Author: almakos

“Je rritur me gurabija, mati fjalët e mos nis bela”. Kështu zgjodhi t’i drejtohet në tubimin e mbrëmshëm kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit, pasi ky i fundit pothuajse në çdo tubim ka përmendur BDI-në dhe shpesh shqiptarët. Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së “Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, Hristijan Micksoki është rritur me keksa, unë jam rritur në kullë prej guri, që tre herë e djegur është prej pushtuesve, Kristijan populli im thotë gurë mbi gurë bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja, mos nis bela. Mos nis bela dhe mati fjalët se je i…

Lexo më Shumë

Të trishtuar nga mbështetja masovike historike që populli i dha mbrëmë Frontit Europian në sheshin e Shkupit, Mickoski sot i bëri thirrje opozitës shqiptare që të shpalosin koalicionin e fshehtë dhe të bashkohen kundër shqiptarëve, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.“Thirrjes tonë për distancim nga deklaratat e bllokut, VMRO, LEVICA dhe ZNAM, opozita shqiptare nuk ju përgjigj por zgjodhi të hesht duke konfirmuar kështu të gjitha konstatimet tona. Mbrëmë Mickoski konfirmoi edhe skenarin për përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe tentimin e dështuar për ta shuar Aleancën, por të gjithë bashkë e morën përgjigjen nga mijëra anëtarët e simpatizantët tanë.Opozitës…

Lexo më Shumë

Nga sot përfundon fushat zgjedhore për raundin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale 2024, respektivisht në mesnatë fillon heshtja zgjedhore që do të zgjasë deri në ora 19 të datës 24 prill. Gjatë heshtjes, më 23 dhe më 24 prill (deri në ora 19), pushon mbulimi mediatik në lajmet dhe emisionet speciale informative të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore si për zgjedhjet Presidenciale ashtu edhe për ato Parlamentare. Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes zgjedhore llogaritet transmetimi i: çdo informacioni, fotografie, materiali audio dhe audiovizuel që lidhet ose në të cilin pjesëmarrësit marrin pjesë në zgjedhje, çdo formë e raportimit mediatik…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme Shkupi njofton qytetarët e Shkupit se për shkak të mbajtjes së tubimit, sot në ora 20:30 në sheshin “Skënder Beu”, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, dhe qarkullimi do të ndalet përkohësisht në rrugët nëpër të cilat do të lëvizin pjesëmarrësit e eventit. Sektori për Punë të Brendshme Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë. MARKETING

Lexo më Shumë

“Mbrëmë, BDI dhe Fronti Europian e vulosën fitoren e 24 prillit – Presidentin në ardhje dr.Bujar Osmani dhe fitoren madhështore të 8 majit – ditën kur koalicioni do të kalojë +20 deputetë”, thuhet në komunikaten e Frontit Evropian. “Me këtë rast, Bashkimi Demokratik për Integrim falënderon të gjithë ata – dhjetëra mijëra djem e vajza, aktivistë të partive politike – pjesë e Frontit Europian, që ishin pjesë e tubimit të mbrëmshëm në Sheshin “Makedonija” në Shkup. Përulësi për të gjithë që, me praninë Tuaj, dëshmuat se Maqedonia e Veriut do të ketë të ardhme të ndritur dhe rruga drejt anëtarësimit…

Lexo më Shumë

LAMM njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në vend të rrugëve me lagështirë. Në viset perëndimore të vendit ka reshje bore në vendet më të larta, por për momentin nuk paraqesin problem në qarkullim. Intensiteti i qarkullimit në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe përrenj, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i është përgjigjur liderit të BDI-së, Ali Ahmeti pas fjalimit të tij mbrëmjen e djeshme në sheshin Maqedonia në Shkup, në të cilin tha se “Mickoski është rritur me gurabija e keksa” dhe kërkoi nga ai që t’i matë fjalët dhe të mos kërkojë belanë.Mickoski thotë se Ahmeti po e bën këtë nga frika prej humbjes në zgjedhje, ndërsa theksoi se pas zgjedhjeve, do të kontaktojë opozitën shqiptare për bashkëpunim.“Aliu duhet ta dijë se kërcënimet e tij jo vetëm që nuk më trembin, por edhe më bëjnë të qesh. Kërcënimet vijnë nga një burrë para…

Lexo më Shumë

Specializantët privatë sot do të mbajnë protestë paqësore para Ministrisë së Shëndetësisë nën moton “5 me 12 për shëndetësinë e Maqedonisë”.“Kemi vendosur të protestojmë nën moton “5 me 12 për shëndetësinë e Maqedonisë” për të ngritur sërish zërin për kërkesat tona për jetë dinjitoze dhe për të drejtat elementare të njeriut. Kjo protestë nuk synon vetëm të shprehë pakënaqësinë tonë personale, por ne protestojmë edhe për të shprehur dëshirën tonë për të përmirësuar kushtet për ne si mjekë dhe për pacientët tanë”, thuhet në deklaratën e dërguar mediave. Javën e kaluar ata dolën në grevë duke kërkuar paga më të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga tubimi në Gostivar, tha se me ta në qeveri problemet e qytetarëve do të kenë zgjidhje dhe premtoi se do të funksionojë drejtësia“Ju premtojmë se shteti i së drejtës do të funksionojë, do të bëjmë reformë në drejtësi, me vetting do të nxjerrim nga burgu të gjithë shqiptarët të dënuar padrejtësisht. Problemet e juaja do të gjejnë përgjigje e zgjidhje. Do të kemi një qeveri që dëgjon qytetarin, një qeveri që shërben qytetarin, një qeveri që angazhohet për qytetarin”, tha Izet Mexhiti. MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në tubimin qendror të koalicionit VLEN në Gostivar ka deklaruar se qytetarët nuk do ta harronë asnjëherë keqqeverisjen 22 vjeçare të BDI-së. Më tej Kasami ka thënë se ata po e ndjejnë humbjen e pushtetit dhe për atë arsye jane tërbuar.“22 vjeçarin e keqqeverisjes nuk do ta harrojmë asnjëherë, sepse drejtësia duhet të veprojë. Drejtësia duhet të hetojë dhe dënojë inkriminimet pushtetare në institucionet qeveritare. Për shkak të krimeve që kanë bërë, tani që e ndjejnë se e humbin pushtetin, ata janë tërbuar. Nga njëra anë çdo ministër dhe drejtor i tyre bën presion…

Lexo më Shumë

Koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, sonte kishte tubim në Gostivar. Kandidati i VLEN-it, për president, Arben Taravari tha se fitoret në këtë qytet renditen që nga vitit 2016 një pas një..Ai tha se nuk ka dyshim që në Gostivar të bëhet diferenca sa më e madhe e mundshme.“Ne tash jemi radhitë si opozitë e bashkuar shqiptare. Ju lutem për mobilizim të jashtëzakonshëm. Se më thonë se m’ke premtu 7000 mijë vota diferencë, prandaj të punojmë këto ditë së bashku dhe ta sjellim fitoren e madhe”, deklaroi Arben Taravari.Taravari tha se më 24 prill të jetë fitorja e parë ndërsa fitorja…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, tha se kjo është betejë e thyerjes së barrierave dhe eksluzivitetit shumë vjeçar, që janë munduar ta imponojnë partitë politike maqedonase, si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj bashkësive etnike.“Sheshi i Shkupit sonte duke më bukur se asnjë herë më parë, kjo fotografi është pamje realiteti i Maqedonisë së Veriut, Ne nuk jemi këtu për të marrë diçka nga dikush. Jemi këtu për të demonstruar kapacitetin tonë shoqëror për të menaxhuar me hisen që na takon në shtëpinë tonë”, tha Arjanit Hoxha nga Fronti Evropian.Hoxha tha se beteja e tyre politike është kundër strukturave…

Lexo më Shumë