Author: almakos

Deputetja e LSDM-së dhe ministrja e kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska ka dërguar ankesë në Sektorin e Inspektimit në Ministrinë e Kulturës kundër kryetarit të ri të Kuvendit Afrim Gashi, pasi sipas saj, Gashi është dashur ta lexojë betimin fillimisht në gjuhën maqedonase dhe më pas në gjuhën shqipe. Ajo madje në rrjetin social Facebook ka treguar arsyet se pse e quan skandaloze betimin e kreut të Kuvendit në gjuhën shqipe. BISERA KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA, MINISTRE E KULTURËS “Pse është skandaloze që betimi solemn të jepet fillimisht në shqip e më pas në maqedonisht? Sepse gjuha maqedonase është gjuha e parë zyrtare e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Kushtetuese janë zhvilluar sot katër raunde të votimit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. “Asnjë nga kandidatët e propozuar nuk ka marrë shumicën e kërkuar. Sipas Rregullores, procedura e zgjedhjes përsëritet deri në zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, njofton Gjykata Kushtetuese. Seanca zgjedhore, siç është paralajmëruar, rifillon nesër në orën 10:00. MARKETING

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një reagim të tyre, kanë thënë se institucionet si KSHZ dhe Gjykata Administrative, konstatuan se më 8 maj, BDI dhe Fronti multietnik, tentuan që edhe njëherë të shtrembërojnë vullnetin e qytetarëve me kërcënime e dhunë.“Andaj vendosën që më 22 maj të ketë votim në fshatin Llërcë. Por makineria e Frontit multietnik përsëri tentuan të ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj banorëve e komisionerëve, duke sjellë në vendvotim si vëzhgues ministra e policë të BDI-së me qëllim frikësimin e banorëve për të dalë në votime. Kjo pamje më shum ngjante si një shtet rrethim se si një ditë normale…

Lexo më Shumë

Salih Murat nga Lëvizja e Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, i cili u zgjodh deputet nga Aleanca e Frontit Europian në zgjedhjet parlamentare në një prononcim për TV SHENJA, i ka dënuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re. Lidhur me këtë çështje ai tha se ky lajm e të ngjajshme të rrejshme – ka disa ditë që qarkullojnë edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se “ne jemi anëtarë të Aleancës së Frontit Evropian dhe aktualisht po zhvillojmë strategjitë tona së bashku në këtë aleancë dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz, ka kundërshtuar si të pavërteta pretendimet e Izet Mexhitit se deputetët e tyre mund të bëhen pjesë e shumicës së re. Bejxhan në një deklarate për TV SHENJA ka thënë se ju bënë thirrje drejtuesve të VLEN-it të merren me punën e tyre “sepse nëse kështu kanë filluar gjërat prej në fillim, atëherë mjerë ne”. “Për fat të keq ndonjëherë e kam vërtetë të vështirë, ta besojë një situatë të tillë. Veçanërisht, kur shoh ditëve të fundit Izet Mexhitin dhe Arben Taravarin, të cilët më shumë flasin për ne, sesa për atë se çfarë do…

Lexo më Shumë

Përmes një komunikate për media BDI ka theksuar se është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike. Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e BDI-së: Bashkimi Demokratik për Integrim është e skandalizuar nga narrativi ofendues i VMRO DPMNE-së që konfirmon shkeljen flagrante të vullnetit të shprehur zgjedhor të popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera etnike, bashkimi i të cilëve në Frontin Europian rezultoi të jetë forca e dytë politike në vend. Narativi antishqiptar shtatë vjeçar i imponuar nga VMRO DPMNE krijoi pasqyrë të…

Lexo më Shumë

Pothuajse 15 mijë nxënës që mbarojnë arsimin e mesëm këtë të shtunë do t’i nënshtrohen dy provimeve të jashtme të maturës shtetërore, gjuha amtare dhe letërsia. Risi në këtë vit shkollor është se në vend të klasave, testet do të bëhen në hapësira të mëdha salla, salla sportive të shkollës. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), organizator i provimit të maturës shtetërore, për muajin qershor janë regjistruar 10.088 kandidatë për provimin në gjuhë dhe letërsi maqedonase, 4.189 për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe 315 kandidatë për gjuhë dhe letërsi turke. Provimi i dytë i jashtëm (me zgjedhje)…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra. “Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative njofton se më 29 maj 2024, ora 23:30, këshilli gjyqësor për rastin URP nr. të formuar pas padis së ngritur nga Fronti Europian për zgjedhjet kuvendare 2024, kundër vendimit me numër UJP1 10-33 nga data 27.05.2024 të KSHZ-së, ka marrë vendim të cilën e ka refuzuar. “Padia e paditësit Koalicioni “FRONTI EUROPIAN” Udhëhequr nga BDI, Lëvizja Popullore, Partia Demokratike Shqiptare, Partia Demokratike Evropiane, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Bashkimi i Romëve, Partia Lidhja Demokratike Boshnjakëve–BDS) Fushata zgjedhore – Zgjedhjet parlamentare 2024, në Njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6, kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në A2CNN bëri të ditur se brenda koalicionit VLEN ka diskutime se si do të pozicionohen, por shtoi se këtë radhë liderët do të marrin përgjegjësi në ekzekutiv, nuk do të rrijnë në Reçicë. “Është mirë të pritet të kalojnë procedurat, sepse në politikë ndryshojnë gjërat. Ne po bisedojmë brenda koalicionit VLEN se si të pozicionohemi, pra ndryshimi këtë radhë do të jetë që liderët nuk do të rrinë në Reçicë dhe në prapavijë dhe të mirat t’i përfitojnë liderët, ndërsa për gabimet dhe lëshimet të dënohen ministrat apo të zëvendësohen ato me të…

Lexo më Shumë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA’, duke folur për VLEN-in tha se ndryshimi nuk është slogan, por është koncept ide, kulturë veprimi. “Tani të gjithë këto persona, ishin deputetë, kryetar partie, tani do bëhen ministra. Ne për çfarë e kemi kritikuar BDI-në. E kemi kritikuar se për 17 vjet një person shkon rotacion nga një ministri në tjetër, e kemi kritikuar për këtë bashkë, që nuk ka patur prurje të reja. Te VLEN-i ka prurje të reja? Këto emra janë deputet, kryetar partie, sekretar partie, tani do t’i lenë komunat do të bëhen ministra. Ideja e kësaj,…

Lexo më Shumë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se Maqedonia si shtet nuk ka fuqi as edhe forcë për të qenë ekstremiste apo shoviniste tek grupi ndëretnik.Visar Ademi tha se fatkeqësisht në 20 vitet e kaluara kemi patur kuadro të cilët më tepër janë marrë me llogarinë e tyre bankare dhe fuqizimin e tyre si individë se sa që janë marrë me të drejtat e shqiptarëve.“Dhe këto maqedonasi, që ka qenë në qeveri duke patur monopolin e qeverisë i ka përdorur për tu treguar nacionalist. Se ti nëse do kesh kuadro cilësore më beso se as VMRO as…

Lexo më Shumë