Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, Izet Mexhiti nga VLEN, duke folur për raportin e tij me BDI-në dhe me kryetarin e parisë Ali Ahmeti, tha se tani pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ju takon të merren me ata, për shkak se janë në prag të formimit të Qeverisë, programit, dhe duhet të fokusohen në përgjegjësinë që e kanë marrë.Sa i përket spinave se e gjithë kjo ka qenë një lojë ndërmjet Ahmetit dhe Mexhitit, ai, tha se ata që e njohin e dinë që nuk luaj nën tavolinë.“Nuk luaj në konspiracion, jam munduar deri në fund ta bëj betejën brenda,…
Author: almakos
Pas rivotimit në Njësinë e Pestë Zgjedhore, Fronti Europian e ka ruajtur mandatin e deputetetit të 4-të në këtë zonë. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Ekonomisw, Kreshnik Bekteshi. “JU DUA DEBRESHT, KRUSHEVE, STRUGË, OHËR”, ka shkruar Bekteshi. Se është ruajtur deputeti i katërt në zonën 5 ka shkruar edhe ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Naim Bajrami. “Zona 5 ❤, +4”, ka shkruar Bajrami. [embedded content] MARKETING
Kanë përfunduar numërimet në Llërc të Zhelinës. Sipas informacioneve të para nga tereni, rezultati në vendvotimin në Llërcë është 498 për VLEN-in ndërsa Fronti Evropian ka 48 vota.Sipas kësaj, i bie që VLEN ka fituar një deputet në këtë zonë, duke barazuar kështu rezultatin në tetë me tetë.Nga VLEN kanë filluar festimet në Llërcë, duke thënë se kanë arritur një fitore të madhe. MARKETING
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së nesër do të votojë për rezolutën që shpall 11 korrikun Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës. Projekt-rezoluta për Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës është përfshirë në agjendën e takimit të 82-të plenar nën pikën Kultura e Paqes në orën 16:00 CET. Rezoluta u propozua nga Gjermania dhe Ruanda dhe u sponsorizua nga 38 vende, duke përfshirë Maqedoninë dhe të gjitha ish-republikat jugosllave, me përjashtim të Malit të Zi, i cili megjithatë paralajmëroi mbështetjen e tij. “Përveç propozuesve…
Qeveria e re pothuajse është gati. Sipas informacioneve të mediave, zyrtarizimi i ndarjes së resorëve mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it pritet të ndodh ditën e premte.Siç mësohet, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.Alternativës do t’i takojë posti i kryepralamentarit dhe Eurointegrimet, ndërsa do të kenë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe atë për Bashkësi Etnike.Besa e Bilall Kasamit, do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Po ashtu, nga Besa do të jetë edhe…
Në mbledhje të jashtëzakonshme, sot shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë mori vendim me rekomandim për banorët që uji nga NP “Ujësjellësi” të mos përdoret për pije. Kjo vjen pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme në territorin e komunës së Kumanovës, me çka ishte vërejtur ndotje e ujit në sistemin e furnizimit me ujë. Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim sot mbajti mbledhje të jashtëzakonshme dhe kumanovarëve u rekomandoi që të mos pihet uji nga NP “Ujësjellësi”, të përdoret si teknik duke e vluar. “Problemi kryesor është turbullira e ujit në sistemin e ujësjellësit,…
Deri në orën 17:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotime, kanë votuar 2.071 ose 45,88 për qind, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar 503 votues, pra 50,65%. Në vendvotimin 1194 në Krushevë kanë votuar 270 votues ose 57,57%. Në vendvotimin 1202 në Krushevë kanë votuar 85 votues, përkatësisht 28,52%. Në vendvotimin 1272 në Ohër kanë votuar 306 votues ose 43,04%. Në vendvotimin 1470 në Dollnen kanë votuar 281 votues ose 42,71%. Në vendvotimin 1470/1 në Dollnen kanë votuar 234 votues ose 37.03%. Në vendvotimin 1844 në Strugë kanë votuar…
“Në fakt, ka një realizëm në rritje se nuk ka alternativë tjetër. Pra, mendoj dhe shpresoj se do të shohim që rruga të vazhdojë të jetë synimi kryesor politik i qeverisë së re”, tha zëvendës ndihmës sekretari dhe Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar në një intervistë online për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik. Eskobar, gjatë bisedës për rolin e Shteteve të Bashkuara përballë sfidave në Ballkanin Perëndimor, u pyet nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe shqetësimit në rritje për Marrëveshjen e Prespës, ai ende beson se rruga drejt Evropës do të vazhdojë, siç deklaroi ai ditën…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisioni i Pavarur i Mediave të Republikës së Kosovës (KPM) sot në Prishtinë, u morën vesh për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të rritur të praktikave të mira në sferën e rregullimit mediatik. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përfaqësuesit e dy organeve rregullatore biseduan për shumë çështje lidhur me harmonizimin e rregullores vendore me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve të cilat dalin nga Direktiva e rishqyrtuar për Shërbime Mediatike Audiovizuele. Fokus i veçantë ishte vendosur në mënyrën e realizimit të…
Shërbimet doganore të RMV-së në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kanë penguar hyrjen e 1,7 tonëve barna Sildenafil Citat Ups dhe Sibutramin, të cilat janë të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Ata kanë njoftuar se barnat nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Barnave dhe kompania importuese nuk ka pasur as leje për shitje me shumicë të produkteve medicinale, kryesisht nuk është e regjistruar në regjistrin e personave juridikë për kryerjen e këtij lloj aktiviteti. Pas ekspertizës u konstatua se medikamenti Sibutramin është një substancë që ndodhet në Listën Kombëtare të narkotikëve dhe substancave psikotrope të kontrolluara dhe se…
Do të zhvillojmë politikë aprimore ndaj fqinjëve, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Jemi të gatshëm së bashku me fqinjët tanë. Presim nga ata ta respektojnë ehde që ndrimin tonë, sepse marrëdhëniet e mira fqinjsëore janë një rrugë me dy kahje, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në intervistën ekskluzive për www.almakos.com dhe www.ora24.tv, duke potencuar se qeverinë e re nuk do të zhvillojë politika të vetëpërçmimin, as në nuk do të iritojë pa nevojë. Përsa i përket fqinjëve, ne do të udhëheqim një politikë parimore, e cila do të bazohet në argumente dhe fakte. Ne jemi të gatshëm të…
Deri në orën 13:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në shtatë vendvotimet ku ka rivotim, kanë votuar 1.150 ose 25,48%, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 325 zgjedhës, ose 32,73%.Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 151 votues, ose 32,20%.Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 47 votues, ose 15,77%.Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 185 votues, ose 26,02%.Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 117 zgjedhës, ose 17,78%.Në VV 1470/1 në Dollnen kanë votuar 100 votues, ose 15,82%.Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 225 votues, ose 29,88%. MARKETING

