Author: almakos

Krerët e koalicionit VLEN në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kanë pirë kafe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.Ashtu edhe siç dihet, ky koalicion, gëzon mbështetjen e drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj. MARKETING

Lexo më Shumë

BDI dhe Fronti Evropian i kanë reaguar Arben Taravarit, dhe deklaratave të tij, se do t’i mbyll bastoret në Maqedoninë e Veriut.“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga LSDM Stevo Pendarovski në tubimin e mbrëmshëm deklaroi se vendi duhet të vazhdojë përpara në rrugën evropiane, e të mos kthehet në baltën dhe kënetën ballkanike në kohë të pasigurisë. Ai tha se në shtatë vitet e fundit është realizuar anëtarësimi në NATO, është përshpejtuar procesi integrues në BE, për të cilin siç tha ai fatkeqësisht sot ka ngecur për shkak të bllokadave të VMRO-DPMNE-së dhe shtoi se partia e udhëhequr nga Hristijan Mickoski nuk ka asnjë plan për të ardhmen.   STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA LSDM “Kur i pyesim se çfarë do të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska i ka hedhur poshtë akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe paralajmëroi padi për shpifje. Ministrja sot në konferencën për mediat tha se Arsovksa në mënyrë shtesë e ka dëmtuar buxhetin për rikonstruktimin e sallës për 20 milionë denarë. “Kategorikisht i hedh poshtë gënjeshtrat e sajuara dhe pretendimet skandaloze të Arsovskës se kam qenë në dijeni për zjarrin dhe nuk e kam paraqitur. Lajmi për zjarrin u përhap aq shpejt sa në një kohë shumë të shkurtër u vërshuan rrjetet sociale ku dhe unë u njoftova dhe në të njëjtin…

Lexo më Shumë

 Nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa, deri në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë i ndryshueshëm, në disa vende me të reshura të përkohshme të shiut, kumtoi DPHM. Të premten të reshura të mëdha priten në pjesët jugore, ndërsa të dielën në disa vende. Për shkak të uljes së masës më të ftohtë ajrore në malet, të reshurat përkohësisht do të jenë të borës dhe në vendet më të larta dhe në male do të formohet shtresë e re e borës. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej minus një deri tetë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Situata në Lindjen e Mesme dhe pasojat mbi çmimin e naftës ka qenë tema boshte të takimit të sotëm të Bordit të rregullatorëve të Komunitetit energjetik dhe kryetarit të Komisionit rregullator energjetik dhe shërbime të ujit, Marko Bislimoski. Për MIA-n nga Athina ai thotë se nuk përjashtohet “efekti mbi çmimet e derivateve të naftës”. “Zhvillimet e reja gjeostrategjike në Lindjen e Mesme konfirmojnë se nuk ka parashikueshmëri apo siguri kur janë në pyetje çmimet e energjensave. Prisnim që ky të jetë takim i qetë, por një gjë është e sigurt se ‘gjendja e jashtëzakonshme’ është diçka normale për të gjitha…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mori pjesë në një diskutim të hapur për bashkësponsorizimin e rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë nga Maqedonia e Veriut, ku theksoi se dënimi dhe kujtimi i gjenocidit të njohur ndërkombëtarisht në Srebrenicë është detyrë njerëzore. Njëherit, ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur jo vetëm ta mbështesë, por edhe ta bashkësponsorizojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. “Dënimi i gjenocidit është një detyrë universale njerëzore dhe nuk ka lidhje me asnjë përkatësi. Në vitin 2010, Kuvendi ynë mori vendim lidhur…

Lexo më Shumë

Studentët privatë vazhdojnë grevën për të kërkuar kushte më të mira dhe siguri për punën e tyre. Rreth 400 prej tyre janë në grevë të përgjithshme për dy ditë me radhë, duke insistuar për kompensim mujor më të lartë, sigurim shëndetësor dhe zgjidhjen e statusit të papunëve. “Ne sugjeruam nga ana jonë që nëse problemi është në periudhën parazgjedhore dhe funksionon një qeveri teknike, Ministria e Shëndetësisë të kërkojë mendim nga Komisioni Kundër Korrupsionit dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve”, thanë specialistët pas takimit. Ministri Ilir Demiri ka akuzuar grevën si një veprim me sfond politik, duke pretenduar se kërkesat janë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell zyrtarisht e ka emëruar diplomatin grek Mihalis Rokas ambasador të ri të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. Rokas momentalisht është ambasador i BE-së dhe shef i Delefacionit të Unionit në Malajzi, detyrë në të cilën ndodhet nga dhjetori i vitit 2020. Paraprakisht, Rokas ka qenë i ngarkuar me punë të BE-së dhe shef i Delegacionit në Zelandë të Re, e pastaj edhe drejtues i Departamentit për mbështetje të delegacioneve pranë Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS). Në kuadër të rotacionit të rregullt diplomatik Borrell gjithsej…

Lexo më Shumë

“Unë, bartësi i listës së Frontit europian dhe kandidati për deputet Prof. dr. Sulejman Baki, bashkë me zëvendës ministrin e transportit dhe lidhjeve z. Bekim Rexhepi, zëvendës ministrin e mbrojtjes z. Tiron Jajaga, deputetin e Aleancës për Shqiptarë Elmi Aziri dhe koordinatorin e BDI-së për njësinë e tretë zgjedhore z. Nefi Durmishi realizuam hapjen e shtabit zgjedhor në Konjaren e mesme pranë komunës së Petrovecit. Bashkë do i fitojmë zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit!”, ka shkruar në rrjetin e tij social facebook, bartësi në njësinë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki. MARKETING

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE përveç që po planifikon izolimin me Bashkimin Europian, të njëjtën e dëshiron edhe me vendet fqinje të Maqedonisë së Veriut. Pas marrëdhënieve të ngrira me Bullgarinë fqinje, VMRO dhe Mickoski dëshirojnë ta kthejnë vendin në gjendjen e para vitit 2008. Konkretisht, sot – deputeti, njëherësh nënkryetar i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski dhe as zëvendësi i tij, Vllado Misajllovski nuk kanë udhëtuar për në Strasburg në mbledhjen e Ansamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, ku duhet të votohet për Rekomandimin që Kosova të anëtarësohet në APKE. Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë për politikat përçarëse dhe izoluese të VMRO-së dhe…

Lexo më Shumë

Shkollat po mbyllen e disa po zbrazen dhe numri i nxënësve dukshëm po ulet. Këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas të dhënave të tyre për vetëm një vit, janë mbyllur 14 shkolla. Enti Shtetëror i Statistikave “Në vitin shkollor 2021/2022 në vend kishte 976 shkolla, ndërsa në vitin pasues shkollor 2022/2023 ky numër është 962. Në arsimin fillor vitin e kaluar kanë pasur 10.997 paralele dhe 182.245 nxënës, ndërsa në vitin paraprak kishte 11.057 paralele dhe 184.910 nxënës”. Statistikat gjithashtu tregojnë se rënie të numrit të nxënësve ka edhe në arsimin fillor edhe në atë…

Lexo më Shumë