Dy persona janë arrestuar në Kaçanik pasi dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë, si dhe i kanë penguar ata gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Vëllezërit Qaka”, derisa zyrtarët policorë ishin duke i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik njërit prej të dyshuarve.
Gjatë intervenimit, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur policët, duke i penguar ata në kryerjen e detyrës.
“Si pasojë e sulmit nga ana e të dyshuarve tre prej zyrtarëve policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.



