Author: almakos

Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico është plagosur sot. Osmani tha se është i tronditur për sulmin që u bë ndaj kryeministrit të Sllovakisë duke i uruar shërim të shpejtë dhe njëkohësisht, uroi që rasti të zbardhet sa më parë.“I tronditur nga sulmi ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico. closevolume_offDuke i uruar shërim të shpejtë dhe duke shpresuar për qartësi për këtë ngjarje të tmerrshme”, ka shkruar Osmani në platformën X. MARKETING

Lexo më Shumë

I dyshuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe për 74-vjeçarin Pançe Zhezhovski, Lupço Palevski Pallço gjatë pasdites pritet të arrijë në Maqedoni, shkruan portali “24 info”.Pallevski sonte do të ekstradohet me fluturim të rregullt në aeroportin e Shkupit në ora 19:30.Do të dërgohet menjëherë në Burgun e Shkupit – në Shutkë. MARKETING

Lexo më Shumë

Ka filluar shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Siç thuhet në njoftim, procesi ka nisur si vitet e kaluara, gjatë periudhës së zakonshme të shtypjes dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht.“Në fund të këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit do të bëhet dorëzimi në të gjitha shkollat ​​fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Pra,…

Lexo më Shumë

Në garazhën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese është gjetur një krevet i improvizuar, thikë e mprehtë kuzhine. Rastin, Dobrilla Kacarska e ka paraqitur edhe në polici, përshkak të rrezikimit të saj eventual të sigurisë. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e kryetares Kacarska, Hristina Bellovska, e cila thotë se mbetet që organet ta verifikojnë nëse bëhet fjalë për ndonjë kërcënim apo rastësi. Ndërkaq, shtoi se Kacarska, në mënyrë të vazhdueshme gjendet në situata të siç thotë ajo të pakëndshme dhe incidente të vogla si dhe kërcënime në rrjete sociale, por nuk ka reaguar ndaj të njejtave, deri në rastin e fundit.…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar edhe sot ankesat nga Fronti Europian për vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, të cilët vendosen se do të ketë në disa prej vendvotimeve përsëritje të votimit, përfshirë vendvotimin në Llërcë të Tetovës. Bujar Osmani nga ky Front ka mbajtur sot konferencë për media, nga ku tha se kanë ankimuar vendimet e fundit të KSHZ-së në Gjykatën Administrative. Gjithashtu do të dorëzojnë padi ndaj antarëve e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, pasi sipas tyre,  vendimi i KSHZ-së  është joligjor. BUJAR OSMANI, NËNKRYETRAR I BDI-së “Atë që qytetarët e panë drejtpërdrejt në KSHZ, me mbivotimet edhe etnike, u përkujtuan kohërat majorizimit të…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme organet më të larta partiake të LSDM-së do të mbajnë mbledhje, në të cilat do të bëhen përgatitjet për mbajtjen e Kongresit llogaridhënës, konform statusit të partisë, pas disfatës në zgjedhjet e dyfishta, të cilat i ka pësuar partia dhe paralajmërimet për ndryshim të kryesisë. Po bëhen përgatitjet për proceset që do të zhvillohen në parti, në përputhje me procedurat statutore dhe atë që është shpallur publikisht deri më tani, pas zgjedhjeve. Mbledhjet e kryesisë së LSDM-së dhe Bordit Ekzekutiv për fillimin e procedurës për thirrjen e Kongresit llogaridhënës, në pajtim me Statutin e partisë”, brifojnë nga…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë së djathtë nacionaliste greke dhe deputeti i Parlamentit Kirijakos Velopulos ka grisur Marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në foltoren e Kuvendit të Greqisë. Veprimet e Velopulos ishin në përgjigje të betimit të presidentes së sapozgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë inaugurimit të saj të dielën, ku nuk përdori emrin Maqedonia e Veriut. Në vend të emrit kushtetues të shtetit “Maqedonia e Veriut”. “Kjo është Marrëveshja e Prespës. Nëse do të kishte një qeveri shoqërore të denjë kombëtare patriotike, do ta kishte bërë këtë”, tha Velopoulos dhe më pas mori Gazetën Zyrtare të Shtetit…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut qëndron në dispozicion në gjetjen, gjegjësisht rrjetëzimin e kompanive vendore lokale të cilat duhet në maksimum të përfshihen gjatë realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e projektit për korridoret 8 dhe 10d, ishte dakorduar në takimin e djeshëm të kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe bashkëpunëtorëve të tij me udhëheqësinë e kompanisë “Bechtel dhe Enka”. Të dyja palët, siç bëri të ditur Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, janë marrë vesh që edhe më tutje t’i vazhdojnë kontaktet me tempo të përforcuar me çka do të lehtësohej realizimi…

Lexo më Shumë

Në organizim të Universitetit “Nëna Terezë”, sot është mbajtur “Panairi i karrierës”, në të cilin kanë marrë pjesë 25 kompani private, ku fjalime të veta kishin rektori i UNT-së, Izet Zeqiri, kryetari i Konfederatës së biznesit, Mile Boshkov, si dhe kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Mendi Qyra. Zeqiri në fjalimin e tij theksoi se bashkëpunimi mes Qeverisë, akademisë dhe bashkësisë së biznesit duhet të funksionojë, sepse siç tha, në interes të përbashkët është që ta parandalojmë shpërnguljen e të rinjve jashtë vendit. “Ideja e organizimit të këtij panairi është që të vendosen kontaktet e para mes punëdhënësve dhe…

Lexo më Shumë

Me datë 14.05.2024 në ora 16:30 në fshatin Dobrejci, Strumicë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë kanë ndaluar D.K (45) nga fshati Dobrejci. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan edhe marijuanë, disa kërcell të mbjellë të bimës së kanabisit dhe një peshore digjitale me mbetje marijuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit do të ngritet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB. MARKETING

Lexo më Shumë

Dispozitat e kontestuara të Ligjit për pagat e gjykatësve dhe të Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit gjyqësor për uljen e koeficientit për vërtetimin e pagave të gjykatësve, të cilët Kuvendi i ka miratuar më 29 shkurt të këtij viti janë mes lëndëve për debat në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese. Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi. Iniciatorë të iniciativave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli Gjyqësor i…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir, bëjnë të ditur nga kabineti i presidentes së Maqedonisë. Gjatë bisedës me Dejvid Gir, lidhur me procesin aderues të vendit, Presidentja Siljanovska, ka potencuar nevojën e progresit në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si orientim strategjik për vendin. Sipas saj, krahas nivelit të lartë të gatishmërisë së administratës maqedonase si dhe përvojës së fituar, progresi në përmbushjen e kritereve po vuan për shkak të rrethanave politike dhe veprimeve ku përgjegjës janë edhe disa vende anëtare të BE-së, thuhet në komunikatën…

Lexo më Shumë