Author: almakos

Pas përfundimit të procesit të votimit, Arbër Ademi nga Fronti Evropian tha se procesi i zgjedhjeve ka kaluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.Ai ka falënderuar çdo votues që ka votuar për ta dhe ka dënuar opozitën e cila sipas tij, me propagandë dhe lajme të rrejshme ka dashur të mbjellë frikë tek votuesit gjatë ditës së sotme.“Fronti Evropian sonte do të jetë dëshmitarë i fitores historike, e cila do ta vulos të ardhmen evropiane të vendit, kthim prapa nuk do të ketë ngase vullneti i qytetarëve është parasegjithash. Fronti Evropian do të mbetet besnik i vullnetit të votuesit.…

Lexo më Shumë

Në këto momente ka përfundua procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, numri i zgjedhësve të drejtuar për të shprehur votën ka qenë 1.814.317 për zgjedhjet presidenciale dhe 1.815.350 për zgjedhjet parlamentare.Diferenca në numrin e votave është 1033, e cila shpjegohet kryesisht nga moshat e avancuara të disa qytetarëve. MARKETING

Lexo më Shumë

Deri në orën 17 të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale të përpunuara gjithsej nga 2040 vendvotime, 452.412 qytetarë kanë votuar respektivisht 42.32 përqindDalja më e madhe për deri më tani është në komunën Novaci 66.47 për qind dhe dalja më e ulët pët zgjedhjet presidenaciale, deri në orën 17 është shënuar në komunën e likovës më 6.48 për qindKrahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes së qytetarëve për 7.19 për qindNdërsa krahasuar me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 kemi rritje 0.01 për qindSa i përket…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme deri më tani nuk ka regjistruar shkelje më serioze të rendit dhe qetësisë publike gjatë votimit, i cili në përgjithësi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, informoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. “Nga hapja e vendvotimeve deri në orën 11 janë regjistruar dy paraqitje për stand të vendosur të një partie politike në afërsi të vendvotimit në Shuto Orizarë, si dhe për ngjitje të plaketave dhe shpërndarje të fletushkave në rajonin e Çairit në Shkup. Po ndërmerren masa për ndriçim të rasteve. Gjithashtu kemi paraqitje për agjitim në Tetovë, Shkup, Kumanovë fshatin Banicë, rajoni i…

Lexo më Shumë

Nuk ka bojkot për zgjedhjet presidenciale, të gjithë ata që kanë shkuar në zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe për presidentin, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski. “Nuk ka bojkot për zgjedhjet presidenciale, të gjithë ata që kanë shkuar në zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe për president”, thotë Dashtevski. Në disa vende janë shfaqur probleme teknike, të cilat ndërkohë po zgjidhen, aty votimi do të vazhdojë në mënyrën e vjetër me llambë UV dhe sprej dhe nëse korrigjohen mangësitë teknike do të vazhdojë me pajisje teknike. Vende të tilla ka në Koçan, Ohër, Kumanovë, Tetovë dhe Gazi Babë. MARKETING

Lexo më Shumë

Në vend sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të përcaktohen për njërin nga të dy kandidatët për shef të shtetit – Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova, të cilët fituan më shumë vota në rrethin e parë të zgjedhjeve më 24 maj, njofton Portalb.mk. Për Siljanovska Davkovën votuan 363.085 votues, ndërsa për Pendarovskin 180.499, që ishin të pamjaftueshme për zgjedhje të presidentit. Në rrethin e dytë të votimit do të zgjidhet kandidati i cili do të fitojë shumicën e votave, në qoftë se në vendvotime dalin më shumë se 40…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot po votojnë në zgjedhjet e dyfishta.  1.814.317 qytetarë sot mund të votojnë në 3.480 vendvotime në vend në raundin e dytë të zgjedhjeve të shtatë presidenciale dhe 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore në zgjedhjet e 11-ta parlamentare.  Të drejtën e votës e ka çdo person që është i regjistruar në listën zgjedhore dhe ka letërnjoftim apo pasaportë të vlevshme ose që i ka skaduar afati  në periudhën nga data 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024. Ndërkaq, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale,…

Lexo më Shumë

 Në zyrën e Avokatit të Popullit,  nesër nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e mbajtjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të zgjedhjeve parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë 0800 54321. Siç informojnë sot nga Zyra e Avokatit të Popullit, përveç linjës telefonike pa pagesë, qytetarët do të mund të paraqesin shkelje të së drejtës zgjedhore edhe personalisht në zyrën kryesore në Shkup, që ndodhet në rrugën “Maqedonia” nr.19 në ndërtesën e SHT “Makoshped” (përballë Shtëpisë…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, numri i zgjedhësve të drejtuar për të shprehur votën është 1.814.317 për zgjedhjet presidenciale dhe 1.815.350 për zgjedhjet parlamentare. Diferenca në numrin e votave është 1033, e cila shpjegohet kryesisht nga moshat e avancuara të disa qytetarëve. Në zgjedhjet presidenciale, 1.713.758 zgjedhës janë të regjistruar për të votuar në qendrat e votimit në vend, ndërsa 2.569 zgjedhës janë të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Përveç kësaj, 2.147 persona janë regjistruar për votim në burgje ose në paraburgim, ndërsa 534 të tjerë janë në ambientet e përkujdesjes jashtë familjes.…

Lexo më Shumë

Sot (8 maj 2024) mbahen zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut, rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, si dhe zgjedhjet parlamentare. Kutitë e votimit janë hapir në ora 07:00 ndërsa do të mbyllen në ora 19:00. Këto zgjedhje do t’i hapin rrugë formimit të Qeverisë së re nga partia fituese, e cila do të arrijë të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e ekzekutivit të ri. Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote. Në…

Lexo më Shumë