Nëse jeni nga ata persona që do të shkoni në shtrat me flokë të lagura, duhet ta dini se kjo nuk rekomandohet. Përveç faktit që lagështia dëmton flokët, ajo mund të ketë edhe efekte negative në shëndet. Më shumë zbokth shfaqet në flokë Zbokthi shfaqet për shkak të pranisë së kërpudhave në skalpin tonë që ushqehen me vajrat yndyrore të gjëndrave të flokëve për të rigjeneruar qelizat e kokës. Por kur është më i lagësht se zakonisht, kjo kërpudhë shumohet shpejt, duke krijuar zbokth të padëshiruar. Flokët janë më të ngatërruar Pa dyshim, të shkosh në shtrat me flokë të…
Author: almakos
Nga koalicoioni VLEN sot përmes një konference për shtyp deklaruan se pushteti përmes policisë po shtron presion nga qytetarëve që të marrin pjesë në tubimet e tyre.“Ky fenomen edhe më i theksuar është në Njësinë Zgjedhore 6, për më shumë se 1 muaj, Tetova është shndërruar në qytet ku bandat në mes të ditës gjuajnë mes vete, ku të burgosurit lëvizin lirshëm ndërsa policë të caktuar u bëjnë presion qytetarëve të Njësisë Zgjedhore numër 6, madje edhe përmes thirrjeve në telefon që të dalin në tubimet e BDI-së dhe të votojnë BDI-në”, tha mes tjerash Sulejmani. MARKETING
Kryetari i partisë “Znam” dhe kandidat për president, Maksim Dimitrievski ka sulmuar ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke thënë se atë nuk e ndjen si ministër të vendit por si të Kosovës.“Do të formoj ekip serioz në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, natyrisht edhe me ministrin e ardhshëm të Punëve të Jashtme që besoj se do t’i mbrojë interesat nacionale të Maqedonisë, dhe jo si në këtë rast z. Osmani, të cilin më shumë e ndjej si ministër i Jashtëm i Kosovës sesa i Maqedonisë. Dhe nga këtu do të veprojmë dhe do të realizojmë gjithçka…
Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin e tij tha se Fronti Europian garanton ardhmëri të sigurt, stabilitet, qëndrueshmëri dhe se këto mund të arrihen me kuadro të dëshmuar në të gjitha drejtimet, duke vendosur theksin në kandidatin e Frontit Europian për President, Bujar Osmanin.“Fronti është ndërtuar për t’u përballur me rreziqet që mund të na kanosen dhe më mirë është të përgatitesh kur ke informacion se çka ndodhë rreth e rotull rajonit tonë, një rajon akoma i pa stabilizuar, por edhe një Europë në luftë, Ukraina nuk është…
Mediat amerikane, duke u bazuar në zyrtarë amerikanë njoftuan se Izraeli ka kryer sulm ndaj Iranit, transmeton Anadolu. Lajmi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit i cili u raportua fillimisht nga kanali amerikan ABC News, bazuar në një zyrtar amerikan u transmetua më pas për ndjekësit e tyre edhe nga CBS News dhe CNN. Sipas lajmeve të bazuara në zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, Izraeli nisi një kundërsulm ndaj Iranit në orët e para të mëngjesit të së premtes me orën lokale. ABC News vuri në dukje se nuk janë konfirmuar pretendimet që Izraeli ka goditur edhe disa zona në Siri…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sonte bashkë me partnerët e koalicionit të Frontit Europian kanë takuar banorët e komunës së Likovës. Sela tha se Fronti Europian është barriera kryuesore e cila ne shumë segmente do të ndalojë çdo frymë ruse dhe serbe në vendin tonë. “Ne po jetojmë në situata të ndjeshje që e kaplojnë rajonin, nuk ka ditë në të cilën nuk ndëgjohet ndonjë konflik i ri, në aspektin gjeopolitik ju e shihni se ka një njollë të zezë Ballakni Perëndimorë, dhe kjo njollë e zezë natyrishtë që është Serbia që nëpërmjet Putinit mundohet që të futet…
Kandidati për presindet nga radhët e VLEN, Arben Taravari sonte në tubimin qëndror në Strugë premtoi se VLEN-I si qeverisje e ardhshme do të angazhohet që paga minimale deri në fund të vitit 2028 të jetë 800 euro, raporton SHENJA. “Të dashur struganë, emigrimi në vendin tonë është mbi normë. Shifrat janë alaramuese. Veç flasim për eksoz. Ne si qeverisje e ardhshme e VLEN ne do të marrim vendime për rritjen e pagës. Do të angazhohemi pa rreshtur që paga minimale deri në fundin e mandatit tonë të vitit 2028 të arrijë të jetë minimum 800 euro”, u shpreh Taravari.…
Ministria e Shëndetësisë sot e ka përsëritur qëndrimin se zgjidhje për specializantët privatë të cilët nga e hëna janë në grevë do të ketë pas zgjedhjeve. “Ministria e Shëndetësisë çdoherë angazhohet për përmirësimin e kushteve për punë të punonjësve shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve, të cilat mes tyre përfshijnë specializantët privatë. Në periudhën e kaluar, specializantët privat kanë pasur disa takime me ministrin e Shëndetësisë dhe me përfaqësues të Ministrisë, ku u dëgjuan kërkesat e tyre dhe u përgatit një raport, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për statusin e tyre të punës. Në seancën e fundit të qeverisë u mor vendim…
Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot ka vazhduar takimet e tij me qytetarët në komunën e Llozovës – fshati Dorfuli, ku shumica e banorëve janë turq. Motoja kryesore e Bakit për zgjedhjet është:”Të gjithë bashkë do të arrijmë fitoren më 24 prill dhe 8 maj”. MARKETING
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka reaguar ashpër ndaj tentativës së TV Alfa për të bërë presion mbi organin rregullator duke publikuar informacione dashakeqe. Gjegjësisht, në edicionin e emisionit “Fli nëse mundesh”, premierë në mbrëmjen e 16 prillit 2024, gazetari Goran Momirovski ndër të tjera pohoi se Agjencia: ndërhyn në politikën editoriale të TV Alfa dhe ai kërcënon joformalisht TV Alfa se mund të mbyllet nëse nuk ka “një lloj ekuilibri që është shumë subjektiv”. Që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, punonjës të Tv Alfa i janë drejtuar disa herë Agjencisë për zbardhjen e dispozitave…
Gjykata Themelore e Koçanit ka sjellë një vendim me burg të përjetshëm. Bëhet fjalë për një burrë i cili e kishte godituar gruan e tij në mënyrë brutale 40 herë me thikë. Ngjarja kishte ndodhur shtatorin e vitit të kaluar. Prokuroria Themelore Publike “Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike në Koçan, dhe pas pranimit të fajësisë, Gjykata Themelore në Koçan ka nxjerrë aktgjykim dënues për një person për veprën penale – Vrasje e kryer gjatë dhunës në bazë gjinore dhe në mënyrë mizore, ndërsa autori është dënuar me burgim të përjetshëm”. Personi në fjalë akuzohet edhe për veprën…
Gjysmë milliard euro për zhvillimin infrastrukturor të komunave, 10 000 euro për çdo individ nga aksionet e ndërmarrjeve shtetërore, paga mesatare 800 euro dhe ndalesa e kazinove dhe e kredive të shpejta. Këto janë disa nga premtimet e koalicionit VLEN, në nisjen e fushatës parlamentare. Sipas kandidatit për president nga ky koalicion Arben Taravarit, në takimet me qytetarët, problemi kryesor më i shpeshtë që është përmendur ka qenë varfëria, emigrimi i të rinjëve dhe papunësia. Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN “Të rinjtë largohen pikërisht përshkak se rrogat janë të vogla dhe vështirë se mund të gjejnë punë…

