Këshilli i Prokurorëve Publik ka diskutuar sot për procedurën ndaj anëtarit Ixhet Memeti, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet për ndikim të kundërligjshëm. Sipas anëtarëve të Këshillit, Memeti nuk duhet të marrë pjesë në punët dhe vendimet e Këshillit për sa koha zgjat hetimi. Ndërsa, gjatë diskutimit të sotshëm, sqaruan se ata nuk kanë mjete ligjore për ta shkarkuar Memetin. Anëtarja e Këshillit, Keti Petkova, tha se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk e parasheh mundësinë e largimit nga vendi i punës derisa procedura penale është në hetim e sipër. Keti Petkova “Nga ky aspekt, duart tona si…
Author: almakos
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, thujase çdo javë ka marrë kërcënime, dhe kjo ka zgjatur disa vite, por kohë më parë ka vendosur t’i raprtojë këto kërcënime pasi kanë filluar të shpeshtohen. Këtë e bëri të ditur Kacarka sot në konferencën për media kushtuar përfundimit të mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese. Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese “Këto janë kërcënime që I kam denoncuar, por kam disa vite që kam pësuar kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa marrë një kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht, por asnjëherë nuk e kam denoncuar sepse kam menduar se është një rast i…
Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në, por dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët. “Shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në. Nëse do të tentohet të instalohet…
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka kritikuar veprimet e Frontin Europian të cilët dje u larguan nga salla para se të votohej për kryetarin e Kuvendit. “Për mua ka qenë e papritur. Fatkeqësisht opozita e ardhshme që në fillim tregoi qasjen e saj në zhvillimet të cilat do të ndodhin në Maqedoninë e Veriut. Është një turp të cilët ata nuk duhej ta bëjnë”, tha Kasami. Kasami tha se janë të bindur se koalicioni VLEN është përfaqësuesi i vetëm legjitim i shqiptarëve. MARKETING
Vlerësimet se megjithatë nuk do të jetë e nevojshme të aktivizohet neni nga Marrëveshja e Prespës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe qëndrimi se çështja nuk është dypalëshe, por evropiane, i shprehu kryeministri grek Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin “Action 24”, i cili edhe njëherë e përsëriti mesazhin se kryeministri i ri duhet ta përdorë emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis shpjegoi se Marrëveshja e Prespës përcakton qartë mënyrën se si zgjidhen çështjet me respektimin dhe vlerësoi se “në fund kjo nuk do të jetë e nevojshme”, sepse, siç tha…
Qendra për hulumtime strategjike “Ksente Bogoev” pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot organizon debat shkencor me temë “Makroekonomia pas Recesionit të madh 2007 – 2009 – rëndësia e ndryshimeve për shkencën ekonomike dhe për ekonominë e Maqedonisë”. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për ndryshimet në makroekonominë bashkëkohore, të determinuara nga Recesioni i madh i viteve 2007 – 2009 dhe goditjet që pësuan, respektivisht nga recesioni i shkaktuar nga KOVID-19 në vitin 2020 dhe nga kriza energjetike që filloi në vitin 2021. Siç u paralajmërua, ndryshimet e mëdha në makroekonomi në periudhën pas vitit 2007 do të debatohen…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Afrim Gashin për marrjen e detyrës kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. “Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj. Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme! ”, ka shkruar Osmani në X. MARKETING
MPB kumtoi se sot nëpunës policorë nga SPB Shkup – Njësia për tregti ilegale i privuan nga liria J.J.(22) dhe D.D:(47), që të dy nga Shkupi. “Pas marrjes së informacioneve operative paraprakisht dhe marrjes së urdhëresës gjyqësore, është kryer bastisje në një banesë në Shkup, gjatë së cilës është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale”. “Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB. MARKETING
Blerim Bexheti ka bërë të ditur se nuk do të jetë më kryetar i Komunës së Sarajit, teksa do të vazhdojë si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Bexheti në facebook thotë se do të jetë zëri i vullnetit të popullit, ndërkohë që falënderoi votuesit për përkrahjen në zgjedhjet lokale dhe tani edhe në parlamentaret. “Të dashur qytetarë të komunës së Sarajit dhe më gjërë, dua të ju njoftoj se prej sot fillon rrugëtim i ri i imi si deputet dhe zëri juaj në kuvendin e RMV-së. Duke dashur të falenderoj gjithsecilin nga ju që më përkrahët në zgjedhjet…
Me 76 vota pro, 6 kundër e asnjë abstenim, kryetar i ri i Parlamentit u zgjodh Afrim Gashi, pasi një ditë më parë dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Alternativës. Në debatin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, të ashpër në deklarata dhe të zhurmshëm ishin deputetët e Levicës. Ata hodhën sërë akuzash ndaj Afrim Gashit, koalicionit Vlen dhe VMRO-së. Debati dhe votimi i Afrim Gashit, u bojkotua nga deputetët e Frontit Evropian, të cilët në krye me Ali Ahmetin e lëshuan sallën që në fillim të seancës. Për bojkotin e tyre dhe akuzat e Levicës, kryparlamentari…
Afrim Gashi u zgjodh sot në postin e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut. 76 deputetë votuan ‘pro’, 6 kundër nga E Majta, ndërsa Fronti Evropian braktisi seancën e Kuvendit, përcjell INA. Por, kush është Afrim Gashi i cili nga viti 2014 u përfshi në skenën politike. Në faqen e partisë Alternativa figuron edhe biografia e tij: Afrim Gashi është i lindur më 9 nëntor të vitit 1977 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, duke bërë betejë për hapjen e paraleles së mjekësisë edhe në Shkup. Gjatë shkollës së mesme është marrë edhe me muzikë, ndërsa…
Kryetari i ri Kuvendit, Afrim Gashi, pas përzgjedhjes së tij në krye të Kuvendi tha se falënderon deputetët të cilët votuan që ai të jetë kryetari i ri i Kuvend.Ai tha fushata zgjedhore ka përfunduar, sot kemi kuvend me përbërje të re dhe shumicë që së shpejti do të formohet.“Sfida jonë nuk do të jetë të merremi me fjalorin e fushatës, para neve ka perspektivë të re, ku qytetarët presin që ta realizojmë me punë angazhim atë që e kemi premtuar”, tha Gashi, raporton SHENJA.Ai tha se ikja e rinisë mund të ndalet vetëm nëse miratohen ligje që mund të…

