Author: almakos

Një rast i dhunës mes grave në Bit Pazar qëndron në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Thuhet se dy gra janë përleshur fizikisht me njëra tjetrën, pas mosdurimit paraprak. “Më 30.04.2024 në ora 17.32 në SPB Shkup, C.M.(53) ka denoncuar se në Bit Pazar, për shkak të mosdurimit paraprak, është sulmuar fizikisht nga I.P., që të dyja nga Shkupi”, thuhet në njoftim. Nga MPB shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. MARKETING

Lexo më Shumë

Shkarkohet këshilli i zgjedhor në vendvotimin 112/1 në Komunën e Likovës, për shkak të parregullsive të paraqitur nga Koalicioni VLEN në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Vendimi i këtillë i Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve u soll pas vendimit të Gjykatës Administrative për prishjen e votimit në këtë vendvotim në Likovë. “Të nderuar koleg, i nderuari opinion. Pas vendimit për të prishur rezultatin dhe pas vendimit për shkarkimin e këshillit vendor në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem gjithë këshillave vendore si organe të rëndësishme për realizimin e procesit zgjedhor, që të jenë në nivel…

Lexo më Shumë

Njësitë e Punëve të Brendshme të Negotinës dhe Kavadarit janë të gatshëm për zgjedhjet e tetë majit, ndërsa qytetarët nëse kanë ndonjë kërcënim për prishjen e procesit zgjedhor, të raportojnë të njëjtat, theksoi sot zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev i cili së bashku me drejtorin e DSP-së, Sasho Tasevski ishin për vizitë pune në territorin e Sektorit të Punëve të Brendshme. Nga ana e drejtuesve të këtyre njësive organizative, theksoi Bojmacaliev, është njoftuar për rezultatet e arritura në tre muajt e fundit të këtij viti, si dhe kanë vlerësuar gjendjen e favorshme të sigurisë. Njëkohësisht, ai theksoi…

Lexo më Shumë

Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistikepërcaktoi nevojën për ndryshime në tarifën e primeve të sigurimit dhe përgatiti një propozim për ndryshime që e kthejnë çmimin e sigurimit të autopërgjegjësisë në nivelin që ishte para 25 prillit të këtij viti. MINISTRIA E FINANCAVE “Ndryshimet e propozuara janë në drejtim të përcaktimit të diapazonit nga 15% deri në 30% ku shoqëritë e sigurimeve mund ta përcaktojnë pjesën e premisë për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike dhe për çdo vlerë të këtyre kostove mbi 30%, duhet të kërkojnë paraprakisht pëlqim nga Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve. Kjo nënkupton kthimin e…

Lexo më Shumë

Derisa po pritet ekstradimi i të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskas, Lupço Palevski, ai i ka dërguar letër ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga. Në letrën e publikuar nga partia e tij “E Djathta” e që pretendohet se e ka dërguar Palevski i cili u arratis në Turqi, ai akuzon ministrin Lloga se nuk ka ndërmarrë asgjë për ekstradimin e tij, përshkak të periudhës zgjedhore. Lupço Palevski, i akuzuar “Ministër nuk keni bërë asgjë që të dal para organeve të përndjekjes, që të mund të mbrohem aktivisht, ajo është e drejta ime e pacënueshme. Kërkesa e partisë dhe detyrimi partnerit…

Lexo më Shumë

Filloi regjistrimi i nxënësve të klasave të para për vitin akademik 2024/2025. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë që gjatë muajit maj, në shkollat fillore të vendit, do të regjistrohen nxënësit e klasave të para ndërsa prindi ose kujdestari është i detyruar ta regjistrojë në shkollën fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Nga Ministria sqarojnë se për regjistrim do t’iu nevoitet paraprakisht  një kërkese e mëparshme e prindit ose kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga mësuesi ose psikologu i shkollës. Ministria e Arsimit dhe Shkencës “Fëmija mund të regjistrohet në…

Lexo më Shumë

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN i ka reaguar Frontit Evropian të cilët sot deklaruan se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë dhe badenter.Ata thonë se kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, BDI përpiqet të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng.“Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pranuar titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, Ahmeti nuk la pa përmendur ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tha se Tirana e Shqipëria i mbajti në gjirin e saj.“Kjo është Tirana edhe e Adem Jasharit, është Tirana edhe e Zahir Pajazitit, është Tirana edhe e Fehmi Lladrovcit e Xhevë Krasniqit. Kjo është Tirana që akoma buzëqeshja kur ka parë kompaninë e parë që po futet në Kosovë, Luan Haradinajt, që ka qenë… si djalin e vet e ka mbajt nëna Dritë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti u nderua me titullin “Qytetar Nderi”. Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e ceremonisë së nderimit me titullin, ndërsa ishin të pranishëm edhe ish-presidentët Bamir Topi e Alfred Moisiu dhe ministrI i Brendshëm,Taulant Balla dhe deputeti Pandeli Majko.Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga anëtarët socialistë të këshillit bashkiak i Tiranës. “Duke pasur parasysh se për kë duhet të flas sot, kisha shumë frikë se mund tu mbaj me orë të tëra për figurën personalitetin dhe karakterin e Ali Ahmetit. Shumë i nderuar…

Lexo më Shumë

Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka deklaruar sot se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë, pra 61 deputetë plus shumica e badenterit.Ai tha se këto janë kushtet pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, ndërsa ka shtuar se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata.“Mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit. Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo…

Lexo më Shumë

Lupço Palevski – Pallço do të sillet në RMV më së voni në dy javët e ardhshme, sipas ekspertëve të sigurisë. Ata thonë se pas miratimit të ekstradimit, policia nga të dyja vendet është duke punuar në planin e transportimit. Dita, ora apo mjeti i transportit me të cilin do të merret Palevski, sipas tyre, duhet të mbahet në fshehtësi të madhe. Për shkak të peshës së krimit, konsiderohet se është mirë që Palevski të sillet me një fluturim special të organizuar dhe siguruar nga autoritetet maqedonase. Eksperti i sigurisë Gjurçevski thotë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanjës…

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, dje së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, njëherazi ddhe kandidat për deputet nga kjo zonë zgjedhore u takuan me banorët e fshatit Buzallakovë të Velesit. Në këtë bashkëbisedim me banorët e f. Buzallakovë, u bisedua mbi problemet me të cilat ballafaqohen banorët tash e sa vite. “Së bashku do të arrijmë fitore në zgjedhjet e 8 Majit!” – tha Baki. MARKETING

Lexo më Shumë