Author: almakos

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është miratuar propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren. “Kuvendi i Kosovës me 82 vota PËR, miratoi Projektligjin nr.08/ L-293 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈.”, njoftoi ministri i infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu. Ndryshe, sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar të këtij viti, vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në rrjetin social facebook shkruan se në seancën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York, Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezolutën për Srebrenicën. Osmani gjithashtu shtoi se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet. Maqedonia e Veriut, në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, e bashkësponsorizoi rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”. Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet. Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë…

Lexo më Shumë

Këshilli Penal nga Sektori për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën Themelore Penale Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e mbrojtjes së gjyqtarit të dyshuar Nake Gjeorgiev dhe e konfirmoi vendimin për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. “Pas shqyrtimit, Këshilli Penal e hodhi poshtë ankesën e mbrojtjes si të pabazuar. Me këtë është vërtetuar vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake, me të cilin të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo masë është miratuar në bazë të nenit 165 paragrafi 1 pikat 2 dhe 3…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do i mbështes ata që ndërmarrin veprime reale në rrugën drejt BE-së. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së David Geer. I pyetur për negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re, Geer tha se nuk do të komentojë mbi negociatat që po bëhen. DAVID GEER, AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË VEND “Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me të gjithë që do e avancojnë rrugën eurointegruese të vendit për anëtarësim në BE, implementimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshëm që do e sjellin këtë vend sa më shpejtë në BE”.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në bazë të Rregullores së Kuvendit, sot mbajti takim me përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e sapozgjedhur, në të cilin me konsensus u vendos që seanca konstituive, pas mbajtjes së zgjedhjeve të njëmbëdhjeta parlamentare, të mbahet më 28 maj 2024, e martë, në orën 11:00, njoftojnë nga kuvendi. KUVENDI I RMV-SË “Në përputhje me Rregulloren, me seancën konstituive deri në zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të kryesojë deputeti më i moshuar. Në përbërjen e sapozgjedhur, ajo është deputetja Merita Kollçi Koxhaxhiku”. Mitreski i informoi të…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga koalicioni “VLEN” ka komentuar edhe rezultatet nga rivotimi që u mbajt ditën e djeshme, duke theksuar se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.Ai ka thënë se BDI mund të ankimon rezultatin, por se kjo nuk do të ketë ndonjë ndryshim“Ishte e pritshme dhe tani vala e ndryshimit është ajo që nuk mund të ndalet, prandaj BDI-ja duhet të pajtohet me rezultatin. Qytetarët tani janë liruar, votojnë pak më lirshëm se sa më parë dhe uroj që BDI-ja ta pranon këtë realitet. Tash VLEN-i ka një…

Lexo më Shumë

Moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe paraqitje lokale të motit të ligë.Të hënën pritet stabilizim i përkohshëm i motit, ndërsa nga e marta pasdite do të ketë…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”, thotë drejtori i burgut për “360 Gradë” Valon Qura.“Ai u largua sot, 9:20 – 9:30. Respektonte rregullat e shtëpisë, ishte shembull i mirë për të dënuarit e tjerë, ndihmonte të tjerët në detyrat e punës brenda burgut, rregullimin e parkut etj.”, thotë Qura. Drejtori pohon se Mijalkov punonte si shofer për nevojat e burgut. “Deri dje ka funksionuar. Veturën e ka drejtuar për nevojat tona, përmes Strugës dhe Ohrit”, tha shkurt…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik Shkup informon se nesër për shkak të festës shtetërore të Shën Kirilit dhe Metodit, transporti publik do të qarkullojë sipas orarit të së dielës. Siç theksojnë nga NQP Shkup, kujdestare nga ora 7 deri në orën 14 do të jenë biletaritë e Qendrës së Transportit dhe në Gjorçe Petrov. Teleferiku do të punojë si zakonisht, nga ora 10:00 deri në orën 20:00 me ç’rast nga ora 19:00 deri në 19:30, gjegjësisht në orën 19:45. MARKETING

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 106 gjoba, nga të cilat 15 kanë qenë për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për kalim në sinjal të mbyllur, nëntë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka shkruar se Fronti Evropian e ka betonuar deputetin e katërt në zonën e 5 zgjedhore, ndërsa do të vazhdojnë betejën për ta mbrojtur çdo votë në zonën e 6 zgjedhore.“Në zonën 5, në vendvotimet ku kishte rivotim,Më 8 maj Fronti Europian 373, ndërsa VLEN 339!Më 22 maj Fronti Europian 638, ndërsa VLEN 65!Fronti Europian e betonon deputetin e katërt! S’ka as aleancë jo parimore, as inzhinjering zgjedhor që mund ta minoj legjitimitetin!Në zonën 6, vazhdojmë betejën për ta mbrojtur çdo votë të qytetarit dhe legjitimitetin e sovranit!”, ka shkruar Ademi. MARKETING

Lexo më Shumë