Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. MARKETING
Author: almakos
Fushata zgjedhore e kandidatëve presidencialë për raundin e parë të zgjedhjeve të 24 prillit hyn në gjysmën e dytë, ndërsa për pesë ditë, më 18 prill, fillon fushata për zgjedhjet parlamentare. Në fokus është integrimi europian i vendit, reformat e nevojshme, por edhe situata ekonomike, krimi dhe korrupsioni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) dje ka konfirmuar listat e deputetëve për zgjedhjet parlamentare, por edhe disa lista nuk janë pranuar. Është hedhur edhe shorti për renditjen e fletëvotimit për zgjedhjet parlamentare. Kandidati për president, Stevo Pendarovski, në kuadër të karvanit zgjedhor nëpër Maqedoni, vazhdon me takimet e qytetarëve në Zhelinë të Bërvenicës…
Kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani, konsideron se balancuesi si mjet për përfaqësim të drejtë në institucionet publike është gjëja më e mirë që na ka ndodhur. Kërkesa e disa partive që ai të hiqet, siç thotë ai, është albanofobi e pastër dhe tentativë për t’u hakmarrë për barazinë e arritur në vend. “Balancuesi është një nga instrumentet thelbësore të Marrëveshjes kornizë, sepse Kushtetuta thotë se realiteti demografik duhet të prezantohet në institucionet publike”, ka thënë Osmani në intervistën për televizionin Telma. Sipas tij, procesi i integrimit të shqiptarëve në institucione është dashur të ndodhë bashkë me procesin…
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj BDI-së e cila më herët e akuzoi për korrupsion. Ja reagimi i plotë i Mexhitit: [embedded content] MARKETING
Me pushtetin 20 vjeçar të BDI-së, është shkatërruar besueshmëria tek gjyqësori dhe prokuroria. Që nga rastet e montuara, ku siç e ka pranuar vetë Bujar Osmani, BDI-ja ka qenë e përfshirë, e deri te raporti i djeshëm i Freedom House, që tregonte se Maqedoninë e Veriut nën qeverisjen e BDI e ka kapluar korrupsioni. BDI-ja përmes Bujar Osmanit si ndërmjetësues, është përpjekur fort ta mundësojë kthimin e Gruevskit në Maqedoni të Veriut, si dhe është përgjegjëse për faljen e Sasho Mijallkovit. Rezultat i qeverisjes së BDI është dënimi i shqiptarëve të pafajshëm si në rastin “Monstra” dhe lirimi i maqedonëve…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) pasditen e sotme, në kuadër të seancës 96-të me short vendosi renditjen e listave të kandidatëve për zgjedhje. Numri 1 është Koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM, numri 2 – Koalicioni “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, numri 3 – Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” i udhëhequr nga GROM, numri 4 – Koalicioni Fronti Evropian, numri 5 – e Majta, numri 6 – Koalicioni “Vlen”, numri 7 – Lëvizja “E Di – Për Maqedoninë tonë”, numri 8 – Maqedonia e Bashkuar, numri 9 – Alternativa e re, numri 10 – Avaja, numri 11 – Lëvizja…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me liderët e opozitës shqiptare VLEN do të mbajnë një tubim të përbashkët në Berlin të Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku i cili në profilin e tij në facebook ka shkruar për vendin dhe kohën se kur do të mbahet ky tubim. [embedded content] MARKETING
Edhe zyrtarisht sot kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në vazhdimësi u premtua ndërtimi i një stadiumi në Tetovë por kjo nuk u realizua nga askush dhe shtoi se pavarësisht kushteve mizore që patën, tetovarët dhe Shkëndija nuk u dorëzuan kurrë.Në fund tha se erdhi dita që në Tetovë të ndërtohet një arenë sporti me kushte dhe standarde evropiane.“Deri më sot shumë politikanë dhe parti kanë premtuar për ndërtimin e këtij stadiumi në të cilin do të zhvillohej sporti dhe sukseset e sportit tetovar por asnjëherë ky premtim…
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimet për në vendet Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze. “Si rrjedhojë e informacioneve për përkeqësim të mundshëm të situatës së sigurisë në Izrael dhe rajon, Ministria e Punëve të Jashtme iu apelon qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet që nuk janë të domosdoshme në Izrael, Iran, Liban dhe territoret palestineze. Me këtë rast, rikujtojmë linjën telefonike të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv + 972 549 267 378 (email adresën [email protected] ) si dhe linjat telefonike…
Universiteti i Tetovës hap shtigje të reja bashkëpunimi me institucionet shëndetësore të Republikës Federale të Gjermanisë Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë Prof. Dr. Nevzat Elezi sot pritën në takim pune drejtorin mjekësor të Spitalit Carl von Basedow Klinikum Saalkreis të qytetit të Meserburgut të Gjermanisë bashkë me kryemjekun e këtij spitali, Dr. Arton Grajqevci. Në këtë takim, u bisedua për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi në mes dy institucioneve, respektivisht Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë dhe Spitalit Carl von Basedow të Meserburgut të Gjermanisë. Rektori Prof. Dr. Jusuf…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka zhvilluar një takim pune me shefen e misionit të OSBE/ ODIHR, Xhilijan Stirk, të cilën e informoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë drejtpërdrejt për procesin zgjedhor. Por, megjithatë potencoi se në përputhje me Kushtetutën mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor. GJYKATA KUSHTETUESE “Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë drejtpërdrejt për procesin zgjedhor, por në përputhje me Kushtetutën mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor, pra kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e një rregulloreje tjetër, e cila rregullon çështjet lidhur me zgjedhjet”. Përveç kësaj, ajo theksoi se gjykata mund…
Analistët Sefer Selimi dhe Besim Nebiu, për Televizionin Shenja kanë komentuar Raportin e fundit të “Freedom House”, i cili tregon se vendi i është dorëzuar korrupsionit të lartë dhe se Maqedonia e Veriut është një “hibrid ciklik” që ka shënuar një kthim prapa në luftën kundër korrupsionit. Analisti Sefer Selimi, tha se ky raport i vërteton ata të cilët i flasin për një kohë të gjatë, jo vetëm qytetarët , institucionet relevante ndërkombëtare, por edhe një mori e ambasadorëve në raportet e Bashkimit Evropian dhe sipas Selimit, Maqedonia e Veriut po dështon të përballet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.…

