Author: almakos

Mesazhe të Pashkëve për shëndet, gëzim dhe lumturi të pamasë, të mbushura me paqe e harmoni shpirtërore, kanë dërguar sot kreu i shtetit, kryeparlamentari, kryeministri, si dhe liderët e partive politike. Në urimin drejtuar qytetarëve, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski bën thirrje për pjesmarje aktive në proceset e ndërtimit të shtetit, frymëzon për bashkëjetesë dhe harmoni mes tyre. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT “Duke ndjekur shembullin e Krishtit, le të bashkohemi rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe të begatë, në të cilën do të ketë vend për të gjithë, sepse çdo person, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, gjuhësore, sociale,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit  informoi se një 18-vjeçar nga Kavadari është dënuar me tetë ditë paraburgim për shkak se ka penguar një polic në kapjen e të burgosurit i cili ishte arratisur nga burgu në “Gevgjeli”. Ngjarja ka ndodhur më 2 maj të këtij viti, në rrugën “Dimkata A. Gaberot” në Kavadar, ndërsa dy inspektorë policorë po përpiqeshin të kapin një të burgosur të arratisur nga burgu i Gevgjelisë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari i cili ishte kushëri i  personit që ishte në arrati, gjatë aksionit policor ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë duke ju shkaktuar edhe lëndime…

Lexo më Shumë

Rreth 10 mijë automjete janë siguruar në ditët kur kompanitë e sigurimit e rritën policën me 15%. Është kthyer çmimi i vjetër, por pyetja mbetet se kush do t’i dëmshpërblejë më shtrenjtë qytetarët që kanë siguruar një makinë. Propozimi për rikthimin e çmimeve të vjetra ka kaluar në Qeveri, pritet botimi i tij në Fletoren Zyrtare. Ndaj kësaj kanë reaguar ashpër kompanitë e biznesit të sigurimeve, me mesazhin se vendimi është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin financiar të sektorit, njoftoi Telma. Ata pretendojnë se e kanë marrë vendimin për çmimin më të lartë të policës për shkak se ka…

Lexo më Shumë

Sot bartësi i listës nga Koalicioni VLEN në NJZ 6 dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbajti një konferencë shtypi ku shpalosi ofertën e Koalicionit VLEN e cila ka të bëjë me mërgimtarët. Kasami, përcjell SHENJA, tha se koalicioni VLEN angazhohet për subvencionim të taksave dhe tatimeve të mërgimtarëve që kthehen në vend, si dhe përgjysmim të tatimit mbi fitimin dhe aplikim të sistemit të kredive.“Mbi 5000 mërgimtarë kanë ardhur për të votuar në zgjedhjet e 8 majit, priten ende të vijnë edhe sot edhe në ditët në vijim deri në 7 maj, kur do të vijnë edhe…

Lexo më Shumë

Të rinjtë e Frontit Europian sot përmes një konference për shtyp kanë theksuar se në programin zgjedhor të Frontit Europian “Europa 2030” nuk mund të mungonte pjesa që i kushtohet faktorizimit dhe mbështetjes së vazhdueshme të rinisë për pavarësimin dhe inkurajimin e kapacitetit të jashtëzakonshëm të saj. Në vazhdim fjalimi i plotë: E dashura rini,Një nga vlerat e shoqërisë europiane është një rini e shëndoshë, kreative, e shkolluar dhe e gatshme t’ju prijë proceseve më vitale të zhvillimit të vendit të tyre. Duke e pasur parasysh këtë, në programin zgjedhor të Frontit Europian “Europa 2030” nuk mund të mungonte pjesa…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës parazgjedhore, në qendër të qytetit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në sot dhe nesër (e diel dhe e hënë). “Përgjatë bulevardit “Iliria” do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rrethrrotullimi me bulevardin dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përgjatë bulevardit. Gjithashtu, gjatë tubimeve do të bëhet devijimi i komunikacionit edhe nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugëve “JNA”, “Todor Ciposki-Merjan”, “Jane Sandanski” dhe “Nikola Tesla””, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar katër shtetas të Maqedonisë, tre të kërkuar për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje” dhe një person i kërkuar me “Urdhërarrest ndërkombëtar”. Përmes një njoftimi Policia e Kosovës bën me dije se tre persona nga të arrestuarit dyshohet të kenë marr pjesë në një incident të armatosur në Ferizaj me datën 17.10.2023 në një lokal në qendrën ” The Village Shopping & Fun “. “Me datën 03.05.2024 rreth orës 23:43 ekipe të policisë së Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe të Njësisë së Narkotikëve në rrugën ” Astrit Bytyqi” në Ferizaj…

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, së bashku me zv. ministrin e Kulturës, Onur Ali, sot kanë qëndruar në panairin e organizuar në lagjen “Asnom” të Shtipit. Në këtë panair, prof. Baki, kishte rastin që të takohet me banorët e Shtipit, duke iu kërkuar atyre mbështetje masive për Frontin Europian dhe numrin 4, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. MARKETING

Lexo më Shumë

Tre ditë para zgjedhjeve, partitë me përcaktime të ndryshme për votën e presidentit të ri të shtetit. Partitë shqiptare, gjegjësisht koalicioni “Fronti Evropian” dhe “Vlen”, janë të qëndrimit që votuesit shqiptarë, të vendosin vetë se cilin nga dy kandidatët maqedonas do ta votojnë në zgjedhjet presidenciale. Liderët e partive pjesë e Frontit Europian në mbledhjen e së premtes të mbajtur në Strugë kanë vendosur se me qenë se nuk kanë kandidat në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, votën e mbështetëve të tyre e lënë në siç thonë ata, në vullnetin ekskluziv të qytetarëve.  “Fronti Evropian” “Me këtë rast, meqenëse…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, Petar Milloshevski, njoftoi se mëngjesin e sotëm materiali zgjedhor konfidencial ka shkuar në komisionet komunale zgjedhore. Deri më tani, janë shpërndarë 3.600.000 fletëpalosje, për të cilat janë konsumuar gjithësej 40 ton letër. Shtypja e materialit zgjedhor konfidencial, thuhet se ka zgjatur rreth 15 ditë dhe se është bërë në prani të ekspertëve të KSHZ-së dhe OSBE-së. Drejtori thekson se nga ato 15 ditë, dhjetë ditë u përdorën për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare dhe pesë të tjerat për zgjedhjet presidenciale. Ai theksoi se shpërndarja e materialit zgjedhor bëhet sipas procedurës së miratuar…

Lexo më Shumë

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE, Nijazi Isaku, Besim Muzaqi dhe Milazim Salijaj, kanë takuar sot strukturat e Koalicionit VLEN në Shkup duke dhënë në këtë mënyrë edhe përkrahjen e fuqishme ndaj VLEN. Në takimet e sotme deputetë nga Kosova dhe strukturat e VLEN në Shkup këmbyen edhe përvojat e tyre që kanë për qëllimin thellimin e fitores dhe sjelljen e ndryshimit që nisi në Kosovë e vazhdoi në Preshevë dhe tanimë po vjen edhe në Maqedoninë e Veriut. MARKETING

Lexo më Shumë

Bujar Osmani nga radhët e Frontit Europian, ka deklaruar se kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski koalcionin VLEN, mund ta ftojë vetëm në kafene, teksa për t’u bërë pjesë e qeverisë mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”. “Zotëri Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për vizitë, në kafene. Mund ta ftojë në kuadër të koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja” dhe ta ndajë pushtetin me ata. Kjo lejohet. Nëse ky është qëllimi – VLEN të jetë në Qeveri si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”, kjo është krejtësisht legjitime dhe është vendim i tyre. Por përfaqësues…

Lexo më Shumë