Author: almakos

SPB Tetovë ka konfirmuar se dje ka ndodhur një aksident në rrugën Leshnicë-Kodra e Diellit, në të cilën lëndime kanë pësuar dy persona Më datë 12.05.2024 në ora 15:45 në SPB Tetovë, personi S.U. ka raportuar se gjatë rrugës nga lokaliteti Leshnicë për në Kodrën e Diellit, shokët e tij me një katërçikletë kanë rënë në një humnerë dhe nuk i janë përgjigjur thirrjeve të tij. Shërbimet policore menjëherë kanë shkuar në vendin e raportuar dhe i kanë gjetur personin S.U. dhe të lënduarit F.F. (24) dhe S.S. (23) nga Tetova dhe i kanë dërguar në Kodrën e Diellit, nga…

Lexo më Shumë

Portali nga Brukseli “Politico” ka komentuar inaugurimin e djeshëm të presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, se edhe gjatë aktit ceremonial në Kuvend, duke mos e përdorur emrin kushtetues, ka shkaktuar debat me Greqinë fqinje dhe reagime të shumta nga Athina. Presidentja e sapozgjedhur nacionaliste e Maqedonisë së Veriut, edhe para se të bënte betimin të dielën, shkaktoi një mosmarrëveshje diplomatike me Greqinë fqinje, raporton Politico. Politico raporton se gjatë ceremonisë së betimit në Parlament, Siljanovska Davkova, për të cilën ajo tha se është presidentja e parë femër e vendit të saj, e quajti vendin e saj Maqedoni në vend…

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu thuhet në qëndrimin e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska-Davkova. “Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev.Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian (BE) shprehu keqardhjen që presidenti i ri i RMV-së, Gordana Siljanovska-Davkova, në ceremoninë e sotme ku dha betimin nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. “BE-ja na kujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, tha Stano.Siljanovska-Davkova sot dha betimin solemn në Kuvend dhe më pas filloi mandatin e saj si presidente e vendit pas fitores në zgjedhjet presidenciale të 8 majit. Gjatë dhënies së betimit, duke përsëritur pas kryetarit të Kuvendit, Jovan Mitreski, i cili përdori emrin kushtetues Republika e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas debatit të shkaktuar për mos përmendjen e emrit kushtetues të vendit, nga ana e presidentes Gordana Siljanovska, gjatë inaugurimit të saj.Nga ky koalicioni thonë se nuk duhet të hapen plagët e vjetra“Shprehim shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë. Ne i kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës…

Lexo më Shumë

Ish kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ka publikuar një fotografi me kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Bejta, i cili kujtojmë se ishte pjesë e “Grupit të zjarrit”, ndërsa më pas u kthye në BDI, në fotografin e publikuar në facebook ka shkruar: Ia Vlen, suksese miku im Izet Mexhiti!. [embedded content]

Lexo më Shumë

Mospërdorimi i emrit të ri të shtetit gjatë marrjes së detyrës nga Presidenetja e re Gordana Siljanovska-Davkova, ka ngjallur reagime në opinion, e sidomos tek Fronti Europian. Ka reagur edhe Krenar Lloga ministër i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ka shkruar se mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës të pavlefshëm. KRENAR LLOGA, Ministër i Drejtësisë “Mosrespektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës NUL (të pavlefshëm). Ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (Kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e kryetarit të shtetit si ushtrues detyre”. Zëdhënësi i Bashkimit…

Lexo më Shumë

Gjatë deklaratës së sotme solemne para deputetëve të përbërjes së mëparshme parlamentare, presidentja e mbështetur nga VMRO-ja, Gordana Siljanovska Davkova, nuk përmendi emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”  gjatë përsëritjes së tekstit të betimit, që paraprakisht e lexonte kryetari i Parlamentit, Jovan Mitrevski. DEKLARATA: JOVAN MITREVSKI: Deklaroj se funksionin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA: Deklaroj se funksionin e presidentit të Maqedonisë, JOVAN MITREVSKI: .. do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA:.. do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi, JOVAN MITREVSKI: ..do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj…

Lexo më Shumë

Një pjesë e rastit ndaj dy drejtorëve të spitalit të Tetovës për rastin e zjarrit në të cilin u dogjën 14 pacientë tre vjet më parë në spitalin modular po kthehet në rigjykim. Kështu ka bërë me dije Gjykata e Apelit në Gostivar,  e cila thekson se arsyja e rivendosjes së gjykimit ka ardhur pasi është vërtetuar se gjykata e shkallës së parë nuk kishte trajtuar rastin me kujdesin e duhur dhe aktgjykimi përmbante mangësi në arsyetimin e faktit dhe në zbatimin e procedurës ligjore. Ndërkaq, në të njëjtin vendim, Gjykata e Apelit ka rigjykim edhe për mjekun Boban Vuçevski,…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarë, Krenar Lloga në një postim në Fejsbuk ka theksuar se mos respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës NUL (të pa vlefshëm). “Ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (Kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e Kryetarit të Shtetit si ushtrues detyre”, ka shtuar LLoga. MARKETING

Lexo më Shumë

Gordana Siljanovska-Davkova e mori pozitën e Presidentes së Shtetit nga Stevo Pendarovski në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni zyrtare me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Nga Kuvendi ajo u drejtuar drejt “Villa Vodno”, ku dha betimin solemn për kryerje të detyrës me ndërgjegje dhe iu drejtua deputetëve të pranishëm, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike e shoqërore.Mandati pesëvjeçar presidencial i Gordana Siljanovska-Davkovës, e cila është presidentja e gjashtë dhe njëkohësisht presidentja e parë femër që nga pavarësia e vendit, fillon sot. Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 24 prill dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e BDI-së, Arbr Ademi shprehu keqardhjen e tij sot në një konferencë për media pas betimit të kryetares së re Gordana Siljanovska Davkova. Sipas tij, ajo që në fjalinë e parë e ka shkelur Kushtetutën duke mos përmendur “Republikën” dhe “Maqedoninë e Veriut”.“Ndjejmë keqardhje për fjalimin e presidentes së vendit z.Gordana Siljanovska Davkova shkeli Кushtetutën në fjalinë e parë duke mos e përmendur Republika dhe jo më Republika e Maqedonisë së Veriut me të gjitha implikimet që ka, tha se është koha për unitet, ajo përmendi vetëm dy liderë nga blloku maqedonas duke i përjashtuar të gjithë…

Lexo më Shumë