Author: almakos

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e ka pritur ambasadoren ukrainase në Shkup, Larisa Dir. Siç thuhet në kumtesë, në takim, u shpreh kënaqësia nga marrëdhëniet tradicionale miqësore, bazuar në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, duke riafirmuar mbështetjen për Ukrainën kundër agresionit rus, i cili minon sigurinë dhe stabilitetin global evropian. Të dyja bashkëbisedueset, siç u theksua, shkëmbyen mendime edhe për përcaktimet dhe perspektivat strategjike të dy vendeve, duke theksuar nevojën për ndihmë të mëtejshme reciproke, shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës. Siljanovska Davkova…

Lexo më Shumë

Vendi do t’i nënshtrohet edhe një herë heshtjes zgjedhore. Këtë herë për shkak të rivotimit në 7 vendvotime në njësitë 5 dhe 6. Në mesnatë, fillon heshtja zgjedhore e cila do të zgjas deri të mërkurën në orën 19:00, kur do do të rivotohet për zgjedhjet parlamentare. Votim të sërish do të ketë në vendvotimet në Dollnen, Krushevë, Strugë, Ohër dhe Zhelinë. Edhe në këtë votim do të vlejnë të njëjtat lista për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, nuk do të ketë mundësi regjistrimi të të rejave. Sipas KSHZ-së, ekziston mundësia për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar…

Lexo më Shumë

Për shkak përsëritjes së votimit për zgjedhjet parlamentare 2024, në shtatë vendvotime në Njësitë 5 dhe 6 zgjedhore, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i njofton transmetuesit nacional dhe radiodifuzerët të cilët emetojnë program në rajonin e Ohrit, Krushëvës, Strugës, Dollnenit dhe Zhelinës, se për ata vlejnë obligimet për heshtje zgjedhore e cila fillon sonte pas mesnate dhe do të zgjasë deri në orën 19:00 më 22 maj 2024.Gjatë kohës së heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e përfaqësimit zgjedhor mediatik, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.Sipas Kodit Zgjedhor, për shkelje të heshtjes…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është pyetur lidhur me deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha se VMRO dhe LSDM përmes mbivotimit në KSHZ po përgatisin vëllavrasje mes shqiptarëve.Kasami ka thënë se koalicioni VLEN nuk është i interesuar për asnjëlloj krize dhe konflikti. Ai tha se,VLEN kërkon nga qytetarët që të mërkurën gjatë rivotimit të shprehin verdiktin e tyre në mënyrë demokratike.’“Është një deklaratë shumë serioze, një deklaratë shumë e rrezikshme. Aliu ka ditur në momente të caktuara që të jep deklarata të tilla, tani po del që edhe në të kaluarën, konkretisht në vitin…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Euractiv, tha se Marrëveshja e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohet nga “të gjitha palët” dhe me “vullnet të mirë”. Kjo vjen pas mosmarrëveshjes së re midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit. Kriza e re diplomatike midis dy vendeve shpërtheu pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila vjen nga partia nacionaliste OBRM-PDUKM, refuzoi të përdorte emrin zyrtar të vendit gjatë inaugurimit të saj më 12 maj. Siljanovska e quajti vendin “Maqedoni” në vend të “Maqedonia e Veriut”, emri zyrtar kushtetues pas marrëveshjes së vitit…

Lexo më Shumë

Rivotim në shtatë vendvotimet në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore do të mbahet të mërkurën më 22 maj, Vendimi për rivotim është marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë si të pabaza të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të KSHZ-së Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore me qëllim që partisë t’i merren dy mandate të deputetëve. KSHZ-ja në seancën e 105-të njëzëri e miratoi propozimin për përsëritjen e votimit në Njësinë Zgjedhore (NJZ) 5 në vendvotimet 1470/1…

Lexo më Shumë

“Ne do të shikojmë se çfarë do të bëjë qeveria. Jemi në dialog të vazhdueshëm me qeverinë që është në proces të formimit. Prandaj, nuk do të paragjykoja asnjë pasojë këtu, por, natyrisht, do të shpresonim dhe do t’i inkurajonim liderët e Maqedonisë së Veriut që t’u përmbahen marrëveshjeve ndërkombëtare”, thotë nënsekretarja për diplomaci publike dhe marrëdhënie me publikun në Departamentin Amerikan të Shtetit, Elizabeth Allen, në një bisedë për SDK-në. Allen thotë se SHBA-të e mbështesin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe se janë të zhgënjyer që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk e ka përdorur emrin kushtetues Maqedonia e Veriut…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, tani më mandatar për kryeministër, Hristijan Mickoski pret një shumicë prej 62 deputetësh në kuvend pas rivotimit në njësinë e pestë zgjedhore. Sipas tij,  kjo do të ishte një mundësi historike. HRISTIJAN MICKOSKI “Duke u fokusuar te njerëzit, ne vërtet kemi, do të thosha, një mundësi historike si asnjëherë më parë, në këto tre dekada. Kemi edhe pak për të kryer detyrën, më 22 maj do të ketë rivotim në njësinë zgjedhore numër pesë, presim një tjetër deputet atje dhe në fjalimin tim të radhës nuk do të flas për 61, por do të flas për 62…

Lexo më Shumë

“Kosova nuk ishte në agjendën e Këshillit të Europës, por Bujar Osmani si Ministër i Kosovës ishte aty për të lobuar”. Profesoresha universitare Mirjana Najçevska, e njohur për qëndrimet albanofobe, ka reaguar pas fjalimit të kryediplomatit shqiptar të RMV, Bujar Osmani në KiE, në Strasburg. Najçevska ka qenë “kujdestare” e diplomacisë së ministrit Osmani dhe në disa raste e ka cilësuar si ministër të Kosovës, kjo për faktin se Osmani nuk ka hequr nga agjenda e tij theksimin e Kosovës, në samite të ndryshme. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgos Gerapetritis shprehet se duhet të respektohet Marrëveshja e Prespës. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk dëshirojnë të rrezikojnë marrëdhëniet me Greqinë dhe perspektivën evropiane të vendit”, tha Gerapetritis. Në lidhje me memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Parlamentin grek, ministri i jashtëm grek tha se do të miratohen në momentin e duhur politik dhe se ratifikimi varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës për shkak se, siç tha ai, përveç emrit të shtetit, ka edhe disa çështje që ende nuk janë zgjidhur. “Realiteti është se ne dëshirojmë t’i miratojmë memorandumet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka patur mbledhje të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, në të cilën, ka njoftuar ata për hapat e ardhshëm dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.“Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Themelues të Lëvizjes Demokratike, falenderova gjithësecilin për rezultatin e arritur dhe njëkohësisht njoftova anëtarët e Këshillit për rrjedhat politike, hapat e ardhshme dhe procesin e negociatave për Qeverinë e re.Unanimisht anëtarët e Këshillit Themelues më autorizuan që të vazhdojmë me bisedimet.Pika e fundit e mbledhjes së djeshme ishte zgjedhja e zëdhënësit të Lëvizjes Demokratike, ku…

Lexo më Shumë

Me keqardhje duhet të themi se në çdo paraqitje të Ali Ahmetit, gjendja e tij duket më e rëndë. Kjo ose si rezultat i manipulimeve nga Artani e Bujari, ose e ka humbur kontrollin, pasi i dalin në shesh bëmat anti ligjore! Ne e kemi për obligim ta informojmë drejtë se, në radhë të parë në KSHZ, nuk ka pasur mbivotim etnik, por ka pasur votim unanim të bazuar në dëshmi se Fronti multietnik i udhëhequr nga BDI, më 8 maj ka bërë shkelje të procesit zgjedhor dhe manipulim të votës shqiptare. Ky vendim është sjellë edhe me votën e…

Lexo më Shumë