkrahësve, Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë. Bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Fronti Europian nuk është krijuar për ti mundur të tjerët, por është krijuar për orientimin e vendit drejt perëndimit. “Bashkimi i BDI-së dhe ASH-së është bërthamë bashkimi pa marrë parasyshë kundërshtimeve të mëparshme. Ky bashkim u bë për orientimin e vendit drejt perëndimit. Gjithmonë kemi gjetur gjuhë të përbashkët për ti bashkuar shqiptarët sepse këto zgjedhje janë të rëndësishne për anëtarësimin e vendit në BE sepse…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot pasdite në seancë i konfirmoi listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj. Anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fillim të seancës ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë afat dhe ka treguar se do të respektohen të gjitha afatet dhe të gjitha aktivitetet do të ndërmerren nga ana e tyre në përputhje me Kodin Zgjedhor. Ai bën të ditur se për nesër po planifikohet shorti për numrat rendorë të fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare. “Ky është një operacion i gjerë dhe kompleks që kërkon objektivisht më shumë kohë dhe…
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, pas zjarrit që përfshiu Sallën universale, sot deklaroi se Ministria e Kulturës i pret rezultatet nga Prokuroria Publike, MPB, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe apeloi të mos përhapen spekulime për informacionet zyrtare për shkaqet dhe dëmet nga zjarri. “Një gjë dua ta siguroj opinionin në vend, se pas përfundimit të këtij procesi, do të vazhdojnë aktivitetet ndërtimore dhe do të ndërtohet Salla universale dhe do t’u kthehet shkupjanëve”, tha ministrja, duke shtuar se ajo që ka ndodhur me Sallën universale, për fat të keq, është një imazh dështues për të gjithë. Ajo ka shprehu…
Sa më përket mua, ndryshimet kushtetuese mund t’i votojmë sot, mund t’i votojmë nesër, mund t’i votojmë pasnesër, mund t’i votojmë para formimit të qeverisë, pas formimit të qeverisë, në ditëç të njejtë me formimin e qeverisë në orën 12 në mesditë, në 12 të natës, 3 pasdite, 3 të mëngjesit – si të thonë – ashtu, porositi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai u bëri thirrje politikanëve t’i lajmërohen kur të ulen dhe kur të mbledhin guxim të gjithë të sjellin vendime të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. “Unë qëndrimin tim tashmë e kam thënë me vendosjen…
NJPB Krushevë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.A.(51) nga Krusheva, nëpunës policorë në Stacionin policor Krushevë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kanosje me armë të rrezikshme gjatë rrahjes apo grindjes”, “shkaktim i urrejtjes, mosmarrëveshje ose intolerancë në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në bazë tjetër diskriminuese” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë”, informon MPB. “Me datë 31 mars në Krushevë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare dhe paraprakisht me sende të mprehta kanë kërcënuar M.S., E.S. dhe R. R., të tre nga Prilepi si…
Raporti i fundit i Freedom House konstaton regres dhe rënie të theksuar të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional. Ajo që ne e themi gjatë gjithë kohës, ka marrë edhe njëherë një vërtetim ndërkombëtar. Për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe krizat do të thellohen. Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së, duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij “biznesmenë” në krye të Soravisë, e…
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska-Davkova në mitingun e djeshëm në Strumicë tha se pushteti aktual nuk punon në favor të qytetarëve dhe se të gjitha hapat që i ndërmerr nuk janë aspak hapa europianë, siç pohojnë vetë. Siljanovska fushatën presidenciale e vazhdon sot në Dollnenë, Makedonski Brod dhe Kërçovë ku do ta mbajë mitingun qendror.“Hapat europianë duhet të jenë kërkim të standardeve që nuk i kemi, kërkim të shtetit të së drejtës, të shtetit të sigurt, të shtetit ku mbizotëron ndjenja për solidaritet. Paramendoni, esenca e socialdemokracisë janë solidariteti, shteti social, humanizmi, ndërsa në krye të socialdemokratëve tani…

