Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri në këtë moment arritën 17 ankesa të cilat kanë të bëjnë me procedurën e përmbledhjes së rezultateve nga zgjedhjet parlamentare, informoi për MIA-n zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska – Aleksovska. MARKETING
Author: almakos
Pas mbledhjes së BDI-së në Reçicë të Vogël, zëdhënësi i kësaj partie, Arbër Ademi para gazetarëve tha se është konstatuar se Frontit Europian i takon legjitimiteri për të formuar Qeverinë e re. “U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit… Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi. MARKETING
Pasi të enjten Komisioni Shtetëror Zgjedhor shpalli rezultatet e 100% të votave të numëruara, partitë dërgojnë ankesat për zgjedhjet. Për zgjedhjet presidenciale afati është deri në orën 19:00 dhe për zgjedhjet parlamentare deri në orën 23:30. KSHZ duhet në Kuvend ta dorëzojë raportin për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, pas së cilës, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, për të dielën në mesditë do ta caktojë seancën parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur të vendit. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve. Në zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare sipas rezultateve përfundimtare, VMRO-DPMNE fitoi 58…
Profesori universitar, Mersel Bilalli, i ftuar në emisionin “Speciale e ditës”në televizonin Shenja, ka komentuar zgjedhjet e 8 majit dhe fitoren e VMRO-DPMNE-së duke thënë se kjo fitore ishte e pritur mirëpo jo në këto përmasa. Sipas Bilallit, këto zgjedhje ishin një votim për të shpëtuar shtetin nga mashtruesit dhe se ky rezultat është i pamerituar. MERSEL BILALLI, PROFESOR UNIVERSITAR “Gjithë kjo e defokusojë logjikën e mbajtjes zgjedhjeve, e humbi vlerën e votës në kuptimin moral. Pra sepse u fitua diçka me mashtrim, nuk fituan si meritë, çka të bëjmë të zhvillojmë shoqërinë por u fitua t’a shpëtojmë shtetin nga…
Nga e mërkura janë rikthyer çmimet e vjetra për sigurimin e autopërgjegjësisë për regjistrimin e automjeteve. Pas rekomandimit të Komisionit për Përgjegjësi Automobilistike pranë Ministrisë së Financave, Qeveria më 2 maj ka marrë vendim që çmimet e sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë t’i kthejë në nivelin e para 25 prillit, kur u rritën me 15.44 për qind. Kompanitë e sigurimeve kanë nisur nga dita e djeshme aplikimin e vendimit të botuar në Gazetën Zyrtare dhe kanë kthyer çmimet e vjetra të sigurimeve. KOMPANITË E SIGURIMIVE “Një vendim i tillë përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar të sektorit të…
Pasi u tërhoqën disa anëtarë dhe funksioarë partiakë në LSDM, mbrëmë vonë dorëheqje ka dhënë edhe nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Dorëheqja e saj vjen pas dorëheqjeve të Fatmir Bytiqit, Pero Kostadinovit dhe Jovanka Trençevskës nga kreu i Forumit të Grave në LSDM. “Qytetarë të nderuar, të nderuar socialdemokratë të mi. Rezultatet zgjedhore nuk sjellin në pikëpyetje sinqeritetin tonë si politikanë dhe sinqeritetin e fjalëve tona se e kemi kuptuar porosinë tuaj. Falemnderit për besimin e dhënë që të jem nënkryetare e LSDM-së”, ka shkruar mes tjerash Llukarevska në Facebook, duke njoftuar dorëheqjen e saj. MARKETING
“Qëndrimi individual është përgjegjësi individuale”, kështu thekson kryeministri teknik, Talat Xhaferi duke komentuar veprimet e eksponentëve të BDI-së të cilët publikisht dolën me thirrje në rrjetet sociale për të mos votuar për president në zgjedhjet e 8 majit. Duke komentuar veprimet e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, Xhaferi tha se ai nuk përfaqëson as partinë dhe as Qeverinë por ka përgjegjësi individuale për veprimet e ndërmarra. Zyrtarisht sipas tij, partia nuk ka pasur qëndrim për bojkot por ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre. “Grubi as nuk është Qeveri dhe as nuk është parti. Unë kisha deklarata si…
Kryeministri teknik Talat Xhaferi gjatë konferencës për media u pyet nëse është i gatshëm të shkojë në opozitë duke parë deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se nuk do të bisedojë për koalicion me BDI-në.“Jam kryeministër dhe mendojë për mandatin që duhet ta mbarojë. Këto janë çështje të organeve të partisë, dhe në këtë kontekst të përfundojnë bisedimet, tjetra është çështja e rezultatit të negociatave për përbërjen e një qeverie të re”, tha Xhaferi.Talat Xhaferi, tha se e rëndësishme për vendin është se kishte zgjedhje fer të lira dhe demokratike.Vendi, tha Xhaferi do të duhet ta ruaj kursi euroatlantik.…
Qëndrimi ynë për këtë çështje është i qartë. Nuk shoh se çfarë është kaq e tmerrshme që kemi një aneks të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë, të kemi një aneks tjetër, në të cilin do të shohim se çfarë lloj parimesh përfaqësojmë dhe me çfarë do të dalim në ato bisedime. Siç është konceptuar tashmë e gjitha, ne nuk kemi ndërmend ta mbështesim.Kështu deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Samo Intervju”, duke iu përgjigjur pyetjes për ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për fillimin e negociatave ndërmjet vendit dhe Bashkimin Evropian, si dhe komentimin…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), sonte në kuadër të seancës së 102-të, i shpalli rezultatet fillestare dhe zyrtare të 100 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Gordana Siljanovska-Davkova fitoi 561.001 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 251.881. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve kuvendare, OBRM-PDUKM ka marrë 58 mandate, Fronti Europian ka marrë 19, LSDM 18, Koalicioni VLEN 13, “E Majta” dhe “ZNAM” nga gjashtë mandate. Njësia zgjedhore 1 LSDM 27.164 vota – mandate: 3 VMRO-DPMNE 80.963 vota – mandate: 10 Grom 1509 vota – mandate: asnjë BDI 20.586 vota – mandate:…
Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, nëpërmjet një statusi në facebook ka shkruar se orët e ndryshumit kanë nis. Ja statusti i Taravarit në facebook: [embedded content] MARKETING
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në emisionin “Samo Vistina” nw Kanal 5 tha se pas zgjedhjeve tw djeshme presidenciale dhe parlamentare dhe fitores bindëse të dyfishtë të VMRO-DPMNE-së, tha se rezultati është historik, por edhe detyrues për VMRO-në e re. I pyetur nëse Izet Mexhito do të jetë partneri i ri i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski theksoi se me 107 mijë vota koalicioni VLEN konfirmoi besueshmërinë e tij për të qenë partner kredibil i qeverisë së ardhshme që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia jote”, njofton SHENJA. Me rezultatet që ka bërë VLEN-i, janë 107 mijë vota. Vlerësoj…

