BDI dhe Fronti Evropian i kanë reaguar Arben Taravarit, dhe deklaratave të tij, se do t’i mbyll bastoret në Maqedoninë e Veriut.
“Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se, ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në Komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.
Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, të nis me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.
BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 02.09.2026
Aktuale
- “Pa rini nuk ka Shqipëri!”, Dita e 95-të e revoltës, studentët iu bashkohen protestuesve në shesh kundër Edi Ramës
- Provokon nëna e Kevinit, publikon video me momentet me ‘hot’ të saj
- Protesta e 95 kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen/ Krenar Ahmeti: Të gjithë në shesh, me prezencën tonë do ta gjunjëzojmë këtë klikë
- Breshër dhe reshje të rrëmbyeshme në disa pjesë të vendit
- Trumpi bëhet presidenti i parë amerikan në detyrë që shfaqet në një monedhë në qarkullim
- Protesta e 95! Shqiptari nga SHBA në protestën në Tiranë: Rama ka shpopulluar vendin! SPAK të reagojë, qytetarët janë në shesh
- E Majta propozon që për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes
- Dita e 95-të e revoltës qytetare/ Nis protesta kundër qeverisë, protestuesit mblidhen te Sheshi ‘Skënderbej’: Ju erdhi fundi!



