Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova fushatën zgjedhore e vazhdoi në Kavadar. Ajo u sugjeroi qytetarëve të mos besojnë në fjalë, por vetëm në vepra, sepse siç tha kundërshtarët e saj janë të frikësuar para këtyre zgjedhjeve. Ndërsa u zotua se do të bëjë gjëra që nuk i ka bërë presidenti i deritashëm, mes tjerash afrim me qytetarët përmes zyrave popullore. Sipas saj, imazhi i shtetit është imazhi i presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit, ambasadorëve, kryetarit të Gjykatës supreme apo kushtetueses.
“Mendoj se është momenti i fundit për të bërë diçka për të rikthyer krenarinë, ndërsa ne kemi shumë gjëra që mund të na bëjnë krenar. Ky vend është larg shtetit ligjor, shteti është partiak! Mendoj se ju nuk e meritoni këtë pushtet, duhet ndryshuar dhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale ju premtoj se do ta realizoj atë që prisni nga unë. Do t’ju dëshmoj se legjitimiteti im buron nga ju dhe jo nga dikush tjetër”, ka deklaruar Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së.
Data 02.09.2026
Aktuale
- OKB-ja: Ngrohja globale do të kalojë pragun prej 1,5 gradë Celsius në vitet e ardhshme
- Uji shkatërroi gjithçka, por jo “shtëpinë jeshile” – Si ndërtesa trekatëshe në Nepal i mbijetoi furisë së përmbytjes, pronari i saj rrëfen tmerrin
- KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar
- (VIDEO) Incidenti në Çair, paraburgim prej 30 ditësh për 19 vjeçarin e dyshuar
- (VIDEO) Incidenti në Çair, paraburgim prej 30 ditësh për 19 vjeçarin e dyshuar
- Helmohen 120 persona në Fushë Arrëz nga ndotja e ujit të pijshëm
- (VIDEO) Janevska: Bashkimi në grupe më të mëdha i socializon fëmijët
- Arlinda Hasani Sinani emërohet zëvendësguvernatore e Bankës Popullore



