Në komunat Ohër dhe Debërc të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë, votimi zhvillohet pa ndërprerë dhe pa kurrfarë parregullsi. Sipas informatave të KZK-së Ohër, në kohë në orën 07:00 janë hapur të gjitha 87 qendrat e votimit, ashtu që qytetarët munden pa ndërprerë ta japin votën e tyre për ndonjërin nga shtatë kandidatët për president të shtetit. Siç iinformojnë nga KZK Debërc, janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunë, ndërsa votimi zhvillohet pa ndërprerë. MARKETING
Author: almakos
Gjendja e sigurisë në ditën e zgjedhjeve është stabile. Nuk kemi regjistruar asnjë shkelje të procesit zgjedhor”, deklaroi ministri i Brendhsëm, Pançe Toshkovski. “Të gjitha departamentet e punëve të brendshme janë të mbuluara nga ana teknike dhe njerëzore. Ministria e Punëve të Brendshme vepron sipas planit dhe veprimit operativ, i cili si i tillë përcaktohet në kuadër të Shtabit Operativ. Gjithçka po shkon ashtu siç duhet, theksoi Toshkovski. MARKETING
Në zyrën e Avokatit të Popullit, sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Shtetit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës përmes linjës telefonike pa pagesë 0800 54321. Siç njoftoi Avokati i Popullit, përveç linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht për shkeljen e të drejtës së votës në zyrën qendrore në Shkup, e cila ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19, në objektin e “TD. Makosped” (përballë shtëpisë përkujtimore së Nënë Terezës). Shkeljet e të drejtës së votës…
Për disa kategori të qytetarëve, procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale ka filluar dje (e martë) 23.04.2024. Në të gjitha institucionet ndëshkuese korrektuese (burgjet) u hapën 14 vendvotime, ndërsa të drejtë vote kishin 2147 persona. “Votimi atje ka vazhduar pa probleme dhe deri në orën 19:00, sipas informatave nga këshillat zgjedhorë, kanë votuar 1.380 votues ose 64 për qind e të regjistruarve”, bëjnë të ditur KSHZ. Gjatë ditës së djeshme, të drejtën e tyre të votës kanë mundur ta shfrytëzojnë edhe personat e zhvendosur brenda vendit. Gjithsej 534 zgjedhës të vendosur në 20 qendra të kujdesit…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha drejtoritë për çështje administrative të kësaj njësie organizative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale më datë 24.04.2024 me orar të punës nga ora 08: Nga ora 00 deri në 19:00, njofton MPB. Po ashtu, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në Shkup. /SHENJA/ MARKETING
Zgjedhjet do të monitorohen nga 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes, numri më i madh i vëzhguesve që kanë monitoruar zgjedhjet në vend. Nga ky numër, pjesën më të madhe e zënë vëzhguesit e OSBE-ODIHR, gjithsej 375 vëzhgues. Nga 942 vëzhgues, 342 janë vendas dhe 568 të huaj. Vëzhguesit vendorë më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillimin e inovacioneve shoqëroro-sociale “WAKE UP” – Shkup – 182. Zgjedhjet do të ndiqen nga delegacion prej 14 vëzhguesish nga Kuvendi Parlamentar i Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga deputeti zviceran Alfred Her. Në mesin e organizatave dhe shoqatave…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler, në profilin zyrtar në Fejabuk të Ambasadës u ka dërguar mesazh qytetarëve që të dalin në qendrat e votimit dhe të votojnë për kandidatin që pasqyron pritshmëritë e tyre për të ardhmen. “Qytetarët dhe votuesit e këtij vendi duhet t’u bëjnë pyetje të vështira kandidatëve, dhe më pas ata votues … duhet të votojnë. Ata duhet të dalin atje dhe të zgjedhin kandidatin që reflekton ëndrrat e tyre për të ardhmen dhe asgjë nuk do të arrihet duke mos votuar”, shkruan Aggeler. MARKETING
Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së se këta të fundit kanë fituar shumicën e votave të diasporës. Ja komunikata e plotë e VLEN-it: “Ende nuk ka përfunduar procesi i votimit në diasporë, sepse në SHBA ende është ora 14:00. Ende nuk janë hapur as kutitë e diasporës. Kështu që, numrat e publikuar nga BDI janë rrena, me synim për të shkaktuar konfuzion. Aq të trashë janë në mashtrimet e tyre, sa që pretendojnë se votat e tyre janë më shumë se numri i të regjistruarve. Si zakonisht, mashtrimet janë mjet i atyre që nuk u konvenon…
Gjykata Supreme të enjten do të mbajë seancë publike pas ankesës së deklaruar së të dyshuarit, Aleksandar Gjorçevski, babai i të vrarës Vanja Gjorçevska, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup për masën e paraburgimit. Kjo është seanca e dytë publike në Gjykatën Supreme pas masës së paraburgimit të babait të Vanjës. “Gjykata Supreme e njofton publikun se pas ankesës së deklaruar për të dyshuarin A.Gj, nga Shkupi, përmes avokatit të tij Vlladimir Tufekxhiq, avokat nga Shkupi, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkup KSHZ-320/23 nga data 02.04.2024, për të cilën është formuar lëndë në Gjykatën Supreme të Republikës…
Procesi gjyqësor ndaj tre mjekëve nga Spitalit i Strugës, gjinekologut Muhamed Asani, djalit të tij doktor Blerton Asani dhe mjekës Liljana Jovanoska, të akuzuar për heqjen e tre organeve të lehonës nga Dibra, Jildiz Veaposka do të vazhdojë me superekspertizë, është vendosur në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Strugë. Vendimi i tillë i gjyqtarit Jordan Jovanov ka ardhur për shkak të mospërputhjes së mendimeve të ekspertëve të Mjekësisë Ligjore të kërkuara nga Prokurori Publik dhe këshilltari teknik me kërkesë të të pandehurve. Sipas ekspertizës së tre ekspertëve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përkeqësimi i gjendjes së Veaposkës ka…
Shporta sindikale minimale për prillin arrin në 60.212 denarë dhe është për 1.214 denarë më e lartë se sa në mars vitin e kaluar, kur ishte 58.998 denarë. Me një banesë të marrë me qera prej 60 metrave katrorë, megjithatë, arrin 75.587 denarë, kumtoi Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Sipas llogaritjes së LSM-së, nga shporta minimale sindikale, një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije i duhet të ndajë 22.200 denarë ose 36,9 për qind, për veshmbathje dhe këpucë 4.866 denarë, gjegjësisht 8,1 për qind, për qera, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.014 denarë ose 10 për qind, për higjienë…
Zgjedhjet që po zhvillohen këtë vit, mbartin edhe karakteristika të veçanta, jo të praktikuara më herët në vendin tonë. Përveç faktit se zgjedhjet do të jenë të dyfishta, gjegjësisht rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të zhvillohet në të njejtën ditë me ato parlamentare, gjatë kësaj heshtje parazgjedhore presidenciale, nuk ka heshtje edhe për fushatën parlamentare. Poashtu zgjedhjet nuk zhvillohen si zakonisht të dielave, por të mërkurën, edhe pse paraprakisht është caktuar që do të jetë ditë jo pune. Mirëpo, të mërkurën, si ditë jo pune është votuar edhe njëherë, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2020-tës. Vendvotimet hapen në orën…

