Author: almakos

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot priti në vizitë miqësore udhëheqësit e koalicionit VLEN të partive shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, Bekim Qoku, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izet Mexhiti e Afrim Gashi, të cilët i përgëzoi për rezultatin zgjedhor. Përfaqësuesit e VLEN diskutuan me kryeministrin Kurti për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e për çështje të tjera të rëndësishme. Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale. Zhvillimi i…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative mbrëmë vonë i refuzoi si të pabaza të shtatë paditë e ngritura nga “Fronti evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve  për rivotim në zgjedhjet parlamentare.  Me vendimet e Gjykatës Administrative vërtetohen vendimet e KSHZ-së për rivotim në gjashtë vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore –  vendvotimet 1202  dhe 1194 në Krushevë, 1470  dhe 1470/1 në Dollnen, 1272 më Ohër, 1844 në Strugë dhe 2101 në Zhelinë. Sipas Kodit Zgjedhor, në qoftë se vendimi për rivotim në një vendvotim mund të ndikojë në rezultatat përfundimtare të zgjedhjeve, KSHZ-ja do të…

Lexo më Shumë

“Gjithmonë i kam thirr presidentët të Maqedonisë të vijnë në Bullgari, për shkak se rruga e tyre për në Bruksel kalon nëpër Sofje. Shpresoj se politikanët e atjeshëm të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka kaluar dhe nëse fjalimet dhe sjelljet destruktive shndërrohet në veprime të vërteta, kjo do të thotë shtyrje e vendit të tyre në izolim”. Kështu deklaroi presidenti bullgar Rumen Radev duke u përgjigjur në pyetjen nëse do ta ftojë presidenten Gordana Siljanovska Davkova në takim në Bullgari. Radev pret që çdo politikan bullgar që do ta përfaqësojë Bullgarinë në Këshillin Evropian do ta mbrojë interesin nacional…

Lexo më Shumë

SPB Shkup dorëzoi kallëzim penal kundër L.K. (66) nga fshati Stajkovcë i Shkupit për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “vrasje” sipas nenit 123 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk. Siç informoi sot MPB-ja, L.K. dyshohet se më 14 maj të vitit 2024 në shtëpinë në fshatin Stajkovcë me gjësende metalike i ka sulmuar vëllaun e tij V.K.(64) dhe kunatën e tij S.K.(57), të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, të cilit i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. MARKETING

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se pasdite kryesia e partisë do të mbajë takim. Takimi, siç është paralajmëruar duhet të fillojë pasdite,  ndërsa do të mbahet në selinë e BDI-së në Tetovë.

Lexo më Shumë

Sektori i punëve të brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 123 sanksione. Siç njofton MPB prej tyre njëzet e një sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, nëntë masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë masa për mospërdorimin e rripit të sigurisë, pesë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit… “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen…

Lexo më Shumë

Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative për të refuzuar kërkesën e Frontit Evropian lidhur me vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës, me ç’rast tani pritet të ketë rivotim, raporton SHENJA.“E përshëndesim vendimin e Gjykatës Administrative, e cila është në një vijë me vullnetin të cilin qytetarët e shprehën më 8 maj. Ky vendim dëshmon edhe njëherë se shpresa për qytetarët në vend po vjen, ndërsa manipulimet dhe krimi i këtij pushteti hibrid po bie.Ndryshimi i filluar më 8 maj, ka filluar të realizohet, por që të jetë edhe më i shpejtë dhe më efikas i ftojmë…

Lexo më Shumë

Marrëveshja e Prespës është obliguese sipas të drejtës ndërkombëtare. Ajo vlen dhe Maqedonia e Veriut ka obligime ndaj saj. Mendoj se është shumë me rëndësi për pozicionimin si partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar të mos paraqitet dyshimi se marrëveshjet obliguese sipas të drejtës ndërkombëtare do të respektohen edhe nga qeveria e ardhshme, thotë ambasadorja gjermane, Petra Dreksler në intervistë për “360 gradë”. Ambasadorja thekson se dy vendet kanë partneritet të sigurt në të gjitha nivelet, janë aleate të NATO-s dhe se Berlini dëshiron të ketë bashkëpunim të afërt edhe me qeverinë e ardhshme, por siç theksoi, do të jetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Gjykatës administrative, Burim Sejdini sonte në konferencën për media mohoi se ka kryer presion ndaj gjyqtarëve në trupat gjyqësor që vendosin për ankesat e koalicionit “Fronti evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare. Ai vlerësoi se pretendimet e Arben Taravarit nga koalicioni “VLEN” janë të pavërteta, insinuata dhe shpifje. MARKETING

Lexo më Shumë

Prej 10 maj deri më 16 maj janë regjistruar gjithsej 44 raste të reja me kollën e mirë në vend, me rritje të trefishtë krahasuar me shtatëditorin e periudhës së mëhershme. Dei më 16 maj, në vend janë regjistruar gjithsej 597 raste me kollën e mirë, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) publikuar pasdite. Në lidhje me shpërndarjen gjeografike, pjesa më e madhe e 44 rasteve të reja, janë regjistruar të gjitha në kuadër të epidemisë në Shkup – 39, pesë raste nga Kumanova dhe një nga Prilepi. Mosha e pacientëve vijon nga tre muaj deri…

Lexo më Shumë

Rrugët e Shkupit janë mbushur me kamera pranë semaforëve në kryqëzimet e bulevardeve të qytetit, të cilat do të vrojtojnë lëvizjen e veturave dhe për çdo shkelje të ligjit ata do të dënohen. Këto kamera siç kanë njoftuar nga MPB pritet të vihen në funksion së në fillim të vitit të ardhshëm. Në disa kryqëzime të bulevardeve të Shkupit janë vendosur kamera në semaforë të cilat shërbejnë për regjistrimin e shkeljeve të mundshme në komunikacion. Këto kamera janë të vendosura në kryqëzimin e bulevardit “Aradhat Partizane”dhe në kryqëzimin afër qendrës “Mavrovë”.  Kamera të  tilla  po vendosen edhe në Çair dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka deklaruar se pret që deri në fund të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje rreth qeverisë së ardhshme.Taravari ka shtuar se po mbizotëron atmosferë pozitive ndërmjet grupeve punuese të VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.“Shpresoj se deri në fund të javës së ardhshme do të kemi marrëveshje për programin qeveritar dhe ndarjen e resorëve, gjegjësisht kush dhe ku do të jetë ministër. Ne si kryetar të partive kemi patur dy takime, më tej në mënyrë intensive punojnë grupet e punës, shpresoj deri të hënën do të dalim me program të përbashkët ndërsa deri të premten…

Lexo më Shumë