Author: almakos

Rrethi i parë i zgjedhjeve kaloi në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike. Shpresojmë se ashtu do të jetë edhe gjatë fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare dhe se i gjithë procesi do të përfundojë me porosi pozitive, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Dejvid Gir. “Misioni i OSBE/ODIHR tashmë e dha raportin preliminar nga Rrethi i parë i zgjedhjeve. Zgjedhjet u zhvilluan në përgjithësi në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ata gjithashtu edhe në fushatën për zgjedhjet parlamentare…

Lexo më Shumë

Rinia dhe çiftet e reja, e kanë dhe do ta kenë një rëndësi të veçantë për koalicionin VLEN dhe partinë “Alternativa” që drejtohet nga Afrim Gashi. E pikërisht për ta, ka fol sot Gashi në një vizite që pati në Çair. Gashi disa të rinjve ju ka premtuar se blerja e banesave nga ana e tyre do të jetë më kamata zero. Sipas Gashit rinia po largohet nga Maqedonia për shkak të pamundësisë së blerjes së një banese. [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë organizon protestë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov në letrën e hapur dërguar publikut thekson se lëvizja e punëtorëve në Maqedoni gjendet para një sfide serioze për shkak të, siç bëhet e ditur, raportit të krijuesve të politikave të cilët treguan se kujdesen vetëm për vete dhe për interesat e tyre, ndërsa nuk kujdesen për punëtorët, të drejtat e punëtorëve dhe interesat e punëtorëve. “Sot, punëtorët në Maqedoni përballen me presion gjithnjë e më të madh për ekzistencën e tyre për shkak të shpenzimeve të larta…

Lexo më Shumë

Nën moton “Mbrojmë gjenerata”, me figurat fëmijërore “Bibi dhe Bobi” dhe shfaqjen e baletit të fëmijëve, sot në Parkun e Qytetit në Shkup, në skenën e hapur “Guaca”, do të shënohet Java Evropiane e Imunizimit. Në ngjarjen e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik, OBSH-në dhe UNICEF-in, të mbështetur nga USAID-i dhe BE-ja, fjalime do të kenë euroambasadori Dejvid Gir, përfaqësuesja speciale e OBSH-së, dr. Ane Johansen, përfaqësuesja e UNICEF-it dr. Patricia di Xhovani dhe një përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë. “Bashkë ta ngritim vetëdijen për rëndësinë e imunizimit, si segment i rëndësishëm për ndërtimin…

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Loga, dhe kandidatin për deputet nga zona 6 zgjedhore, Salih Murat, kanë realizuar takime me qytetarët e Komunës së Berovës dhe banorët e Vinicës, ku në këto bashkëbisedime u dëgjuan problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane. MARKETING

Lexo më Shumë

“ZNAM as nuk do të jetë parti politike që do ta shpëtojë këtë kryesi të LSDM-së nga vërshimi politik që po i ndodh, as nuk do të angazhohet në ndonjë lloj bashkëpunimi dhe bashkëpunimi në të ardhmen për të formuar ndonjë shumicë me ta“, tha sonte lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski. Njëkohësisht, ja çfarë mund të them ekskluzivisht në emisionin tuaj, E DI që nuk do të hyjë në asnjë koalicion të mundshëm të ardhshëm, koalicion paszgjedhor në të cilin do të marrë pjesë partneri aktual dhe ish-partneri qeverisës, që është BDI, sepse ne mendojmë. se ajo parti politike është…

Lexo më Shumë

Sonte rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident në Çair, ku mbetën të lënduar dy persona. Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe një veturë e MPB-së.  “Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00. Janë të përfshira vetura “Porshe” me targa të Shkupit, vetura “Pasat” me targa të Shkupit dhe vetura “Shkoda” në pronësi të MPB-së. Dy persona, për të cilët nuk dihen se në cilën veturë kanë qenë, kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit, tjetri në Urgjencën e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes BESA, njëherit bartës i listës së VLEN në zonën zgjedhore 6 Bilall Kasami,sot bashkë me kandidatët për deputetë nga VLEN kanë vizituar fshatrat e komunës së Tearcës, ku ka bashkëbiseduar me qytetarët, duke ndarë me to pikat programore të Planit 2030 VLEN. Kasami vizitoi Nerashtin, Odrin, Dobroshtin, Përshefcën, Gllogjën dhe Tearcën. [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo vjen si pasojë e dëshpërimit të tyre me partitë politike dhe ikjes së të rinjve nga vendi, sipas njohësit të çështjeve politike, Xhelal Nezirit, raporton Radio Evropa e Lirë. Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ). Dy grupimet politike që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatët e tyre, Fronti Evropian me Bujar…

Lexo më Shumë

I pranojmë rezultatet siç janë dhe i kuptojmë si porosi shumë të fuqishme për qëndrimin e qytetarëve ndaj LSDM-së. Edhe më herët si parti kemi qenë para sfidave të ngjashme dhe çdoherë kemi gjetur fuqi të konsolidohemi. Më 8 maj, LSDM-ja fuqimisht do t’i kundërshtohet frymës nacionaliste dhe populliste që i kërcënohet vendit, deklaroi sot zëvendës kryeministri Bojan Mariçiq, i cili është sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar të LSDM-së. “Jemi të vetëdijshëm për të gjitha dëshprimet e qytetarëve të lidhura edhe me eurointegrimet edhe me atë që në më shumë pika BE-ja nuk ishte plotësisht e drejtë ndaj neve dhe lidhur…

Lexo më Shumë

Më 26 prill para 32 viteve është vendosur denari si valutë kombëtare dhe është vendosur korniza institucionale e sistemit monetar, respektivisht Banka Popullore ka filluar të funksionojë si bankë e pavarur qendrore. “Kjo datë është e rëndësishme në historinë tonë, pasi me pavarësinë monetare u rrumbullaksua tërësia e procesit të formimit të shtetit tonë! Gjatë 32 viteve të kaluara, Banka Popullore u ballafaqua me numër të madh të sfidave, të cilave me sukses iu përgjigj, ndërsa denari ishte dhe do të jetë ‘bërthama e stabilitetit të ekonomisë sonë’”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore në Fejsbuk.

Lexo më Shumë

 Më së voni deri më 30 prill në mesnatë, votuesit të cilët janë të sëmurë ose të pafuqishëm duhet të paraqiten në Komisionet komunale të zgjedhjeve që të mund të vizitohen në shtëpitë e tyre më 7 maj dhe të votojnë për zgjedhjet për deputetë dhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Votuesi, i cili nuk është në mundësi të votojë në vendvotim (i pafuqihsëm ose i sëmurë), e dëshiron të votojë, për këtë do ta njoftojë KKZ-në më së voni 7 ditë para ditës së përcaktuar për votim, respektivisht deri më 30 prill në mesnatë, qëndron në Librin…

Lexo më Shumë