Author: almakos

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari në konferencë për media ka deklaruar se rastet si Monstra, Sopoti, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjerët janë emra që na kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, ato të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin dhe qytetarin në përgjithësi.“Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal na kanë sjellë në gjendje ku vetëm 2% të qytetarëve u besojnë drejtësisë”, tha Taravari, raporton SHENJA.Ai tha se si president i Maqedonisë do të ndërmerr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe rikthimin…

Lexo më Shumë

Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e vlerësoi si “paturpësi” dhe e pyeti nëse donte të dorëzonte një Rezolutë për gjenocidin e serbëve në Jasenovac, së bashku me Serbinë. “Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe dhe mbi të gjitha, ata na ftojnë të marrim pjesë në të. A duhet të jemi në anën…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm para qytetarëve të Dibrës ka numëruar zotimet kryesore nga Dekalogu i tij. “Nëse kam pasur sfidë, si ministër i Jashtëm të hap bisedimet me BE pas 17 vite pritje, besoni që mundem si President ta rrumbullakoj anëtarësimin ne BE në 5 vitet e ardhshme, dhe do të fus të gjithë potencialin e Frontit Europian, të gjithë dijen time, përvojën time, njohjet nga proceset që i kam udhëhequr, kontaktet e mia nëpër botë, që ta bëj këtë proces për 5 vitet e ardhme. Dhe, po zotohem para jush, se…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari ka komentuar edhe deklaratën e kundërkandidatit të tij Bujar Osmanit i cili sot propozoi të Maqedonia e Veriut të dalë nga nisma “Ballkani i Hapur” “Atyre vendeve që bëjnë aggression nuk u shtrëngojmë duart, siç bën kundërkandiati im në ikje. Sot dëgjova se aj ishte bërë pishman për Ballkanin e Hapur dhe se do të propozojë daljen e Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë e Vuçiçit e përkrahur nga Llavrovi. Zotëri Bujar Osmani i themi mos u bën haxhi pishman. I themi së vonë i ka dalë gjumi. Keni ngelur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti dhe njëherësh bartës i Listës për deputetë nga koalicioni VLEN në Njësinë e parë zgjedhore, sot takoi qytetarë dhe tregtarë nga Komuna e Çairit prej ku u diskutua mbi aktivitetet e përditshme të qytetarëve, problematikat të cilat tangojnë dhe mbështetjen e tyre e parezervë ndaj Lëvizjes Demokratike dhe VLEN. [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Euroambasadori Dejvid Gir nuk e komenton deklaratën e kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, se ndryshimet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, por përsëriti se pret zbatimin e këtyre ndryshimeve për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së. Para fillimit të panel diskutimit “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor” i cili u mbajt sot në Info qendrën e BE-së në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse ky kusht do të nënkuptonte hyrje në një krizë politike, tha se përfshirja e bullgarëve në…

Lexo më Shumë

Organet e rendit kanë arrestuar gjithësej 17 punonjës të burgjeve, për shkak të dyshimit se kanë ndihmuar në arratisjen e një të burgosuri. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj gjashtë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit tetor të vitit të kaluar kanë kryer veprën penale të mundësimit të arratisjes së personit të privuar nga liria, ndërsa një person dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale. Për 6 prej tyre, është propozuar masa e paraburgimit. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE “Më datë 26.10.2023 në një objekt privat shëndetësor në Shkup, pesë…

Lexo më Shumë

715 shoferë janë gjobitur të dielën pasi kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se ajo që lejohet me rregullat e komunikacionit. Gjatë një kontrolli aksionar që bëri të dielën Ministria e Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e vendit sanksionoi qindra shoferë të cilët nuk i respektonin rregullat e qrkullimit rrugor.Nga MPB sqarojnë se nga 715 automjetet që lëviznin me shpejtësi të madhe, 336 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 379 automjete jashtë vendbanimeve. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Janë sanksionuar 715 drejtues mjetesh. Prej tyre, 55 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari sot vizitoi qytetin e Velesit dhe vendbanimet përreth tij. Fillimisht ishte në Xhaminë e Velesit, pastaj vizitoi edhe tregun e qytetit dhe dëgjoi kërkesat e tregtarëve dhe qytetarëve. “Sot vendosëm ta vizitojmë Maqedoninë lindore dhe ta fillojmë nga qyteti i Velesit për të bashkëbiseduar me tregtarët, njerëzit dhe më pas do të vazhdojmë në lagje dhe vendbanime të tjera”, tha Taravari. Taravari thekson se vizita e tij në këto vendbanime është dëgjimi i kërkesave të qytetarëve dhe njoftimi nga afër me problemet që ata ballafaqohen. “Këtu në treg më treguan për punën e…

Lexo më Shumë

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani ka komentuar fotografinë që u shpërnda në rrjetet sociale, e ku shihet se si një hoxhë atij ia puthë dorën.“Dje, gjatë tubimeve të fushatës, një foto ku një zotëri i moshuar më puthi dorën u përhap gjerësisht në internet. Dua të sqaroj se ky zotëri është një hoxhë i respektuar 84-vjeçar, Isnija Topalovski, , hafëzi më vjetër në Dollneni që ka shërbyer në xhaminë lokale të fshatit Debresh të Dollnenit për 65 vjet. Së fundmi, ai ka pasur një intervenim mjeksor, dhe gjesti i tij ishte një shprehje respekti ndaj duarve të një kirurgu…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski, para qytetarëve të Kumanovës, e prezantoi programin e tij për mandatin e ardhshëm 5 vjeçar dhe njëkohësisht rikujtoi punët që ka bërë gjatë mandatit që po e lë pas, si president i shtetit. Ai përmendi dy momentet më të rëndësishme të vendit, antarsimi në NATO dhe nisja e negociatave me BE-së, të cilat siç tha, ata si parti i kishin shtyrë këto procese përpara. Pendarovski u ndal edhe te raportet ndëretnike, për të cilat tha se asnjëherë nuk kanë qenë në këtë nivel si tani. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kumanovës, që…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,38 % në raport me vendimin e datës 8.4.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l. Nga data 16.4.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 86,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 88,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet…

Lexo më Shumë