Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka deklaruar sot se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë, pra 61 deputetë plus shumica e badenterit.
Ai tha se këto janë kushtet pa të cilat nuk mund të formohet qeveri, ndërsa ka shtuar se qytetarët vendosin se kush do t’i përfaqësojë ata.
“Mandatari do të duhet të plotësojë edhe shumicën e dytë përpos atë të 61 deputetëve, respektivisht edhe atë të Badenterit. Aq është fyese kjo pyetje, jo vetëm ndaj meje, ndaj njerëzve që janë prapa meje, ndaj shqiptarëve. Si mendoni ende që shqiptarët mund të jenë popull që mund të kenë ftesë apo mos të kenë ftesë. Qytetarët vendosin se kush do ta formojë Qeverinë, për këtë ka dy shumica me Marrëveshjen e Ohrit. Fillimisht kërkohet 61, e dyta kërkohet shumica e Badenterit. Ata që i plotësojnë dy shumicat, ata formojnë qeveri”, ka deklaruar Bujar Osmani.
Data 03.09.2026
Aktuale
- Humb jetën në aksident trafiku Tik-Tokeri Laurent Krasniqi
- Detajet e hollësishme se si ndodhi aksidenti ku humbi jetën Laurenti, dalin edhe PAMJET nga vendi i ngjarjes
- Edi publikon pamjet e rrahjes nga Jozi: Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretërit
- Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen tre automjete, përmbyset një “Benz” , bllokohet trafiku
- Uraloglu: Infrastruktura e aviacionit të Turqisë po zgjerohet me shpejtësi, duke rritur avantazhin konkurrues
- “Nesër më shumë!”, Protesta e 95-të kundër qeverisë mbyllet te Komisariati Nr. 3, jehojnë thirrjet për lirimin e aktivistëve: Lironi qytetarët! Rama jep dorëheqjen!
- E dhimbshme: Personi që humbi jetën aksidentin në Prishtinë është TikTokeri, Laurent Krasniqi
- Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës



