Author: almakos

Vendi po përgatitet për raundin parlamentar dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të planifikuara për 8 maj, ndërsa të rinjtë janë pak a shumë në qendër të formësimit të agjendës politike. Arsimi, çështjet rreth standardit të të rinjve dhe të drejtat e studentëve janë pjesë e programeve zgjedhore të shumicës së partive politike. Mia analizoi se si dhe në çfarë mënyre të rinjtë u përfaqësuan në programet zgjedhore të katër koalicioneve të mëdha të blloqeve maqedonase dhe shqiptare – LSDM-ja dhe koalicioni, VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI dhe koalicioni “Vlen”. Në analizën e rolit të…

Lexo më Shumë

Përmes një reagimi në facebook ministri i Jashtëm Bujar Osmani, njëherazi edhe përfaqësues i Frontit Europian u ka dërguar porosi krerëve të Vlen-it. “Derisa ata kërkojnë mëshirën e Mickoskit, ne kërkojmë vullnetin e Sovranit. E shohim të mërkurën kush është më i fortë, Populli apo Mickoski. Sot derë më derë në Faik Konica dhe Femi Lladrovci”. [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Partitë politike po e shfrytëzojnë ditën e fundit të fushatës për të kërkuar votën e qytetarëve. Kjo pasi në mesnatë nisë heshtja zgjedhore e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen të mërkurën më 8 maj. E mërkura, ashtu si në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, nga Qeveria është vendosur të jetë ditë jopune. Me nisjen e heshtjes zgjedhore e cila do të jetë në fuqi nga ora 24:00, nesër të drejtën e  votës do të kenë mundësinë ta shfrytëzojnë personat e sëmurë, të pafuqishëm, të burgosurit dhe diaspora. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votuesit do…

Lexo më Shumë

Tremujori i parë i këtij viti filloi me pritjen e ndryshimeve të dukshme politike në Maqedoninë e Veriut. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të miratuara në dhjetor të vitit 2023 shënojnë një moment historik si të parat që ndodhin në fund të një mandati të rregullt në 17 vjet, thuhet ndër të tjera në dokumentin e Institutit të Politikave Evropiane (EPI) “Sundimi i ligjit në funksion të anëtarësimit në BE”. Мë thej, theksohet se Kuvendi mori kryesim të ri, ndërsa Qeveria njoftoi në dhjetor synimin e saj për të futur legjislacionin që lejon veprimet kundër individëve të përfshirë në listën e…

Lexo më Shumë

Nesër nis raundi parlamentar dhe ai i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Personat e sëmurë dhe të pafuqishëm mund të votojnë në shtëpi. Për raundin e parë në KSHZ në Shtip janë dorëzuar dhe pranuar 158 kërkesa, të cilat nuk është dashur të paraqesin kërkesë të re, sepse për ta vlen edhe për raundin e dytë, ndërsa në ndërkohë janë aplikuar edhe të reja. për. “Sipas orarit të KSHZ-së, për shkak se parashtresa për zgjedhjet parlamentare për votim në vend ishte deri më 30 prill. Kemi dorëzuar 54 raporte të tilla, nga të cilat OIK ka pranuar 50, ndërsa 4 ka…

Lexo më Shumë

Bartësi i koalicionit VLEN në Njësinë e Parë Zgjedhore, Izet Mexhiti, në një konferencë për media ka falënderuar diasporën që sipas tij ka ardhur nga gjitha vendet e Evropës, kanë lënë punët e tyre dhe familjet e tyre për të votuar.“Janë afër 10 mijë të cilët kanë ardhur për ta vulosur ndryshimin që duhet të ndodhë në politikën shqiptare. Pra, po frynë era e ndryshimit. Kjo do të jetë edhe një motivim më i madh edhe për ne që jemi këtu, kur ata me mijëra kilometra kanë bërë për ta shfrytëzu të drejtën e tyre për të votuar për ndryshimin,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se një shofer 39 vjeçar ka humbur jetën në një aksident në autostradën Shtip-Koçan. Pasagjerja dhe dy fëmijët e mitur për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në Spitalin klinik të Shtipit. “Aksidenti ka ndodhur në ora 02:24, në afërsi të kryqëzimit në afërsi të fshatit Krupishtë dhe sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Një veturë tip Renault “Laguna” me targa të Shkupit ka dalë nga rruga, ndërsa nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë shoferi I.M nga Shkupi. Hetimet për aksidentin janë duke vazhduar. Komunikacioni në autostradën e shpejtë Shtip-Koçan zhvillohet në…

Lexo më Shumë

Në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, numri i zgjedhësve të drejtuar për të shprehur votën është 1.814.317 për zgjedhjet presidenciale dhe 1.815.350 për zgjedhjet parlamentare. Diferenca në numrin e votave është 1033, e cila shpjegohet kryesisht nga moshat e avancuara të disa qytetarëve. Në zgjedhjet presidenciale, 1.713.758 zgjedhës janë të regjistruar për të votuar në qendrat e votimit në vend, ndërsa 2.569 zgjedhës janë të regjistruar për votim në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore. Përveç kësaj, 2.147 persona janë regjistruar për votim në burgje ose në paraburgim, ndërsa 534 të tjerë janë në ambientet e përkujdesjes jashtë familjes.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar pas tubimit të mbajtur në Tetovë nga ana e Frontit Evropian. Kasami shkruan se atyre ju djeg për shkak se vota shqiptare nuk është për hajdutët.“Po, është e vërtetë se ju nuk jeni subjekt shqiptar, sepse jeni subjekt multietnik. Votën shqiptare ju e tradhtoni, sepse e çoni tek deputetët e etnive të tjera.Por ky nuk është problemi më i madh i juaji, problemi juaj kryesor është se jeni bërë milionerë duke vjedhur pa investuar asgjë për këtë popull.Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nga tubimi qendror i Frontit Evropian në Tetovë, tha se sot është dita e dëshmorëve dhe ata janë kujtuar në të gjitha vendet, që nga Likova, Struga e Tetova.Ai tha se ata së bashku me kryeministrin kanë kujtuar që ta kthejnë shtatoren e Tahir Sinanit në Brozë.“Sot ne jemi këtu, për të bërë porosi, për të gjithë ata, të cilët mendojnë që ky Front, kaq fort i organizuar, e i etabluar me një mision historik që vendin tonë ta anëtarësoj në BE. Asniherë nuk kam dalë që të them atë s’mund ta bëj. Por sot,…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, nga tubimi i Frontit Evropian në Tetovë, i dërgoi porosi VMRO-DPMNE-së, se ata nuk mund të marrin në Qeveri të preferuarit e tyre, për shkak se përfaqësues janë ata që më 8 maj do të përzgjedh, ata që mbi dy dekada në mënyrë të denjë i kanë përfaqësuar shqiptarët. “Andaj, të mos hezitojmë që familjarisht më 8 maj, bashkërisht në mënyrë festive, zaten e kemi për borxh si evropian që jemi t’i tregojmë botës se ne nuk bëjmë probleme”, tha Xhaferi Ai tha se tani nuk është koha kur dikur udhëhiqte dikush tjetër dhe bëheshin problemet…

Lexo më Shumë

Fronti Europian gjatë ditës së djeshme mbajti tubime në Haraçinë, Hasanbeg, Kumanovë e Likovë. Gjatë fjalimit të tij para mbështetësve, kandidati për deputet Ilir Hasani tha që kërkojnë votën e qytetarëve me qëllim që të mund t’i përfaqësojnë me dinjitet në përbërjen e re parlamentare. Hasani pret që në zgjedhjet parlamentare të fitojnë mbi 25 deputetë.“Neve na duhet vota juaj që të mund t’ju përfaqësojmë me dinjitet profesionalizëm dhe përkushtim maksimal në Parlamentin e ardhshëm, jo duke shkuar dhe ua puthur dorën para zgjedhjeve partive të ndryshme nacionaliste maqedonase por na duhet vota juaj për të mbrojtur të drejtat tona…

Lexo më Shumë