Author: almakos

Gjykata Themelore e Koçanit ka sjellë një vendim me burg të përjetshëm. Bëhet fjalë për një burrë i cili e kishte goditur gruan e tij në mënyrë brutale 40 herë me thikë. Ngjarja kishte ndodhur shtatorin e vitit të kaluar.“Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.Personi në fjalë akuzohet edhe…

Lexo më Shumë

Alkaloid për herë të dytë është shpallur fitues absolut për punëdhënësin më atraktiv, gjegjësisht kompani më e dëshirueshme në vend për të punuar për gjatë vitit 2023, bazuar në kriteret e mëposhtme: monitorimi i interesimit për njoftimet e kompanisë dhe reklamat nga vizitorët tek uebfaqja “vrabotuvanje.com”, interesimi i aplikantëve dhe anketa e realizuar me temë “Në cilën kompani do të punësoheshit pa u menduar?”. Ngjarja për herë të parë u realizua në vitin 2023 përmes simbolikës së Oscars për punëdhënësit në vend, me qëllim të afirmimit të praktikave pozitive të tregut të punës në Maqedoni.Çmimi për punëdhënës më i dëshiruar…

Lexo më Shumë

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje, tha ai, ka një bashkim të plotë të opozitës.“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se…

Lexo më Shumë

Në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropian, u zgjodh edhe presidenti i shtetit, Bujar Osmani.Bujar Osmani tha se ai nuk ka qenë kandidat i një partie, por kandidat i të gjitha komuniteteve të cilat kanë ëndërruar për një shtet të mundësive të barabarta.“Dhe zgjedhja ime për president është realizimi i ëndrrës së kamotshme të rrënimit të barrierës që u kufizonte njerëzve të ëndërrojnë pa kufi në këtë shtet”, deklaroi Bujar Osmani, shkruan SHENJA.Osmani tha se vendimi për ndryshimet kushtetuese është historik. AI kërkoi që të ketë konsensus për cështjen e kapitujve dhe negociatave me BE.“Nuk ka më dallime pozitë…

Lexo më Shumë

Pas shterjes së debatit mbi ndryshimet kushtetues, në seancën simuluese të Kuvendit të Frontit Evropan, u hedh në votim propozimi për ndryshimet kushtetues.Me 120 vota, të gjithë deputetët njëzëri votuan që të ndodhin ndryshimet kushtetuese, me të cilat populli bullgar bëhet pjesë e Kushtetutës, si dhe në të ardhmen, presidenti të zgjedhet në Kuvend me 2/3 e votave. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Fronti Europian ka mbajtur seancë simuluese konstitutive të Kuvendit nga zgjedhjet e 8 majit. Me seancën ka udhëhequr kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Fillimisht u konfirmuan deputetët, ndërsa më pas u zgjodh edhe kryetarin i Kuvendit, shkruan SHENJA.Me 120 vota nga të pranishmit votuan që Zijadin Sela të jetë kryetari i Kuvendit.Pas zgjedhjes së Ziajdin Selës, u kalua në pikën e radhës ato të ndryshimeve kushtetuese.U kërkua që të ndryshohet kushtetuta dhe të shtohen edhe populli Bullgar.Po ashtu u kërkua që edhe presidenti të votohet në Kuvend me 2/3 e votave. MARKETING

Lexo më Shumë

Për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe borë në vendet më të larta, Qendra për Menaxhim me Kriza apelon për vigjilencë, pastrim të rregullt të kanaleve lokale, të mos hidhen mbeturina në to dhe aty ku ka të pastrohen sepse mund të krijojnë një digës dhe për të derdhur ujin prej tyre. “Duke qenë se pritet edhe një erë e fortë, në të njëjtën kohë bëhet apel për t’u kushtuar vëmendje gjërave që mund të “fluturojnë” nga ndërtesat në vendbanime dhe veçanërisht nga ndërtesat që janë në ndërtim, në kantieret, të gjitha. gjërat që do…

Lexo më Shumë

Front Europian stacionin e rradhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri shumë të madh të qytetarëve kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka theksuar se ky front jo vetëm që do bëj histori, por do e avancojë edhe më shumë atë.Pse u ndërtua Fronti? Frontet dhe bashkimet bëhen në situata kur je përpara reziqeve, kur përpara shtrohen çështje madhore që kërkojnë zgjidhje, por në front nuk i përmbush çdokush standardet sepse për të qenë në front ka edhe standarde, mençurinë, misionin dhe vizionin dhe pikërisht ky front është momenti më vendimtarë që do të bëj jo vetëm…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka vazhduar dje (17.04.2024) me kontrollet të shtuara në komunikacion me ç’rast vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 129 gjoba. Prej tyre 24 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për drejtim automjeti pa patentë shoferi, katër për kalim në semafor të kuq, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjeteve. “Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet…

Lexo më Shumë

Fronti Europian takimin e radhës parazgjedhor e vazhdoi në komunën e Pllasnicës. Para qytetarëve kryetari i BDI Ahmeti tha se bashkimi i fuqive politike në Frontin Europian është një mision i rëndësishëm me qëllim që të bëhemi më të fortë sepse rrethanat në të cilat jetojmë janë rrethana që duhet me shumë kujdes t’i analizojmë dhe tejkalojmë. “Unë jam sot këtu me bashkëpunëtorët e mi që t’i jap përkrahje Bujar Osmanit i cili është kandidati më i mirë gjatë kësaj fushate presidenciale. Unë e përcjellë të gjithë kandidatët në këtë fushatë dhe aspak nuk jam i njëanshëm sepse Bujar Osmani…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se për ata, mbi gjitha është fillimi i negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Ai tha se nëse dëgjohet BDI-ja, për ta kanë filluar negociata, por realisht, dihet se ato nuk kanë filluar.“Negociatat me BE-në do të fillojnë në momentin që do të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Ne kemi pranuar shumë porosi nga përfaqësues të BE-së dhe SHBA-ve të cilët kanë thënë se korniza negociuese nuk ndryshon, dhe kjo është aksiom…”, u shpreh Arben Taravari.Ai tha se ajo që kërkohet është thjeshtë një garancie gjentellmen…

Lexo më Shumë

“Politika e Jashtme Turke vazhdimisht është në anën e paqes dhe stabilitetit – kjo është primare për ne”. Kështu deklaroi ambasadori i Turqisë, Fatih Ulusoy, në panel diskutimin mbi implikimet e konflikteve në Ukrainë dhe Gaza. Stabiliteti dhe paqja për ta shtoi ai,  është primare jo vetëm në rajone tjera, por edhe në Ballkan, sepse paqja dhe stabiliteti i Ballkanit për ta është e barabartë me atë të Turqisë. Fatih Ulusoy, ambasador i Turqisë “Ne në përgjithësi, në këtë panel diskutimi, folëm për rolin e Turqisë në zhvillimet e fundit mbi Gazën, së fundi sulmi i Izraelit në ambasadën iraniane…

Lexo më Shumë