Pas euforisë së fitores më 24 prill, VMRO-DPMNE ju rikthye aktiviteteve të fushatës zgjedhore për rrethin e dytë të presidencialeve, por edhe të zgjedhjeve parlamentare. Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoskit, diferenca prej 180 000 votash, është tregues se populli është zgjuar në këmbë dhe populli është ngritur kundër kësaj qeverie. Mickoski nga tubimi në Kërçovë, u shpreh se dallimi pas ditës së zgjedhjeve është cunami që po rritet dhe vala e ndryshimit do ta mposhtë këtë qeveri. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Ata që rrahën gjoksin se do të fshiheshim pas ditës së zgjedhjeve, sot nuk i shoh.…
Author: almakos
Ministria e Financave po kërkon sqarime nga Komisioni i Sigurimit të Autopërgjegjësisë lidhur me vendimet e miratuara nga kompanitë e sigurimeve për rritjen e vlerës bruto të primisë për sigurimin e autopërgjegjësisë. Ata theksojnë se kanë mbajtur seancë për shqyrtimin e të gjitha aspekteve të miratimit të këtyre vendimeve. Duke vepruar kështu, sipas tyre, u konstatua se, të hënën në një seancë të re duhet të shqyrtohet Raporti i Byrosë Nacionale të Sigurimeve për justifikimin dhe korrektësinë e miratimit të vendimeve nga kompanitë e sigurimeve dhe ndërmarrjen e hapave përkatëse, në drejtim të mbrojtjes së konsumatorëve të fundit. Njëkohësisht, Ministria…
Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se nuk është e vërtetë se me BDI-në po përgatisin skenar për bojkotimin e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj. “Kjo nuk është e vërtetë, dje kam pasur një mesazh shumë të qartë në tubimet në Saraj dhe Çuçer Sandevë. I bëj thirrje të gjithë votuesve që të dalin masivisht më 8 maj dhe të mbështesin kandidatin për president Stevo Pendarovski dhe koalicionin “Për një të ardhme evropiane” në zgjedhjet parlamentare.Të zgjedhim presidentin dhe përbërjen parlamentare, në mënyrë që Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimeve evropiane”, tha Kovaçesvki.Ai tha…
Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve.“Është e papranueshme rritja e shumës së policës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve!Kjo mund të interpretohet si sulm i drejtpërdrejtë, apo ndërhyrje politike e kompanive të sigurimeve, sepse tarifa me ato rritje është dorëzuar dy herë në Qeveri dhe po dy herë nuk është miratuar në seancën e Qeverisë.Kjo është një mënyrë manipuluese me të cilën, jashtë procedurës së paraparë, kompanitë e sigurimeve gjejnë mënyrën për të rritur çmimin e autosigurimeve në kurriz të qytetarëve. Ky…
Alkaloid është fitues i “Patentës së vitit 2023” për ilaçin në formë të lëngshme “Omeprazol”, i shpallur nga Zyra Shtetërore për Pronësi Industriale, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale-26 Prilli. Aplikimi për patentë ndërkombëtare i Alkaloid për Omeprazolin në formë të lëngshme u depozitua më 17 prill 2020, duke mbuluar një sërë rajonesh dhe vendesh, duke përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Kinën, vendet e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe të tjerë. . Aplikimi për patentë në Zyrën Evropiane për Patenta, kompetencat e së cilës mbulojnë aktivitetet e patentave në 39 vende të Evropës,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka falënderuar votuesit për mbështetjen e dhënë ndaj Frontit Evropian në rrethinë e parë të zgjedhjes presidenciale.Sela tha se u pa në zgjedhje se ku është dhe me kë është votuesi i Aleancës për Shqiptarët.“Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë,…
Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka deklaruar se është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së.“Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimtari kuislinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë, të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën e Frontit Europian kundrejt çfarëdo politike regresive e antiperëndimore”, ka deklaruar Krenar Lloga. MARKETING
Ndërsa protestat ndaj sulmeve të Izraelit në Gaza po vazhdojnë duke u përhapur në kampuset universitare në gjithë SHBA-në, ceremonia kryesore e diplomimit në Universitetin e Kalifornisë Jugore (USC) në Los Anxhelos është anuluar, transmeton Anadolu. Sipas “Los Angeles Times”, USC publikoi një deklaratë në lidhje me ceremoninë e diplomimit, pasi 93 studentë nga ky universitet u arrestuan për shkak të protestave të “mbështetjes për Gazën” që u përhapën në gjithë vendin. Në deklaratë thuhet se ceremonia kryesore e diplomimit në maj nuk do të mbahet në USC, ndërsa fjalimi i diplomimit “2024 Valedictorian” i studentes muslimane Asna Tabassum është…
Nga dita e djeshme ka çmime të reja më të shtrenjta për policat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve. Çmimet e reja janë 15 për qind më të larta dhe vlejnë për automjete me fuqi mbi 44 kilovat (KW) dhe kamionë. Çmimi i sigurimit për automjetet me fuqi deri në 44 kilovat mbetet i njëjtë.Pronarët e automjeteve me fuqi nga 44 deri në 55 kW do të paguajnë 6.292 denarë në vend të 5.453 denarë, sipas çmimeve të reja të sigurimit. Ata me automjete me motor nga 55 deri në 65 KW në vend të 6.166 denarë duhet të paguajnë…
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare, do të shkojnë kandidatët e VMRO-së dhe LSDM-së që kanë fituar më së shumti vota sipas rezultateve fillestare zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Afatet për ankesat në KSHZ të cilat mund t’i paraqesin kandidatët për procedurën e votimit dhe për përmbledhjen e rezultateve janë duke vazhduar. Afati për paraqitjen e ankesave për procedurën e votimit skadon sot në ora 19:00, ndërsa afati për ankesat lidhur me përmbledhjen e rezultateve skadon në mesnatë, pas së cilës KSHZ-ja duhet të marrë…
Kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari i është përgjigjur ftesës së Mickoskit, i cili ftoi opozitën shqiptare të bëhen bashkë dhe të formojnë qeverinë. Taravari shkruan se Mickoski e kuptuar se ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptar, por se fokusi i tyre si koalicion janë zgjedhjet e 8 majit dhe rritja e numrit të deputetëve. “Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh…
Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, ka falënderuar të gjithë mbështetësit të cilët e votuan në zgjedhjet e djeshme. [embedded content] MARKETING

