Qeveri e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ndërsa pasi në Maqedoni është rregull i pashkruar që të ketë partner nga kampi politik shqiptar, gjegjësisht e ashtuquajtura opozita shqiptare ose VLEN, të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri e cila në mënyrë radikale do të pastrojë të gjithë atë që për momentin është qeverisje në Maqedoni, nga LSDM dhe veçanërisht nga BDI, sepse për momentin BDI qeveris me Maqedoninë dhe ata janë pronarët e vërtetë të Maqedonisë dhe kësaj do t’i vendosim pikë, tha bartësi i listës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Aleksandar Nikolloski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas urimit…
Author: almakos
Nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 19 të mbrëmjes, ditën e djeshme qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar për president të shtetit. Sot, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezulatatet e votave të përpunuara nga gjithsej 99.03 për qind e të githë votave të grumbulluara. Sipas rezultateve, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovsa prinë me numrin më të madh të votave me gjithsej 362.682, ose 40.08 për qind, ndërsa, kanidati i social demokratëve, Stevo Pendarovski ka arritur të grumbullojë 180.306 ose 19.93 për qind të votave. Në kampin shqiptarë kandidiati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka arritur të…
Kryeministri Talat Xhaferi është takuar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë dhe planifikim të mbrojtjes, Angus Lapsli në suazat e vizitës së tij në Shkup, njoftuan nga Qeveria. Xhaferi i uroi mirëseardhje zyrtarit të aleancës dhe njëherazi e konfirmoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili siç tha ai po forcohet vazhdimisht. Arritja e 2,05% të PBV-së në buxhetin e mbrojtjes, 30% e të cilave janë për modernizimin e Armatës, janë një tregues i fortë për këtë kontribut. QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT “Njëkohësisht, me pjesëmarrjen në sigurinë kolektive përmes forcave multinacionale të Aleancës në Rumani,…
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Prof. Dr. Sulejman Baki, bartës liste në njësinë zgjedhore 3 të Frontit Europian: “Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët dhe bashkombasit tanë, që ushtruan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 7-ta presidenciale të mbajtura dje në Maqedoninë e Veriut, ku dëshmuan që vendi ynë të ketë festë të demokracisë. Kandidati presidencial i frontit tonë, z. Bujar Osmani, pas rezultatit zgjedhor në nivel republikan, e veçanërisht rezultatit zgjedhor në zonat të dendura me popullësi turke, na ka gëzuar të gjithëve, e gjithashtu është tregues i mirë dhe motivues për përpjekje…
Fronti Europian sot ka mbajtur pres konferencë për media te komuna e Çairit, nga ku kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi, i cili ka folur në emër të Frontit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë kryetarëve të partive politike opozitare shqiptare të bashkuara në VLEN. Rexhepi gjithashtu tha se kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, duhet të largohet nga komuna, pasi siç tha, pas asaj humbje të thellë, është kryetar pa legjitim dhe se komunat të udhehqura nga opozita Zejdi tha se do ti takojnë Frontit Europian.“Këto komuna, në të cilën ata kanë qeverisur dhe vazhdojnë kushtimisht që qeverisin, por…
Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar ndaj një lajmi të “Top Channel”, nw tw cilin thuhet se ai është takuar me Ali Ahmetin dhe funksionarë të tjerë të BDI-së për të dëgjuar ofertën e Ahmetit.“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.Jo, nuk është e vërtetë.Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen.Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!Me ofertat e…
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR do të shpallin vëzhgimet fillestare nga monitorimi i rrethit të parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale në vend në një konferencë për media sot në orën 15:00. Shefja e misionit, Gillian Stirk, e cila drejton misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, tha dje se pas vizitës në disa qendra votimi, vlerësimi është se fillimi ishte i mirë, por do të kenë një vlerësim të plotë se si shkoi procesi zgjedhor pas përfundimit të procesit zgjedhor.“Ne vlerësojmë kolektivisht të gjithë procesin zgjedhor, nga kuadri legjislativ e deri tek zhvillimi aktual i zgjedhjeve, duke përfshirë financimin e fushatës…
Kandidati për president Bujar Osmani në profilin e tij në facebook sot në mëngjes ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme presidenciale.“Faleminderit mbi 120,000 herë! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje, për çdo besim të dhënë në këtë udhëtim. Me mbi 120,000 vota,ju keni dërguar një mesazh të qartë: Bashkimi është forca jonë dhe diversiteti është fuqia jonë. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ne të gjithë, një kapitull ku bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë. Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar rezultatet zyrtare nga 100% të kutive të numëruar në komunën e Bogovinës.Ja rezultatet:1. Stevo Pendarovski – 182 ose 1,93%2. Gordana Siljanovska-Davkova – 41 ose 0,44%3. Stevçe Jakimovski – 6 ose 0,06%4. Bujar Osmani – 5.221 ose 55,46%5. Biljana Vankovska – 5 ose 0,05%6. Arben Taravari – 3.796 ose 40,32%7. Maksim Dimitrievski – 3 ose 0,03%Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. MARKETING
“Sot ZNAM së bashku me të gjithë përkrahësit e saj po shkruan një histori të re në skenën politike maqedonase. Mund të konfirmoj se në bllokun politik maqedonas lindi forca e tretë politike në vend, të cilën synojmë ta konfirmojmë dhe ta përmirësojmë edhe më tej në periudhën e ardhshme, në mënyrë që një ditë qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin diçka të re, tha Maksim Dimitrievski”, deklaroi lideri i Lëvizjes ZNAM dhe kandidati për president të Maqedonisë, pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. MARKETING
“Është e qartë se njerëzit na kanë dënuar dhe ne e pranojmë. Sot është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane, por nuk është ende vonë për të ndryshuar kurs. Kurrë nuk do të heqim dorë nga e ardhmja evropiane dhe kemi edhe dy javë kohë për t’i dërguar mesazhin çdo qyteti, fshati, shtëpie dhe çdo qytetari se e vetmja rrugë për ndryshim real dhe thelbësor është integrimi evropian, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Kovaçevski tha se nuk ka alternativë tjetër përveç që vendi të jetë pjesë e BE-së. Ai thotë se është koha për të lënë anash të…
Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor me një status në rrjetet sociale.Taravari ka thënë se ata vazhdojnë përpara edhe më të bashkuar.“Fushata jonë ishte demokratike. Vazhdojmë përpara edhe më të bashkuar. Ne kemi Vlera, ne jemi VLEN. Më vjen keq që BDI nuk deshi të koordinohej me ne për president shqiptar. Ata preferuan të manipulojnë, me vota joshqiptare. Por manipulimeve do t’u vijë fundi në 8 maj. Dihet se në zgjedhjet parlamentare shqiptarët do të dalin shumë më shumë, kundër çdo pazari.Bashkë, pa hile, me vendosmëri!”, ka shkruar Taravari. MARKETING

