Koalicioni VLEN në konferencë për media kanë falënderuar qytetarët të cilët kanë votuar këtë koalicionin.Bilall Kasami në fillim tha se do të theksojë se ata janë fitues të votës shqiptare, raporton SHENJA.“BDI ka blerë vota e komuniteteve dhe shtresave të rrezikuara shoqërore. VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në këto zgjedhje dhe në qeverinë e ardhshme. BDI edhe me këto rezultate nuk nxjerr deputetë shqiptarë. BDI me këto sjellje e humbi legjitimitetin politik të flas në emër të shqiptarëve. Prandaj më 8 maj ne do të fitojmë” tha Kasami, duke shtuar se do ta përmbysin rezultatin e këtyre zgjedhjeve.Ai…
Author: almakos
Kandidati i partisë “Grom” Stevço Jakimovski ka pranuar humbjen dhe ka uruar Gordana Siljanovskën.“Dëshirojë ta uroj Gordana Siljanovskën dhe t’i dëshiroj fat në rrethin e dytë. Larg janë rezultatet nga prishmëritë, me rëndësi ishte se ata kishin mundësi për përzgjedhje. Nëse qytetarët janë në të drejtë do të shohim pas 5 viteve, të jemi gjallë dhe shëndosh”, ka shkruar Stevço Jakimovski. MARKETING
“Urime të gjithë qytetarëve ditën e sotme të zgjedhjeve. Ne kemi treguar se mund të mbajmë zgjedhje të qeta dhe demokratike. Nuk kam vërejtje për sjelljet e kundërshtarëve të mi, as për fjalorin e tyre”, tha në një konferencë për media në ora 19:00, kandidati për president Stevço Jakimovski. Jakimovski theksoi se është më e rëndësishmja që zgjedhjet ishin paqësore dhe se bota mund të shohë se njerëzit në Maqedoni janë të qetë dhe kanë qëndrim demokratik. “Nëse do të kishte një pjesëmarrje më të madhe, mund të themi se populli ka vendosur se kush do të jetë president sot”,…
Pas mbylljes se votimeve, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski ka deklaruar se këto zgjedhje janë fillimi i fundit të kësaj qeverie. Ai shtoi se sot qytetarët treguan se këto zgjedhje i kanë me rëndësi dhe për këtë shkak kanë dalë të votojnë në përqindje të madhe. MARKETING
Shefik Bajrimi, shef i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë ka nxjerrë nga shtabi i përgjithshëm i SPB-Tetovë të punësuarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili është urdhëruar me shkresë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë pjesë e shtabit të SPB-Tetovë për tu kujdesur për sigurin e procesit zgjedhor dhe për të monitoruar punën e këtij sektori, kanë njoftuar nga koalicioni VLEN në pres konferencë.“Pasi këshilltari i ministrit, është urdhëruar me shkresë nga ana e vet ministrit për të mbikëqyrur procesin zgjedhor, ai është paraqitur në Shtab të SPB-Tetovë, e ka fotografuar atë, më…
Në këto momente ka përfunduar raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.Në garë kanë qenë shtatë kandidat, ndërsa rezultatet e para, KSHZ pritet t’i kumtojë në orët në vazhdim.Deri në këto momente, sipas të gjitha informacioneve, votimi ka shkuar qetë dhe pa prishje serioze të procesit zgjedhor. MARKETING
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka dalë me detaje në lidhje me procesin zgjedhor deri në ora 17:00.Ditmire Shehu tha se deri në këtë ora jehona e votuesve ka qenë 42.92 përqind, duke shtuar se është më e lartë për 6 përqind në krahasim me zgjedhjet e 2019.Ndërsa kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, gjithashtu konfirmoi se në tre vendvotime në Kumanovë ka pasur ndalesë të votimit për më shumë se tre orë dhe se votimi në këto vendvotime do të vazhdohet. MARKETING
Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet Në ora 11:10 është raportuar se në fshatin Koxhali, komuna e Radovishit, në vendvotimin numër 1602 S.A. nga fshati Koxhali ka fotografuar fletën e votimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse. – Rreth orës 12:15 minuta është raportuar se në vendvotimin numër 2683/1 në Shkup A.S. (40) nga Shkupi ka fotografuar fletën e votimit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të dorëzohet parashtresa përkatëse. – Rreth orës 12:15 është raportuar se A.I (48) nga Ohri ka fotografuar fletën e votimit në…
Në dy vendvotime në Kumanovë për shkak të mosfunksionimit të aparatave elektronik, vendvotimet nuk janë hapur me kohë, ndërsa në vendvotim 1090 ka humbur vula, njoftuan sot nga Njësia Zgjdhore komunale Kumanovë. “Sot në mëngjes në Kumanovë janë hapur 164 nga 167 vendvotime. Tre nuk ishin të hapura. 1075 për faktin se aparati nuk funksiononte për më shumë se tre orë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Ngjajshëm edhe në qendrën e votimit 1100, ndërsa në qendrën e votimit 1090 ka humbur vula. Në këto vende, sipas informacioneve të mia, votimi nuk është zgjatur gjatë ditës. Ne prisnim vendimin e KSHZ-së për…
Deri në orën 15:00 nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale kanë votuar 392.066 votues nga gjithsej 1.092.341, gjegjësisht 35,89%, kanë njoftuar nga KSHZ.Dalja është më e madhe në krahasim me daljen në vitin 2019, ku dalja deri në orën 13:00 ka qenë 28.69%.Sipas të dhënave, dalje më të madhe është shënuar në Novaci me 57,69%, ndërsa dalja më e madhe është në Qendër Zhupë, ku kanë votuar 13,11% nga banorët që kanë votuar. /SHENJA/ MARKETING
Parlamenti Evropian e ka miratuar të mërkurën planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, në seancën e parafundit të saj para zgjedhjeve të reja në BE në qershor.Kjo është një prej paketave më ambicioze të Bashkimi Evropian për ta ndihmuar rritjen ekonomike dhe reformat në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ato të ecin përpara më shpejt drejt integrimit të plotë në bllok. Tani, pasi Parlamenti Evropian e miratoi paketën, ajo duhet të formalizohet edhe nga Këshilli i BE-së. Pas kësaj, mund të fillojnë pagesat e para për përfituesit. Paketa përmban 6…
Zëvendës ministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev sot në Kumanovë informoi se nuk janë vërejtur shkelje ose incidente më të mëdha deri tani në zgjedhje. Ai theksoi se MPB-ja i ndërmerr të gjitha veprimet dhe qytetarët lirisht e shfrytëzojnë të drejtën e votës. Në deklaratë për mediumet, ai ka shfaqur shpresë se deri nga fundi i ditës do të mbahet tendenca e zgjedhjeve të lira dhe demokratike dhe theksoi se nëse paraqiten incidente ose shkelje të caktuara, policia do të veprojë, do të mënjanohen dhe votuesit lirisht do të votojnë.“Nga rastet e paraqitura deri tani, kemi një ngjarje…

