Author: almakos

Me miratimin e Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së kryetarit të LSDM-së , nga Bordi Qendror i LSDM-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme, si dhe Rregulloren për mënyrën dhe procedurën e regjistrimit aktiv të anëtarëve të LSDM-së, ata njoftojnë se procedura e aplikimit fillon nga data 31.05.2024 dhe se do të zgjasë për shtatë ditë, deri më 06.06.2024. Të drejtë për kandidim, siç informojnë ata,  kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që plotësojnë kriteret dhe normat e larta vlerash, morale dhe etike.  Bordi Qendror i LSDM-së “Për pozitën e kryetarit të LSDM-së mund të kandidojë personi…

Lexo më Shumë

Vazhdoi sot procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në dy raste, theksojnë nga Gjykata Kushtetuese, gjyqtarët votuan për kandidatët e propozuar, ku asnjë nga kandidatët nuk mori shumicën e kërkuar. “Me pëlqimin e të gjithë gjyqtarëve, u ra dakord që seanca përzgjedhëse të vazhdojë të hënën, më 3 qershor. Mandati i Presidentes Dobrila Kacarska përfundon më 2 qershor 2024”, theksojnë nga Gjykata Kushtetuese. MARKETING

Lexo më Shumë

Një dhëndër indonezian zbuloi se gruaja e tij e re është në fakt një burrë dhe ky i fundit mashtroi vetëm për të fituar para. Dhëndri i njohur si A.K u martua me të dashurën e tij në prill të vitit të kaluar dhe 12 ditë më pas zbuloi se nusja e tij ishte një burrë. AK u takua me gruan e tij të ardhshme, që thuhet se quhet Adinda Kanza, përmes Instagramit vitin e kaluar dhe dyshja ranë dakord të takoheshin personalisht për të vazhduar më tej lidhjen e tyre, sipas mediave vendase. Kur takoheshin ballë për ballë, Kanza…

Lexo më Shumë

Nga ASH-krahu i Selës thonë se Taravari po bën moralistin, pasi që sipas tyre, VMRO-ja ka premtuar ndryshime ligjore me çka në vend të zgjedhjeve të parakohshme, do të ketë ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. “E vërteta e moralistëve të rrejshëm është se ata do të tërhiqen nga të qenurit kryetar komune pasi VMRO-DPMNE u ka premtuar ndryshime ligjore. Me çka, për pak ditë, do të ndryshohet ligji dhe në vend të zgjedhjeve të parakohshme në nivel komunal, do të kemi ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta lokale. Deklarimet ndryshe janë veç për PR dhe mashtrim…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë për rrëmbimin dhe vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovskit. Në akuzë përfshihen katër persona, në mesin e të cilëve edhe babi i Vanjës, Aleksadar Gjorçevski. Gjitashtu Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja e Vanjës dhe Zhezhovskit. Sipas prokurorisë, të dyshuarit në cilësin e bashkryerësve të veprës penale kishin planifikuar rrëmbimin e fëmijës 14 vjeçare, Vanjës për të detyruar  një anëtarë të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërbilm. Me ç‘rast të akuzuarit e kanë detyruar Pançe Zhezhovskin t’ua japë  veturën e tij, për…

Lexo më Shumë

Deri më 22 qershor do të kryhet testim pneumatik i qëndrueshmërisë së gazsjellësit Shkup – Gostivar, për çka do të rregullohet lëvizja afër këtij seksioni të gazsjellësit. “Për shkak të sigurisë së qytetarëve, është paralajmëruar lëvizje e kufizuar në afërsi të seksionit të gazsjellësit Shkup – Gostivar, në rripin e sigurimit prej 100 metrave nga të dyja anët e gypit”, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Siç sqarojnë nga QMK, kjo është për shkak të testimit pneumatik të qëndrueshmërisë dhe të papërshkueshmërisë së gazsjellësit magjistral në tre intervale kohore të njëpasnjëshme në periudhën deri 22…

Lexo më Shumë

Një djalë 20-vjeçar nga fshati i Koxhalisë n; Radovish ka humbur jetën mbrëmë pasi është goditur nga rrufeja. “Rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Radovish është raportuar se në ora 19:30 në një livadh në vendin e quajtur “Vodovod” në Radovish, nga goditja e rrufesë ka ndërruar jetë R.M. (20), ndërsa ka mbetur i plagosur Z.M. (23), të dy nga Koxhaleva”.Një mjek nga urgjenca mjekësore nga Radovishi ka konstatuar vdekjen, ndërsa personi tjetër është transferuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”. MARKETING

Lexo më Shumë

Në momentin e parë, kur të konsiderojmë se fjala jonë nuk respektohet, nuk do të jemi pjesë përbërëse e Qeverisë, deklaroi sonte kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski. I pyetur për bisedimet me VMRO-DPMNE-në për koalicionin qeveritar, ai në emisionin “Vetëm intervista” në Kanalin 5 tha se bëhet fjalë për biseda dhe parime themelore të funksionimit dhe pajtimin e dallimeve ideologjike. “Po flasim në bazë të platformës që i kemi ofruar dhe e kanë pranuar të plotë. Është shumë më pak e rëndësishme se cili do të jetë zbatimi i qeverisë sa i përket numrit të dikastereve që do të marrë…

Lexo më Shumë

Për shkak të ndërprerjeve të planifikuara në rrjetin elektroshpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e komunave të rajonit të Shkupit, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Çair, njoftuan pasdite nga Qendra Rajonale për Menaxhimin me Kriza -Shkup. Në periudhën nga ora 11 deri në orën 13, rrymë nuk do të kenë konsumatort e bulevardit “Aradhat Partizane” numër 93 hyrja 4 në Komunën Karposh. Një pjesë e rrugës “Darvinska” në lagjen Draçevë, Komuna Kisella Vodë, nuk do të kenë rrymë nga ora nëntë deri në orën 14. Në Komunën e Çairit, rrymë nuk do të kenë nga ora…

Lexo më Shumë

Në vendin e quajtur “Trakajaçko maallo” në atarin e fshatit Tanushec, Shkup, dje në orën 08:00, nëpunës policorë nga Njësia kriminalitet ndërkufitar dhe migracon Shkup dhe nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanushec në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Veri, pas informacioneve të marra paraprakisht dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka parandaluar kontrabandimin e produkteve të konsumit nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  Siç bënë të ditur nga MPB-ja, nëpunësit policorë kanë gjetur dy kamionë, pas së cilës drejtuesit e mjeteve janë larguar nga vendi. “Gjatë kontrollit të kamionit “Volkswagen” me targa kombëtare suedeze është…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative e ka hedhur poshtë si të pabazë padinë e “Frontit Evropian” për rivotimin në Llërcë. Nga Аdministrativja njoftojnë se pas debatit publik të mbajtur mbrëmë kanë vendosur të refuzojnë padinë e paraqitur nga Fronti Evropian në zgjedhjet paralmentare, kundër vendimit të Komisinit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në komunën e Zhelinës, të mbajtur më 27 maj. Gjykata Administrative “Padia e paditësit Koalicioni ”Fronti Evropian” udhëhequr nga BDI, Lëvizja Popullore, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike Evropiane, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Bashkimi i Romëve, Partia Lidhja Demokratike Boshnjakëve–BDS) Fushata zgjedhore – Zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz, ka kundërshtuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re të drejtuar nga VMRO-ja. Bejxhan në një deklarate për TV SHENJA ka thënë se ju bënë thirrje drejtuesve të VLEN-it të merren me punën e tyre. BEJXHAN ILJAZ, KRYETAR I TDP-SË “Ne fjalën tonë e kemi thënë, jemi bërë pjesë e Frontit Europian dhe vazhdojmë të jemi pjesë e saj, e ndërsa nëse ndokush ka ndonjë propozim në lidhje me këtë çështje, atëherë fjala i bie partisë mandatare, që tashmë është nismëtare e formimit…

Lexo më Shumë