Author: almakos

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, dje ka vazhduar takimet e tij në terren, ku së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Llogën, njëherazi edhe kandidat për deputet në zonën 3 zgjedhore, si dhe koordinatorin e zonës 3 zgjedhore, Nafi Durmishi, dje kanë qëndruar në tregun e gjelbërt të Velesit, ku me qytetarët dhe esnafin e tregut, u bisedua mbi problemet disavjeçare të tyre. Gjithashtu, në këto bashkëbisedime me banorët e Velesit, u fol edhe për mobilizim maksimal të votuesve për ditën e mërkurë, ku veçanërisht u kërkua mbështetje masive për Frontin Europian dhe…

Lexo më Shumë

Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 8 maj janë akredituar gjithsej 1.999 vëzhgues, përkthyes dhe gazetarë të huaj. Më shumë vëzhgues të akredituar janë vendorë – 1078. Zgjedhjet do të monitorohen nga 770 vëzhgues të huaj për nevojat e të cilëve janë angazhuar 85 përkthyes. Për raportim të zgjedhjeve sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 66 gazetarë të huaj. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një total prej 1078 vëzhguesish vendorë janë të akredituar për të mbikëqyrur zgjedhjet, me organizatat vendase “VAKE UP” dhe Fondacioni Rom për Demokraci duke…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga VLEN, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se asnjë parti politike nuk e dëshiron bashkëpunimin me BDI-në. Mexhiti më tej tha se të gjitha kombinimet për formimin e qeverisë së re shkojnë në favor të VLEN-it. “Ka më shumë kombinime dhe të gjitha kombinimet shkojnë në favor të VLEN-it dhe asnjë kombinim nuk shkon në favor të BDI-së, sepse asnjë tabor politik nuk e dëshiron BDI-në”, tha Mexhiti. MARKETING

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për zgjedhore parlamentare ka qëndruar edhe në Shipkovicë. Para qytetarëve, Ahmeti tha se banorët e Shipkovicës e kanë ndarë bukën dhe kripën me UÇK-në. Në vazhdim ju sjellim fjalimin e kryetarit të BDI, z. Ali Ahmeti: Bukë, e kripë, e zemër, Shipkovica i ka nda me ne, me UÇK. Shipkovica u bë metropol i diplomacisë. Përfaqësuesi i NATO më tha se kishte vizituar dy qendra dhe kjo është e treta, kishte qenë në Beograd pastaj në Prishtinë dhe në Shipkovicë, ai e tha nuk e thash…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për fillimin e procedurës hetuese kundër dy personave të dyshuar për grabitje dhe heqje të paligjshme të lirisë. Ata akuzohen se më 23 prill, në një incident në rrugën “Belasica”, kanë përjashtuar një person nga liria e tij, duke e detyruar të futet në një automjet dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda. Në veprimtarinë e tyre kriminale, ata dyshohet se kanë përdorur dhunë fizike dhe kërcënime për të detyruar viktimën të japë paratë. Sipas informacioneve, ata i kanë marrë rreth 8.000 denarë dhe më pas…

Lexo më Shumë

Në komunën Dibër dhe Qendër Zhupë të martën, një ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës do ta realizojnë 81 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Shikuar veçmas, 71 persona janë në Komunën e Dibrës, ndërsa 10 të tjerë në Komunën fqinje, Qendër Zhupë, të cilët, sipas kryetarëve të komisioneve komunale zgjedhore, do të vizitohen menjëherë pas shpërndarjes së materialit zgjedhor. “Në afatin e fundit, 30 prill, për votim më 8 maj kemi pranuar 39 kërkesa, të cilat për shkaqe të arsyeshme i kemi shqyrtuar sot dhe të gjitha janë pranuar.…

Lexo më Shumë

Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 3 nga Fronti Europian, profesor doktor, Sulejman Baki tha se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm shtet i një shoqërie, Maqedonia e Veriut është vendi i të gjithëve.  I ftuar në TV Shenja ai sqaroi se në atë zonë jetojnë afro 30 mijë njerëz jomaqedonas, banorë josllavë dhe kërkoi nga partitë që të largohen nga nacionalizmat. Sylejman Baki  “Zona e tretë nuk është vetëm zonë zgjedhore e një partie, e një fisi ose një kombi, aty jetojnë afro 30 mijë njerëz jomaqedonas, banorë josllavë.  Aty jetojnë shqiptarët, jetojnë boshnjakët, jetojnë turqit, jetojnë romët.…

Lexo më Shumë

Forumi për Ndryshime Arsimore realizon një hulumtim në kuadër të “Shportës Studentore të Studentëve të Fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe Mjekësisë”, me pikësynim kryesor krijimin e një pasqyre të qartë të shpenzimeve të studentëve, në mënyrë që në të ardhmen institucionet që krijojnë politika financiare të ndërgjegjësohen më shumë ndaj të rinjëve. Hulumtimi tregon se për shpenzimet mesatare gjatë një semestri, studentët e Fakultetit Ekonomik në UKIM paguajnë 81.335 denarë ose 1.317 euro, ndërsa studentët e Fakultetit Filologjik në UKIM paguajnë 72.618 denarë ose 1.176 euro. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Tetovë, për një semestër shpenzojnë  69.850 denarë ose 1.131…

Lexo më Shumë

Pas pothuajse 1 viti, përkatësisht nga 12 maji kur e kaploi zjarri i madh, ura “Bellasica” nga sot është hapur plotësisht për trafik, përcjell TV21. Pasi që i kaloi testet e sigurisë, ura që e lidh stacionin qendror të autobusëve me “East Gate Mall” dhe e cila ishte një ndër urat më të rëndësishme në Shkup, përsëri është hapur. Ura pjesërisht u lëshua në përdorim në shtator të vitit të kaluar, ndërsa trafiku zhvillohej në një korsi dhe vetëm për automjete të lehta.Javën e kaluar tek ura janë kryer disa teste sigurie, pas çka vijoi vendimi që të hapet plotësisht.…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se përveç deklarimeve publike nuk ka patur lloj tjetër të komunikimit me askënd. Sa i përket spekulimeve për ndarje të resorëve, dhe asaj se Izet Mexhiti, do të drejtojë ministrinë e Punëve të Brendshme, Mickoski tha se ata personalisht ajë të fokusuar në arritjen e rezultatit historik në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. “Synojmë të kemi shumicë në kuvend, synojmë 61 deputetë, e kam informuar opinionin për telefonatën me Taravarin kur ja urova rezultatin kualitativ në zgjedhje….Ditëve të fundit po flitet për ndarje të resorëve… As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje…

Lexo më Shumë

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballur me rënie të lirisë së shtypit, përveç Maqedonisë së Veriut, e cila ka shënuar përmirësim duke u renditur e 36-ta.Serbia është radhitur e 98-ta, renditja e saj më e keqe në 22 vitet e fundit, që kur “Reporterët Pa Kufij” nisën publikimin e Indeksit Botëror mbi Lirinë e Shtypit. “Gazetaria cilësore dhe fituese e çmimeve, e cila investigon krimin dhe korrupsionin, ndodhet e kapur mes lajmeve të rreme jashtë çdo kontrolli dhe propagandës. Ndonëse korniza ligjore është e fortë, gazetarët kërcënohen nga trysnitë politike dhe mosndëshkimi i krimeve të kryera ndaj tyre”,…

Lexo më Shumë

Krerët e VLEN-it, në konferencë për media, akuzuan BDI-në se qëllimin e vetëm tani e kanë shkaktimin e krizës politike për, siç thanë ata, t’i shpëtojnë të korruptuarit në radhët e tyre duke u munduar që qeveria teknike të zgjasë më shumë se 100 ditë përcjell SHENJA.“Qëllimet e Ali Ahmetit ishin të qarta dhe VLEN e paralajmëroi opinionin që në momentin kur me kandidimin e Bujar Osmanit, BDI me paramendim e pamundësoi që Arben Taravari të hynte në raundin e dytë. Prandaj sot publikisht pyesim Ali Ahmetin: A është e vërtetë se ju u keni dhënë urdhër organizatave komunale që…

Lexo më Shumë