Dje, në orën 12:00, SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup-Veles, në afërsi të tunelit Badar, një motor “Ducati” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga E.A (42) nga Gostivari, ka dalë nga rruga. Motoçiklisti nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup. MARKETING
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për media, u pyet të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se vendet që do ta përkrahin Rezolutën për gjenocidin në Srebrenic do t’i quaj vende partnere dhe jo mike, u shpreh se, nuk mendon se mund të prishen marrëdhëniet duke dënuar vrasjen e 8375 civilëve të pafajshëm, raporton SHENJA. Ai tha se është pikërisht Serbia ajo që duhet të votojë këtë Rezolutë, që në të ardhmen mos të përsëritet. “Mendoj se posaçërisht për Serbinë është e rëndësishme që ta votojë këtë Rezolutë më qëllim faktet të jenë të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut është kosponzor bashkë me Gjermaninë, SHBA dhe disa vende tjera të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare për Përkujtim dhe Komemorim të gjenocidit në Srebrenicë dhe shënimin e të njëjtit çdo vit”. Ai, shkruan SHENJA, tha se Rezoluta do të paraqitet para Asamblesë së Përgjithshme do të paraqitet më 17 prill, ndërsa do të votohet më 2 maj, ndërsa kjo sipas tij është bërë në vigjile të 30 vjetorit të masakrës që do të shënohet në 2025. “Duke u thirrur…
Fronti Europian sot ka vazhduar aktivitetet parazgjedhore në komunën e Krushevës ku para të pranishmëve fjalë rasti ka pasur kandidati për president Bujar Osmani, kandidati për deputetë Musa Xhaferi, përfaqësues të ASH Remzi Memedi si dhe kordinatorët e Zonës së V-të zgjedhore, Kreshnik Bekteshi dhe Jeton Shaqiri.Bujar Osmani tha se Fronti Europian është moment historik në përpjekjet tona për të garantuar një jetë më të begatë për ne.Secila votë ka vlerë dhe rëndësi e veçanërisht këtu në Krushevë. E keni natyrën më të bukur në vend dhe të jeni krenar për të, ta ruani për brezat e ardhshëm. Bashkim më…
Kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani sot ka kërkuar mbështetje për idenë e presidentit të parë shqiptar nga banorët e Krushevës. Ai në tubimin me qytetarët ka ngre çështjen e përçarjes dhe tendencës për t’i copëtuar interesat e shqiptarëve në interesa rajonesh. “Historikisht përpjekja ka qenë të na përcajnë në parti qytetesh, që të krijojmë identitet lokale, që mos të krijojmë një platformë kombëtare. Kujtoj se ne nuk e bëmë gjuhën shqipe duke u përcarë, por duke u bërë bashkë. Kryeministrin shqiptar e bëmë bashkë. Andaj na duhet mbështetja edhe për misionin e radhës për presidentin e parë”,…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur mbështetjen e tij për VMRO-DPMNE-në. Sipas ish presidentit të Shqipërisë, nga fitorja e VMRO-së do të kenë përfitim të gjithë qytetarët e Maqedonisë, shkruan SHENJA. “Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj. Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit…
Arben Taravari kandidat për president nga VLEN nëpërmjet një video mesazhi ka njoftuar se tubimi në Gostivar anulohet përshkak të aksidetit tragjik që ka ndodhur. “Të nderuar qytetar të Gostivarit, ngushëllime të gjithëve. Sot ka ndodhur një rast tragjik në Gostivar, në aksident trafiku ka humbur jetën Edmon Hamzai, shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë Gostivarit” Ndryshe, sot duhej të mbahej tubimi qëndror i tubimit në Gostivar. MARKETING
Kryeministri Talat Xhaferi ka dënuar ashpër sulmin e Iranit mbi Izraelin, shkruan SHENJA. Ai thotë se kjo mund të sjellë deri në përshkallëzimin e mëtutjeshëm të situatës në rajon. “Si Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e dënoj ashpër atakun e Iranit mbi Izraelin gjatë natës, i cili mund të sjellë deri në përshkallëzimin plotësues të gjendjeve në Lindjen e Afërme. Jam i bindur se dhuna lind dhunë dhe ky rreth përsëritës i hakmarrjes e përshkallëzon situatën në rajon në mënyrë të pakthyeshme, e cila mundet shumë lehtë të zgjerohet. Apeloj për ndërpritje urgjente të gjitha dhunës dhe evitimin…
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente Gordana Siljanovska Davkova, në tubim me qytetar tha se pretendon se do të udhëhiqet nga ajo që e ka të shkruar në programin zgjedhor, sepse siç thotë ajo, këto nuk janë fjalë të zakonshme, nuk është letër, është besim,premtim dhe obligim. Sipas saj, qeveria që po largohet është qeveria më e tmerrshme, kaotike, e frustruar dhe e pasigurt. Siljanovska thotë se ata nuk kanë raport dhe llogari për atë që kanë bërë, sepse kanë bërë atë që nuk u lejohet, e jo atë që është e nevojshme në interes të shtetit dhe qytetarëve. “Ata nuk…
Kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski deklaroi se dy gjëra janë konstante jetike të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut dhe nëse nuk i kushtojmë rëndësi të dyjave, vendi nuk do të përparojë. E para është integrimi euroatlantik, e dyta është bashkëjetesa ndëretnike, tha ai. Ai shtoi se kemi një traditë historike të bashkëjetesës ndëretnike dhe se me Marrëveshjen Kornizë është bërë pjesë e Kushtetutës. “Praktika aktuale tregon se marrëdhëniet ndërkombëtare kanë qenë më të larta në 6-7 vitet e fundit sesa në 11 vitet e regjimit të mëparshëm. Të rinjtë më nuk janë rrahur në transporte publike,…
Kryetari i Komunë së Tetovës Bilall Kasami bashkë me përfaqësuesit e NPK, kandidatët për deputetë, aktivistë dhe aktiviste sot pastruan dhe kositën barin tek Parku i Gruas në Tetovë. “Tetovën e gjetëm nën gërmadha, me gropa, pa rrugë e pa bulevarde.Sot, për çdo ditë po shndërrohet në qytet europian. Me rrugë e rrugica të asfaltuara, me bulevarde të reja që lehtësojnë qarkullimin e qytetatëve dhe kaosin në qytet. Në Tetovë, sot investohet më shumë se kurrë në ekologji, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e parqeve të reja. Të tjerët “agjendën e gjelbër” e përdorën vetëm për ta mbuluar korrupsionin, ndërsa mbuloheshin nga…
Kandidati i Frontit Evropian për president të shtetit, Bujar Osmani, e ka ftuar kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska në debat me të ose në podkasitin e tij, për t’i ballafaquar argumente, pasi siç ka thënë, ai, në këto zgjedhje ka betejë mes dy koncepteve të ndryshme.Osmani ka thënë se thirrja e opozitës maqedonase, veçanërisht e VMRO-DPMNE-së, për 61 deputetë është thirrja më nacionaliste dhe shoviniste e mundshme, etnocentrike dhe përjashtuese, që kërkon supremcinë e një komuniteti ndaj komuniteteve tjera.“Është përjashtim i komunitetit shqiptar, turk, boshnjak, rom, vllah, etj. Dhe bile diku e thasë, se duhet prokurori të merret, se në…

