Author: almakos

Inspektoriati Shtetëror i Tregut ka rikujtuar të gjithë punëdhënësve që sipas vendimit të marrë nga Qeveria teknike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se me datë 24 prill (e mërkurë) dhe me 8 maj, е cila gjithashtu është e mërkurë, janë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Gjatë këtyre ditëve, Inspektoriati do të kryej kontrolle se a respektohet ky vendim i Qeverisë nga punëdhënësit apo jo. INSPEKTORIATI SHTETËROR I TREGUT “Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja qarkulluese publike Shkup informon qytetarët se gjatë ditës së nesërme, 24 prill, transporti publik do të zhvillohet sipas orarit të së dielës për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Sipas NQP-së, autobusët e linjave më të frekuentuara: 2, 9, 19, 20, 22, 50 dhe 57 do të frekuentojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 23 të mbrëmjes me më së shumti pesë herë vozitje brenda një ore, posaçërisht nga ora 10 deri në orën 17. Gjithashtu, nga NTP bëjnë të ditur se nga ora 7 deri në ora 14 do të jenë të hapura pikat e shitjes së biletave…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njofton se votimi për zgjedhjet presidenciale në 14 institucionet ndëshkuese përmirësuese (INP) në vend po zhvillohet pa probleme. “Sot në qendrat e votimit në 14 INP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 zgjedhës. Të gjitha qendrat e votimit në INP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00. Deri më tani, votimi ka vazhduar pa probleme”, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në INP ku janë regjistruar…

Lexo më Shumë

Në dy ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Të enjten reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm lokalisht, të pasuar me bubullima, ndërsa në vendet më të larta malore do të kalojnë në borë të dobët të kohëpaskohshme. Siç njofton DPHM, nga dita e premte do të vijojë periudhë me mot kryesisht stabil dhe më të ngrohtë. Moti në Shkup është i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, herë pas here të rrëmbyeshëm, ndërsa në pjesë të luginës me kushte për paraqitje të shtrëngatave të rralla. Do të fryjë erë e…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë –…

Lexo më Shumë

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akredituar për ndjekjen e Zgjedhjeve presidenciale më 24 prill. Siç është kumtuar në ueb-faqen e KSHZ-së, përfundimisht me 19 prillin, janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendorë dhe 568 të huaj, prej tëcilëve më të shumtë janë nga OSBE/ODIHR – 375. Nga vendorët, më të shumtë do të jenë vëzhguesit e Shoqatës për zhvillim të shoqërisë – inovacione sociale “WAKE UP” – Shkup – 182. Përveç këtyre organizatave të akredituara për vëzhgim të Zgjehdjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e VLEN-it, Arben Taravari, sonte para të pranishmëve tha se në tubimin e fundit në Shkup, vjen pas shumë takimeve dhe tubimeve anembanë vendit duke përfshirë edhe diasporën. “Po vijmë këtu, edhe pas tubimeve masive në diasporë, ku morëm mbështetje nga ata që ndihmojnë çdo ndryshim pozitiv, nga vëllezërit dhe motrat tona në mërgatë. Po vijmë këtu pas takimeve me Albin Kurtin dhe me shumë miq e vëllezër nga Kosova, të cilët maksimalisht po e përkrahin fitoren tonë. Shumë e madhe është nevoja për ndryshim. Jemi të vetëdijshëm se çfarë detyre na pret. Detyrë sa…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga radhët e VLEN-it, Bekim Qoku sonte në tubimin qëndror dhe përfundimtar për zgjedhjet presidenciale tha se ka ardhur koha që t’i japim fund hajnava të të drejtave tona. “Pranë shtator se heroit tonë të papërsëritshëm Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me mbështetjen e parezervë se Aleanca jonë dhe Alternativa jonë për ndryshim është mundësi që vlen dhe shansa që nuk duhet ta humbim dhe nuk do ta humbim. Sepse ne jemi përcaktuar për të të vetvendosur fatin tonë.  Të përbashkuar rreth flamurit kombëtar, kësaj radhe si asnjëherë më parë jemi bashkuar si opozitë shqiptare për të avansuar interesat…

Lexo më Shumë

Drejtoresha financiare e klinikës së toksikologjisë Besija Iljazi deklaroi se drejtori medicional i klinikës Danill Petrovski nuk i nenshkruan marrëveshjet e 18 punonjësve medicinal, të cilëve u janë skaduar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe për këto 4 muaj këta punonjës punojnë pa paga. Siç sqaroi drejtoresha, në këtë klinike drejtori medicinal ka bërë veprime të cilat janë në kundershtim me ligjin dhe shpalosi dokumentet se për këta 18 punonjës para se të vinte ajo në funksion pagesat për kujdestaritë që personeli mjekësor i ka kryer u janë bërë kohëpaskohe nëpërmjet mjekëve të tjerë të punësuar me para në…

Lexo më Shumë

Nga vendimi i të rinjve, sipas kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, varet se kush do ta udhëheqë vendin dhe çfarë të ardhme do të ofrojë. Ai këtë e theksoi në takimin e sotëm me të rinjë në “Mala Stanica” në të cilin i prezantoi politikat dhe aktivitetet e planifikuara rinore. ” Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarë që votojnë për herë të parë, jo për të diskutuar me ta se çfarë përcaktimi duhet të kenë gjatë votimit të tyre të parë, por, për frymëzim, për pasionin që ato sjellin në demokraci, për…

Lexo më Shumë

Partitë opozitare shqiptare në një kumtesë për media thonë se kandidati për president Bujar Osmani, njëherit edhe ministër i jashtë, “do të largohet me turp pasi udhëheqja diplomacisë së vendit nga ana e tij, do të mbahet mend për dështime”. Nga VLEN thonë se Osmani vizitën e parë si ministër i Jashtëm e realizoi në Beograd, e jo në Tiranë. “Për vite me radhë gënjeu qytetarët në emër të integrimeve evropiane kur në fakt e dinte mirë se nuk do të arrijë t’i sigurojë numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Dështoi t’i hapë negociatat për anëtarësim në BE si ministër…

Lexo më Shumë

 DPHM informoi se nesër, nën ndikimin e një valë të lagësht, do të jetë me vranësira me reshje të shiut., të cilat sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore të vendit do të jenë më të mëdha, vende-vende mbi 20 litra në metër katror, të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima dhe erë të fuqishme dhe mbi 60 kilometra në orë. Era përgjatë Vardarit do të përforcohet edhe të mërkurën Të mërkurën dhe të enjten do të ketë paraqitje lokale të reshjeve dhe bubullimave, ndërsa pastaj vijon një periudhë e motit stabil dhe gradualisht ngrohje e motit. MARKETING

Lexo më Shumë