Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari në konferencë për media ka deklaruar se rastet si Monstra, Sopoti, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjerët janë emra që na kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, ato të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin dhe qytetarin në përgjithësi.
“Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal na kanë sjellë në gjendje ku vetëm 2% të qytetarëve u besojnë drejtësisë”, tha Taravari, raporton SHENJA.
Ai tha se si president i Maqedonisë do të ndërmerr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe rikthimin e besimit në sistemin e drejtësisë.
“Me koalicionin VLEN do të kemi si top prioritet ngritjen e një gjyqësori të pavarur efektiv dhe të drejtë, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe nuk do të shtypet për shkak përkatësisë kombëtare. VLEN zotohet për krijimin e një trupi të përkohshëm ekspertësh perëndimor kyresishtë nga vendet evropiane që do të integrohen në këhsillin prokuroria dhe gjyqësor të Maqedonisë së Veriut për një mandat gjashtë vjeçar. Ky trup do të monitorojë punën e gjykatësve dhe prokurorëve”, u shpreh më tej Taravari.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Provokon nëna e Kevinit, publikon video me momentet me ‘hot’ të saj
- Protesta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen/ Krenar Ahmeti: Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë
- Breshër dhe reshje të rrëmbyeshme në disa pjesë të vendit
- Trumpi bëhet presidenti i parë amerikan në detyrë që shfaqet në një monedhë në qarkullim
- Protesta e 95! Shqiptari nga SHBA në protestën në Tiranë: Rama ka shpopulluar vendin! SPAK të reagojë, qytetarët janë në shesh
- E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
- Dita e 95-të e revoltës qytetare/ Nis protesta kundër qeverisë, protestuesit mblidhen te Sheshi ‘Skënderbej’: Ju erdhi fundi!
- Vera e gjatë e Republikës së trazuar!



