Author: almakos

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njofton se deri në orën 11:00, nga gjithsej 4.514 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 743 respektivisht 16.46 %. Në VV 2101 në Zhelinë kanë votuar 205 votues respektivisht 20.64%.Në VV 1194 në Krushevë kanë votuar 87 votues respektivisht 18.55 %.Në VV 1202 në Krushevë kanë votuar 35 votues respektivisht 11.74%.Në VV 1272 në Ohër kanë votuar 156 votues respektivisht 21.94 %.Në VV 1470 në Dollnen kanë votuar 83 votues respektivisht 12.61 %.Në VV 1470/1 në Dollnen, kanë votuar 31 votues respektivisht 4.91 %.Në VV 1844 në Strugë kanë votuar 146 votues respektivisht 19.39…

Lexo më Shumë

Presim që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën evropiane, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretari në largim dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intevistën onlajn për Qendrën evropiane të Këshillit atlantik. Eskobar, gjatë bisedës për rolin e SHBA-së në kushte të sfidave të Ballkanit Perëndimor, është pyetur nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së dhe shqetësimit të rritur për Marrëveshjen e Prespës, ende besojnë se rruga drejt Evropës do të vazhdojë, siç dekalroi në ditën ditën e zgjedhjeve, transmeton Zëri i Amerikës.“Po. Mendoj se Evropa dhe SHBA-ja ia bënë shumë të qartë qëndrimin presidentit pas inaugurimit se ne presim plotësisht që…

Lexo më Shumë

Nga mbledhja e 22-të e Qeverisë: Konkluzionet pas zhvillimeve me Stadiumin e ri në Tetovë; Vendim për regjistrimin e studentëve/kadetëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” – Shkup, në vitin akademik 2024/2025; Vendim me të cilin Ministria e Mjedisit u ka dhënë prona të tundshme disa komunave, për nevojat e shkollave të përfshira në programin GLOBE; Vendim për pjesëmarrjen e Armatës në operacionin e NATO-s, “KFOR” në Kosovë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pasi kërkoi mendim nga Gjykata Kushtetuese, shqyrtoi rastin me shfrytëzimin dhe zhvillimet rreth stadiumit të ri në Tetovë dhe solli disa konkluzione. Qeveria në shqyrtimin…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) njoftoi se rivotimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe i personave që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar, të cilët u përkasin vendvotimeve në të cilat u anulua votimi për zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, është zhvilluar pa pengesa dhe pa parregullsi të raportuara. Nga KSHZ njoftojnë sot se 43 nga gjithsej 45 persona që kanë qenë të regjistruar si të sëmurë ose si të pafuqishëm kanë pasur të drejtë të votojnë në vendvotimet ku zhvillohet rivotimi në Zhelinë, Krushevë, Ohër,…

Lexo më Shumë

Sallat kirurgjike në Qendrën Klinike përsëri kthehen në përdorim. Problemi me ajrin e kompresuar është tejkaluar dhe me sukses është kryer servisimi, konfirmuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë për MIA-n. “Asnjë pacient urgjent nuk ka mbetur pa kujdes shëndetësor këto dy ditë. Për intervenime urgjente pacientët janë referuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi Ohrit” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. MARKETING

Lexo më Shumë

Gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i shqiptoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh gjykatësit suprem Nake Georgiev, për të cilin ekziston dyshimi për veprën penale “pranim i shpërblimit për ndikim të paligjshëm”. “Pas deklarimit të të dyshuarit në prani të mbrojtësit të tij, por edhe vlerësimit të fakteve dhe provave të dorëzuara nga ana e prokurorit publik është miratuar vendim, me të cilin propozimi pranohet, ndërkaq të dyshuarit i caktohet masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të…

Lexo më Shumë

Shpenzimet mujore për një familje katërantarshe vazhdojnë të jenë të larta. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, infromojnë se vlera e shportës minimale sindikale për muajin maj të vitit 2024 arrin 60 090,00 denarë, ose rreth 1000 euro. Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin prill të këtij viti, e cila është 60.212,00 denarë, ajo është ulur për 122,00 denarë. Siç shtojnë nga LSM-ja, me një banesë me qira prej 60 metrash katrorë për muajin prill, shpenzimet arrijnë në 75.465,00 denarë. Me anë të një tabele ata sqarojnë se vetëm për të siguruar ushqimin dhe pijen, një familje…

Lexo më Shumë

Gjykatësi suprem Nake Georgiev është privuar nga liria për shkak se dyshohet që ka marrë ryshfet për rrethana lehtësuese për  një ish-kryetar komune. I dyshuar është edhe antari i Këshillit të Prokurorëve Ixhet Memeti. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore Publike, pas kallëzimit paraprak të djalit të një të akuzuari në një rast që po zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm” nga neni 359 i Kodit…

Lexo më Shumë

Vlera e shportës minimale sindikale për majin 2024 është 60.090 denarë. Kjo i bie së për një familje katëranëtarëshe duhen së paku 1.000 euro për ta kaluar muajin. Por, sipas Sindikatës, nëse një familje jeton me qira në një banesë prej 60 metra katrorë, shporta konsumuese rritet në 75.465 denarë. Për një muaj, sipas Sindikatës, më shumë para apo 21.689 denarë harxhohen për ushqim dhe pije. Kjo përbën 36.1% të buxhetit familjar. Për veshje dhe veshmbathje duhen 4.928 denarë ose 8,2% e buxhetit, për harxhimet e faturave 6.014 denarë, për transport 5.020 denarë, për higjienë 1.788 e kështu me radhë.…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftojnë se përveç gjykatësit të Gjykatës Supreme Naqe Georgiev, të cilit tashmë i është marrë imuniteti dhe është në paraburgim, për mitëmarrje dyshohet edhe një person tjetër. “Provat e mbledhura dhe kontrollet e deritanishme ofrojnë bazë ligjore që prokurori publik në fjalë të propozojë masën e paraburgimit vetëm për të dyshuarin e parë i cili është kapur në kryerjen e veprës penale, ndërsa në lidhje me të dyshuarin e dytë deri në këtë moment, provat nuk japin bazë për të propozuar masën më të rreptë të sigurimit të pranisë. Hetimi vijon deri në kontrollin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, dje gjatë fjalimit të tij në asamblenë e 49-të e Asociacionit të eksportuesve të Greqisë Veriore, ka dërguar mesazhe të qarta te udhëhqësia e re e Maqedonisë së Veriut që të tërhiqet nga retorika “provakative dhe jo ligjore”. “Retorika e tyre është provokative dhe joligjore. Ne e refuzojmë dhe e kthejmë atë, vuri në dukje karakteristike ai, duke drejtuar shigjetat drejt partisë opozitare greke SYRIZA, duke thënë se “agnostitkët në kufi duhet të kuptojnë se atdheu nuk do të tërhiqet nga arma të cilën e ka në duar. Na kanë akuzuar për marrëveshjen dhe tani…

Lexo më Shumë

Rivotim në shtatë vendvotime në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit Sot ata votojnë në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, votojnë të sëmurë dhe të pafuqishëm, të burgosurit si dhe persona të vendosur në shtëpitë e kujdesit. Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4.521 votues. Rivotim do të bëhet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen, si dhe në vendvotimin 1844 në Strugë. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470…

Lexo më Shumë