Edhe zyrtarisht sot kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në vazhdimësi u premtua ndërtimi i një stadiumi në Tetovë por kjo nuk u realizua nga askush dhe shtoi se pavarësisht kushteve mizore që patën, tetovarët dhe Shkëndija nuk u dorëzuan kurrë.
Në fund tha se erdhi dita që në Tetovë të ndërtohet një arenë sporti me kushte dhe standarde evropiane.
“Deri më sot shumë politikanë dhe parti kanë premtuar për ndërtimin e këtij stadiumi në të cilin do të zhvillohej sporti dhe sukseset e sportit tetovar por asnjëherë ky premtim nuk u realizua. Dëshmi për këtë është gjendja momentale e këtij stadiumi megjithatë, me terren të shkatërruar, me hapësira të vjetruara, pa zhveshtore, pa kushte për ushtrime, pa tribunë të përshtatshme për tifozët e tyre, tetovarët dhe Shkëndija nuk u dorëzuan kurrë”.. E sot i erdhi dita, erdhi dita që në Tetovë të fillojë të ndërtohet një arenë e sportit me të gjitha kushtet dhe standardet evropiane”, deklaroi Kasami.
Data 02.09.2026
Aktuale
- E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
- Dita e 95-të e revoltës qytetare/ Nis protesta kundër qeverisë, protestuesit mblidhen te Sheshi ‘Skënderbej’: Ju erdhi fundi!
- Vera e gjatë e Republikës së trazuar!
- “Shpirti në paqe”, Gimbo në zi jep lajmin mortor
- “Mbin” kulla 24 kate e “TDT & PARTNERS” me pronarë Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi, “Komuna e Parisit” kthehet në kaos
- Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, qytetarët sot në ditën e 95 të revoltës: Jepe dorëheqjen!
- Alarmi i ministrit grek: Call Centerat shqiptare bëjnë namin me mashtrime në Greqi
- 27-vjeçari në Shkup e lidhi në pyll gruan dhe rrahu me shkop druri



