Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka fituar përballë Stevo Pendarovskit. Për këtë fitore në zgjedhje Davkovën e ka uruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Davkova i është përgjigjur urimit të presidentes së Kosovës, duke thënë se është e lumtur për urimin e sinqertë dhe ka shtuar se ësht ëe lumtur që gratë në rajon po bëjnë histori politike duke udhëhequr pozita kyçe. Gjithashtu kandidatja që ka fituar zgjedhejt presidenciale, ka thënë se uron që të vazhdohet bashkëpunimi në mes të dy shteteve drejt…
Author: almakos
Ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler ka uruar presidenten Gordana Siljanovska Davkova dhe tha se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin synimet e këtij vendi për prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik. ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË “Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut. Urime të gjithë atyre qytetarëve që realizuan dje të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”. Ambasadori i Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut David Geer në urimin e tij për Gordana Siljanovska-Davkovën tha se ata do…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njofton se sot në mëngjes mbajta një takim ku shtruan skicat e kornizës mbi të cilën, siç thotë, do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë e tjera dhe ku fokusi do të jetë së pari njerëzit. “Një shtet i fortë ekonomikisht, me reforma dhe hapa që do të jetë një betejë e ashpër për një standard më të lartë jetese, fronti kundër krimit dhe korrupsionit dhe arritja e drejtësisë, realizimi i interesit strategjik për integrimin evropian, përmes dialogut dhe përmbushjes së parimeve. Pritshmëritë janë të mëdha, dhe përgjegjësia ndaj njerëzve është edhe më e…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka falënderuar votuesit e VLEN-it, duke thënë se 107.000 votat janë historike për opozitën shqiptare.Mexhiti ka thënë se kjo mbështetje ju jep atyre legjitimitetin e plotë për t’i përfaqësuar në qeveri.“Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN. Jemi shumë, jemi 107.000JU FALENDEROJ nga zemra për këtë mbështetje rekorde, historike për opozitën shqiptare!Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar!Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës…
Presidenti bullgar Rumen Radev tha sot se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidenti i ri dhe partia që fitoi zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë së Veriut me një diferencë të konsiderueshme do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në një drejtim tjetër. Këtë, siç raporton “BTA”, e tha pasi së bashku me nënpresidenten bullgare Ilikana Jotova vendosën lule para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 9 majit. “Do të bëhet e qartë shumë shpejt nëse ai vend dëshiron të shkojë drejt Evropës. Qëndrimi im ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut…
Pas zyrtarizmit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual, i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski. Seancën për inaugurimin e presidentit të ri duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.Në takimin me gazetarët në fund të marsit, Mitreski njoftoi se ky do të jetë një nga aktivitetet e fundit të përbërjes së…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka numëruar 95 për qind të votave për zgjedhjet kuvendare. Prej tyre partia që më shumë ka marrë vota dhe mandate është VMRO-DPMNE-ja, e cila ka siguruar 406.239 vota ose 59 mandate. Më pas partia e dytë në kampin maqedonas është LSDM, e cila ka marrë 143.267 vota, ose 18 mandate. Në bllokun shqiptar Fronti Europian ka marrë 132.089 vota, ndërsa me këto vota ka siguruar 19 mandate. Koalicioni VLEN ka marrë 102.863 vota ose 13 mandate. Dy partitë tjera që kanë siguruar mandate në Kuvend janë “E Majta” e cila ka 6 mandate dhe…
Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi, pas rezultatit të zgjedhjeve ka reaguar duke dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetari të LSDM-së. “Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit”, është shprehur Bytyqi. Ai ka thënë se gjatë gjithë karrierës politike, ka kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në konferencë për media, tha se kemi arritur të shënojmë fitore në këto zgjedhje.“Maqedonia fitoi. Fitore historike e popullit, e cila është e maqedonasve, shqiptarëve, romëve, vllehve, turqve… U rrëzua Qeveria në Maqedoni. Ka arsye për këtë. Krimi, korrupsioni, nepotizmi, edhe 100 pasoja të tjera që bën që shteti të vuaj dhe populli. Sonte më në fund kanë humbur”, u shpreh Mickoski, raporton SHENJA.Ai tha se janë të fituar tradhtitë, edhe ato 100 njerëz të BDI-së dhe LSDM-së, që mendonin s e e posedojnë shtetin për të gjithë ata do të ketë përgjegjësi.“Ka humbur edhe…
Kandidati për president, Stevo Pendarovski e ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska.“Rezultate janë të qarta dhe nuk kam ndërmend t’i shpjegojë. Koncepti jem për Maqedoni multietnike për fat të keq nuk mori shumicë dhe përkrahjen e qytetarëve. Jam thellësisht i bindur se vetëm kështu Maqedonia mund të jetë demokratike dhe e prosperuar. Për këtë shkak ndërgjegjja ime është e pastër. Nuk hjam i sigurt se është e qetë e atyre të cilët nuk lejuan qytetarët të marrin fletën e dytë dhe të votojnë në zgjedhjet presidenciale”, ka deklaruar Pendarovski. MARKETING
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur me publikimin e rezultateve në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve nga 56% të vendvotimeve të numëruara në Tetovë, këto janë rezultatet: LSDM – 594 ose 2,35% VMRO – DPMNE 2.511 ose 9,94%OQM – 5 | 0,02% Fronti Evropian 10.087 ose 39,95% E Majta 205 ose 0,81% VLEN 10.623 ose 42,07% ZNAM 2017 ose 0,81% MARKETING
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski u shpreh i prerë se BDI-ja shkon në opozitë. “BDI-ja dëshiron krizë dhe përmes bojkotit të zgjedhjeve presidenciale deshi ta realizoj këtë. Mirë është që BDI-ja humbi dyfish. Qytetarët u bashkuan dhe votuan për të kthyer kontrollin që nuk e kishim”, deklaroi Mucunski. Mucunski më tej shtoi se zgjedhjet kaluan në atmosferë të mirë, megjithatë kishte disa parregullsi. MARKETING

