Author: almakos

LAMM njofton se për shkak të një aksidenti trafiku, prej orës 21:40 është mbyllur për qarkullim autostrada Tetovë – Shkup. “Nga ora 21:40 është mbyllur qarkullimi në magjistralen Tetovë-Shkup, për shkak të një aksidenti trafiku. Komunikacioni është devijuar nëpër qytet, pastaj drejt rrugës së vjetër”, thonë nga LAMM. Pritet që më vonë MPB të del me detaje në lidhje me këtë aksident. MARKETING

Lexo më Shumë

Nëpunës të SPB Ohër gjatë ditës së djeshme kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të dy personave nga Ohri, të dyshuar se janë kryerës të veprës penale keqpërdorim i të dhënave personale dhe shkelje e Kodit Zgjedhor. Sipas njoftimit nga SPB – Ohër, pas të dhënave operative të marra paraprakisht për fotografimin e listave zgjedhore dhe fletëve të votimit në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 24 të muajit të kaluar, gjyqtari në procedurë të mëparshme ka dhënë urdhër për bastisjen e banesës dhe lokalet ndihmëse të M. M. (51) nga Ohri dhe T.C.T (44)…

Lexo më Shumë

Me nisjen e heshtjes zgjdhore në mesnatë, gjatë ditës ka vijuar votimi i disa grupeve specifike të shoqërisë, për zgjedhjet e dyfishta, ato parlamentare dhe presidenciale. Të parët që votojnë në këtë cikël zgjedhor, janë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosurit, personat e moshuar nëpër shtëpi pleqësh, si dhe dy persona të zhvendosur. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është shtuar numri i këtyre grupeve që votojnë sot, për dallim nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Për zgjedhjet presidenciale do të votojnë 11.123 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa për zgjedhjet parlamentare numri…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkup, e cila ka rezultuar me një veturë të ndarë në dy pjesë. Si pasojë e këtij aksidenti të tmershëm, dy shoferët dhe një pasagjer kanë përfunduan në spital, për shkak plagëve të marra. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se aksidenti ka ndodhur Porta Vllae, në kryqëzimin e rrugës “Aradhet Partizane” dhe “Angel Dinev”, ku janë përfshirë dy autmojetet me targa të Shkupit “Chevrolet” dhe “Audi”. MINSTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Sot në ora 02:25 në SPB-Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës ‘Aradhet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti një ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tha se Komisioni Shtetëror Zgjedhor me kohë ka dorëzuar materialin zgjedhor dhe se i njëjti po shpërndahet nëpër vendvotime. Dauti tha se do të votohet në 117 vendvotime, ndërsa theksoi se për zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 86.405 qytetarë, ndërsa për zgjedhjet parlamentare, 86.550 qytetarë. Në Tetovë sot gjithashtu votojnë të burgosurit, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm. “Votojnë personat që janë në vuajtje të dënimit me burg, ku gjithsej në burgun e Tetovës i kemi 54 të burgosur, njëkohësisht të drejtën e…

Lexo më Shumë

Inflacioni i matur përmes indeksit të shpenzimeve për jetë gjatë muajit prill, krahasuar me muajin mars, është 0,7 për qind, ndërsa çmimet janë rritur për 1,1 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.Rritja e inflacionit në prill të vitit 2024, krahasuar me marsin 2024, është rezultat i rritjes së kostos për jetesë në grupet e mëposhtme: transport për 2.8 %, komunikimi për 1.6 %, ushqime dhe pije joalkoolike, veshje dhe këpucë me 0.9 %, rekreacion dhe kulturë, restorante dhe hotele për 0.6 %, mallra dhe shërbime të ndryshme për 0.4 %, dhe shëndeti me 0.2 %. Në prill të…

Lexo më Shumë

Mbi 1,128,000 turistë nga Maqedonia e Veriut vizituan Greqinë vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti i Shoqatës së Bizneseve Turistike Greke (INSETE). Sipas të dhënave, numri i vizitave të turistëve nga Maqedonia e Veriut vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022, është pothuajse dyfish më i madh. Në sondazhin “Kush shkon ku?” Sa kohë qëndron? Sa shpenzon?”, analizon INSETE të dhënat zyrtare të Bankës së Greqisë për turizmin dhe turistët në vend në vitin 2023, duke u fokusuar më konkretisht në secilin nga 13 rajonet e Greqisë. Sipas numrit të turistëve, Maqedonia e Veriut është ndër 15 vendet…

Lexo më Shumë

Gjithsej 1999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj u akredituan për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit. Vëzhguesit vendas janë më të akredituarit – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë punësuar 85 përkthyes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 66 gazetarë të huaj janë të akredituar për të raportuar për zgjedhjet. Më së shumti vëzhgues vendorë janë akredituar nga Asociacioni për zhvillimin e inovacioneve sociale “VAKE UP” Shkup – 752, pastaj Fondacioni Rom për Demokraci – 151, Civil – 82, Qendra për Hulumtime…

Lexo më Shumë

“Kënaqësi e veçantë që të përmbyllim fushatën zgjedhore bashkë me përkrahësit e Lëvizjes POPULLI nga Çairi, duke dëshmuar që nuk kemi të ndalur deri në fitoren e madhe të 8 majit.Fronti Europian me popullin, e ata me nacionalistët maqedonas.Na priftë e mbara”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sonte në tubimin përmbyllës të VLEN-it në Tetovë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 maj të dalin e të votojnë numrin 6. “Prandaj të mërkurën, më 8 maj dilni dhe votoni masivisht numrin 6 bashkë do të fitojmë e bashkë do të gëzojmë. Ata që thirren në emër të Europës, në vend të shkollave autostradave, investuan në Soravia, Eurovia e kredite ruse, të cilat u futën në shtet përmes Artanovisë. Sot qytetarët më thanë ta pyes Ali Ahmeti kur je kaq patriot pse Ali nuk vendose shtatoren e Harun Aliut dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, në tubimin qendror të VLEN-it në Tetovë tha se ndryshimi veç ka filluar dhe se nuk ka forcë që e ndal. “Nuk ka asnjë betejë dhe asnjë fitore pa diasporën shqiptare. Ata kanë përçu për ta vulosur fitoren shqiptare të shqiptarëve të Maqedonisë.  Jus jell të fala të përzemërta nga Çairi dhe i gjithë Shkupi ku ma dhanë porosinë, në këtë bëtejë jemi bashkë. Të gjithë shqiptarët e Tetovës, Gostivarit, Kumanovës, Strugës Ohrit dhe Kërçovës, Manastiri, Krushevës dhe sot me besim plot ju them. Ndryshimi veç ka filluar dhe nuk ka forcë që e…

Lexo më Shumë

Kreu i Gostivarit, Arben Taravari, në tubimin përmbyllës të koalicionit VLEN në Tetovë, dha besën se sapo ta formojnë qeverinë, do të vrapojnë edhe më shumë për të mirën e qytetarëve.   “E di që ju kemi lodhur edhe juve, pasi me leje e pa leje kemi trokitur në çdo derë, por mikpritja e juve ka qenë e jashtëzakonshme. Me thënë të vërtetën na keni shtuar përgjegjësinë edhe më shumë. “Me besë premtoj se unë dhe ekipi i VLEN-it, kur ta bëjmë qeverinë tash së shpejti pas 2-3 ditëve, do të vrapojmë edhe më fuqishëm sesa në fushatë. Nuk do…

Lexo më Shumë