Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup, së bashku me ekipet hetuese të MPB-së, gjatë natës kanë kryer hetim në bulevardin “Nikolla Karev”, gjegjësisht në rrugën e njohur si rruga e Plastikave, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.“Prokurori publik ka lëshuar urdhër për ekspertizë të gjurmëve të marra nga vendi i ngjarjes, ndërsa janë duke u ndërmarrë veprime të tjera. Ministria e Punëve të Brendshme po punon për zbulimin e autorëve”, thonë nga Prokuroria. MARKETING
Author: almakos
Këngëtari Amar Ismani sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndëruar jetë pasi nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve. Ceremonia e të ndjerit bëhet sot në varrezat e Buteli. Këtë e ka njoftuar familjari i tij i cili shkruan:“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemiMe zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar IsmaniCeremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”. MARKETING
Policia ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen e armatosur në rrugën e Plastikave që ka ndodhur mbrëmë vonë.“Më 26.05.2024 rreth orës 23.40 në SPB Shkup është denoncuar në bulevardin ‘Nikolla Karev’ ka patur të shtëna. Në orën 23.45 nga Spitali i përgjithshëm ‘Naum Ohridski’ është denoncuar se tek ata me lëndime trupore është sjellë T.A (24) nga Shkupi. Në orën 23.51 nga kompleksi i Klinikave ‘Nënë Tereza’ është denoncuar se tek ata le lëndime nga armë zjarri janë sjellur O.B (19) dhe A.I (29), të dy nga Shkupi, ku pas ndihmës së ofruar, në orën 99,45 A.I ka humbur…
Si pasojë e përleshjes me armë zjarri tek rruga e Plastikëve, informacionet e fundit flasin, se fatkeqësisht njëri prej të plagosurve ka humbur jetën.Tre persona të tjerë janë të lënduar, ndërsa ata menjëherë janë dërguar në kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup.Në vendngjarje është vërejtur numër i shtuar i forcave policore si dhe Prokuror përgjegjës.MPB ende nuk ka dalë me informacion zyrtar se çfarë ka ndodhur konkretisht.Sipas të dhënave të para, përleshjes me armë zjarri i ka paraprirë një përleshje fizike. MARKETING
Një incident i përgjakur ka ndodhur sonte tek rruga e Plastikëve në Çair, raporton SHENJA.Sipas informacioneve të para, fillimisht ka patur përleshje fizike, ndërsa më pas është shtënë me armë zjarri, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën kirurgjike Shën Naumi i Ohrit në klinikën Nënë Tereza.Në vendngjarje janë ekipe të Prokurorisë dhe MPB-së. MARKETING
Edhe pse spekulimet e kaluara kanë sugjeruar se Apple do të përdorë një panel 20-inç, Kuo thotë se Apple gjithashtu po konsideron një panel 18.8-inç. Më shumë detaje janë shfaqur rreth laptopit MacBook me ekran me palosje që Apple supozohet se po punon prej kohësh. Një raport i ri nga Ming-Chi Kuo parashikon se Apple mund të shesë 1 milionë pajisje 20-inç me ekran me palosje në 2026, një ndryshim nga projektimi i mëhershëm në 2027. Edhe pse spekulimet e kaluara kanë sugjeruar se Apple do të përdorë një panel 20-inç, Kuo thotë se Apple gjithashtu po konsideron një panel…
Partia fituese e zgjedhjeve VMRO-DPMNE krahas negociatave me koalicionin VLEN, ka nisur edhe me Lëvizjen ZNAM të Maksim Dimitrievskit. Nga Lëvizja Znam kanë njoftuar se është mbajtur takim për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në nivel të nënkryetarëve të partive, në të cilin është biseduar për përcaktimet strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim. LËVIZJA “ZNAM” “Platformën tonë e bazojmë në shtyllat ideologjike – Maqedoni bashkëkohore, demokratike, shtet evropian bazuar në vlerat e ASNOM-it dhe Ilindenit dhe integrimin në BE në mënyrë dinjitoze. Republika e Maqedonisë shtet ku do të ketë drejtësi për të gjithë dhe tolerancë zero për korrupsionin, Maqedonia…
Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës. Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që ndodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë. KSHZ është e obliguar që në afat prej 72 orëve të marr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë. Pas rivotimit në qendrën e votimit 2101 në Llërcë të Zhelinës, koalicioni “Fronti Europian” ka humbur një deputet, ndërsa koalicioni “VLEN”…
Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se janë shpëtuar tre personat të cilët bashkë me një fëmijë 7-vjecar kishin gabuar rrugën dhe kishin humbur në rajonin malor të Velesit.Tre personat bashkë me 7-vjecarin, gjatë një operacioni të QMK-së, ishin shpëtuar mbrëmë vonë pas mesnate.Ekipeve të QMK-së u janë bashkuar edhe vullnetarë nga Velesi, të cilët afër Katllanovës janë lëshuar në lumin Pçinja, për t`i transferuar viktimat në anën tjetër lumit afër autostradës Shkup – Veles.Pjesë e misionit të shpëtimit ka qenë edhe Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.“Diku rreth orës 01.00 pas mesnate ekipi I shpëtimit mbërriti në vendngjarje dhe…
Ministria e Shëndetësisë dërgoi njoftim në Prokurori për sallat e mbyllura kirurgjikale në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”, e cila është pranuar dhe dërguar te prokurori publik. Do të ndërmeren veprime që të kontrollohet nëse në ngjarje ka elemente të veprës penale, informojnë për MIA-n nga PTHP Shkup. Nga PTHP theksojnë se Prokuroria vepron dhe ndjek vetëm nëse ka vepër penale. Për kushtet e qendrës klinike dje në një konferencë për media ka reaguar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, i cili tha se gjatë gjithë javës, që nga e shtuna e kaluar, po zgjat problemi me sistemin, gjegjësisht tubacionin e oksigjenit…
Koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës. Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që ndodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë. KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë. Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet. MARKETING
Rajoni Dibër-Strugë ka mbetur mbrëmë pa furnizim me energji elektrike për tre orë e gjysmë. Shkak është bërë rrufeja që goditi nënstacionin kryesor në Hidrocentralin “Spilje” pranë Dibrës.Nënstacioni kryesor në HEC “Spilje” është prekur nga një shkarkesë rrufe-elektrike, gjatë një stuhie të fortë. Ekipet kanë dalë menjëherë në fushë dhe me përpjekje maksimale është rregulluar defekti madhor. Rajoni Dibër-Struzë ka mbetur pa energji elektrike nga ora 19:50 deri në orën 23:20, konfirmon QMK. Në rajonin e Dibrës, komuna Dibër, Qendra Zhupë dhe zona e Rekës, komuna e Mavrovës dhe Rostushës kanë mbetur pa energji elektrike.Zona u godit për pak kohë…

